• Banner

  • Ka mbaruar
Kujtime, Sergej Dmitrievic Sazonov
  • Kujtime, Sergej Dmitrievic Sazonov

Kujtime, Sergej Dmitrievic Sazonov

Libri vlen sidomos për studiuesit profesionistë të historisë, që duan të mësojnë më shumë për ngjarjet e kësaj periudhe, pedagogët, politikanët, diplomatët shqiptarë, analistët historikë si dhe lexuesit e zakonshëm të cilët kanë etje, ende, për ta zhbiriluar këtë periudhë shumë e largët e që ka lënë sigurisht vraga edhe në jetët e brezit të tyre.

9,91 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kujtime
Gjinia: Kujtime, histori
Autori: Sergej Dmitrieviç Sazonov
Shqipëroi: Vladimir Bregu
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2011
Fq. 352
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 9928-4022-8-0

Mbi librin

Libri vlen sidomos për studiuesit profesionistë të historisë, që duan të mësojnë më shumë për ngjarjet e kësaj periudhe, pedagogët, politikanët, diplomatët shqiptarë, analistët historikë si dhe lexuesit e zakonshëm të cilët kanë etje, ende, për ta zhbiriluar këtë periudhë shumë e largët e që ka lënë sigurisht vraga edhe në jetët e brezit të tyre.

Ky libër vlen për të qartësuar përfundimisht ata mitomanë rusofilë shqiptarë, kryesisht ish - komunistë, të cilët janë rritur e edukuar me një ndjenjë të thellë dashurie politike të pakuptimtë e vetëvrasëse ndaj Rusisë (më saktë ish - BRSS), njëlloj sikur ta kishin mëmën e tyre të dytë...

Këtu zbulohet qartë, me një panoramë simetrike me qëndrimin rus ndaj ngjarjeve gjatë periudhës së çmontimit të ish - Jugosllavisë dhe ndaj fatit të Kosovës (1981 – 1999), roli dhe këndvështrimi i tyre mbi fatin dhe popujt e Ballkanit dhe, në këtë mënyrë edhe pozicioni i Rusisë në raport me çështjen panshqiptare.

Këtu lexuesi mund të orientohet më shumë mbi labirintin e atyre momenteve, kur si në një pezhishkë merimange do të përpëliteshin jetët e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë, jetë të cilat më së shumti u prenë në mes apo me vështirësi dolën nga grackat e historisë dhe kurthet e sllavo - ortodoksëve armiqësorë ballkanikë, me ndihmën e Austro-hungarisë dhe aleancës së Boshtit apo të ndihmuar nga fati e rrethanat si dhe kontributi i gjithë patriotëve dhe popullsisë shqiptare, e cila si asnjëherë në histori u gjend pranë asgjësimit, e mbështetur pas muri e me gjunjë në tokë, me pushkën ruse mbrapa koke.

Detajet e librit
Helga's Secrets
2200
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Fjalimi i madh, Mustafa Kemal Ataturk

Të pranosh protektoratin dhe mbrojtjen e një shteti të huaj nuk është asgjë më shumë veccse të pranosh pamjaftueshmërinë dhe pafuqinë. Në të vërtetë, ata që nuk kishin rënë kaq poshtë, kurrë nuk do ta pranonin mundësinë e sjelljes mbi krye të një zotërie të huaj.Kurse dinjiteti, krenaria dhe aftësia e turkut është shumë e lartë dhe e madhe.

Çmimi 19,82 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Një grua në Berlin

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Nocturn, Bamir Topi

Qëllimi për të sjellë përgjithësisht rrethana, ngjarje apo marrëdhënie, të cilat më kanë shoqëruar në angazhimin tim publik, kanë orientuar mendjen dhe penën pikërisht në momentet e spikatura, kur ngjarjet, ndonëse janë thënë, ato nuk janë rrëfyer plotësisht, ose akoma edhe më keq, ato shpesh janë deformuar apo shprehur vetëm nga ana e errët e historisë.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

Nuk do ta merrja këtë libër tepër seriozisht. Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur një pe në nyjen ballkanike; nuk është studim mbi popujt primitiv; nuk ëshë kontribut për dijen njerëzore dhe shpresoj se asnjeri nuk do ta lexojë për ta përmirësuar trurin e vet.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kështjella prej xhami, Jeannette Walls

Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar. 

Çmimi 11,89 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2930

Botuesi: Onufri

Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes, Jasin Berberi

Libri që kemi në dorë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së "Mësuesit të Popullit", Xhelal Berberit, është një veprim i lavdëruar që zgjon kujtesën historike të brezave, rrit krenarinë kombëtare dhe përcjell thirrje të qarta dhe nxitje të mbara për të shkruar me po aq patos e përgjegjësi faqet e historisë bashkëkohore.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Vepra e saj, Alketa Xhafa Mripa

“Vepra e saj” përmbledh historitë personale të 100 pioniereve të Kosovës, që me mund të madh dhe vullnet të palëkundur e çuan përpara ëndrrëm e tyre – ëndrrën e grave dhe vajzave të guximshme që besuan në talentin, pasionin dhe aftësitë e tyre për të lënë gjurmë të thella në të gjitha hallkat e shoqërisë kosovare, që nga artet, arsimi, shëndetësia,...

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Muza

Diana: Historia e saj e vërtetë, Andrew Morton

E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes së bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit. 

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)