Detyra ne Beograd, Martti Ahtisaari
  • Detyra ne Beograd, Martti Ahtisaari

Detyra ne Beograd, Martti Ahtisaari

SKU001685
Te tjere

Në maj të vitit 1999, Martti Ahtisaarit, presidenti i Finlandës, iu besua detyra e nivelit të lartë, rezultatin përfundimtar të së cilës tërë bota e priste me brengosje dhe tension. 

10,41 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Detyra në Beograd
Origjinali: Tehtàvà Belgradissa
Gjinia: Histori
Autori: Martti Ahtisaari
Shqipëroi: Tuula Nevala, Eset Feka
Shtëpia botuese: Trend
Viti: 2008
Fq. 216
Pesha: 0.30 kg
ISBN: 978-952-92-3812-5

Mbi librin

Në maj të vitit 1999, Martti Ahtisaarit, presidenti i Finlandës, iu besua detyra e nivelit të lartë, rezultatin përfundimtar të së cilës tërë bota e priste me brengosje dhe tension. NATO-ja kishte filluar bombardimet në shakllë të gjerë kundër Jugosllavisë, ndërkaq, kur veprimet ushtarake vazhduan më gjatë sesa ishin planifikuar, u bë e qartë se, për të dalë nga kriza e Kosovës, kërkohej një zgjidhje politike, e cila do t'i kënaqte të gjitha palët.

Ishte koha për diplomaci. Detyra në Beograd është raporti personal i presidentit Ahtisaari për javët kritike të negociatave. Kjo vepër i pasqyron nga afërsia e pazakontë fazat e procesit për paqe në Kosovë dhe jep, njëkohësisht, një përshkrim aktual për politikën ndërkombëtare të kohës së sotme, si dhe mundësitë e diplomacisë së mirë në marrëdhëniet në mes të shteteve të mëdha, të acaruara nga kriza humanitare.

Detyra e presidentit Ahtisaari, si ndërmjetësues për paqe, i autorizuar nga BE-ja, ishte që t'i unifikonte qëndrimet e ndryshme të Perëndimit dhe të Rusisë dhe ta ndalte vazhdimin e konfliktit në Jugosllavi. Në fillim të negociatave, mbi një milion e gjysmë shqiptarë të Kosovës ishin arratisur në vendet fqinje dhe luftimet në krahinë vazhduan ende.

Procesi i paqes filloi me bisedime të rrufeshme, të cilat Ahtisaari i mbajti në Helsinki, në Moskë dhe në Bon, së bashku me Strobe Talbottin, ministër i Punëve të Jshtme të Shteteve të Bashkuara dhe me Viktor Cernomyrdinin, i dërguar i posaçëm i Rusisë për Ballkanin. Para takimit me presidentin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, Ahtisaari duhej t'i bindte shtetet e mëdha, që kishin mosmarrëveshje në mes veti, për synimet e përbashkëta për paqe.

Presidenti Ahtisaari u kthye nga Beogradi, pas njëzet e katër orëve, duke e sjellë me vete pëlqimin e Millosheviqit për ofertën e paqes. Megjithatë, çështja për ndarjen e detyrave në mes të NATO-s dhe OKB-së, lidhur me udhëheqjen e trupave paqeruajtëse në Kosovë, shkaktoi një konflikt të ri, në të cilën mori pjesë, si palë e re, edhe shteti i tretë i madh, Kina.

Akti i fundit, para hyrjes në fuqi të marrëveshjes për paqe, u luajt në Helsinki, ku presidenti Ahtisaari i ftoi ministrat e punëve të jashtme dhe ata të mbrojtjes të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara për t'u marrë vesh lidhur me rolin e ushtarëve rusë në kuadër të trupave të KFOR-it.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001685
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Migjeni, Rinush Idrizi

Kisha ende shumë për të thënë për jetën e tij 27 vjeçare, por kisha edhe më shumë për të thënë për Migjenin si përfaqësuesin më të shquar të ndërgjegjes së re qytetare shqiptare, për frymën dhe vizionin e tij krejt të ri në letërsinë dhe kulturën tonë, për kuptimin e mesazhit të tij sot, 70 vjet pas ikjes së tij.
15,62 
More

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.
10,41 
More

Botuesi: Living

Jeta ime, Demi Moore

Teksa ngjiste shkallët e karrierës në Hollivud, e kaluara dhe fëmijëria e saj e përndiqnin, duke i lënë gjithmonë vend një hijeje dyshimi dhe pasigurie për aftësitë e saj. Pikërisht për këtë, ajo shpesh u përball me beteja të mëdha kundër vesit të drogës, mungesës së vetëvlerësimit etj.
14,57 
More

Botuesi: Dukagjini

Frida, Hayden Herrera

 Frida është gjithashtu historia e një martese të nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve të saj të shumta, si për shembull me Isamu Noguchi- apo Leon Trockin, e angazhimit të saj me Partinë Komuniste, e përdorimit të kulturës e folklorit meksikan dhe e frymëzimit që qëndron pas artit të saj të paharrueshëm.
15,09 
More

Referenca: 2574

Botuesi: Plejad

Ligji i maleve shqiptare, At Giuseppe Valentini

Një nga veçoritë më të spikatura e më të qenësishme të kombit shqiptar është pa dyshim tradita e tij juridike, e ruajtur të paktën pjesërisht që nga epoka e hershme e depërtimeve greke e romake deri në ditët tona.
8,33 
More

Botuesi: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.
15,62 
More

Botuesi: Te tjere

Vëllai i pengut, Reshat Agaj

Titulli: Vëllai i pengutOrigjinali: Vëllai i pengutGjinia: KujtimeAutori: Reshat AgajShtëpia botuese: EmalViti: 2012Fq. 264Pesha: 0.345 kgISBN: 978-9928-04-121-0
5,21 
More

Botuesi: Irisoft Education

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!
15,62 
More

Botuesi: Papirus

Saga e jetëve legjendë 2, Arjan Konomi

Jetët legjendë të figurave kaq madhështore, me të metat dhe cilësitë e tyre, përbëjnë romanin më estetikisht të bukur, më pasionalisht rrëqethës dhe më realisht të ndërtuar të historisë së mbarë njerëzimit.
12,49 
More

Referenca: SKU000213

Botuesi: Cabej

Ali Kelcyra, aristokrati kuqezi, Tanush Frasheri

Libri që keni në dorë, fryt i qëmtimeve shumëvjeçare nëpër arkiva e biblioteka të vendeve të ndryshme, hedh dritë mbi jetën e Ali Këlcyrës, njërit nga protagonistët e politikës shqiptare të gjysmës së parë të shekullit XX, lënë në terrin e keqnjohjes e mosnjohjes për dekada me radhë.
11,45 
More

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...
31,23 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000636

Botuesi: Koha Ditore

Kosova, nje histori e shkurter, Noel Malcolm

Historia e Kosovës që nga periudha e pushtimit Romak e deri në ditët e sotme është në fokus të "Kosova: një histori e shkurtër" të historianit anglez Noel Malcolm. Kjo është edhe vepra që e cilësoi atë si më të mirin e autorëve të huaj në konkursin e albanologjisë.
26,03 
More

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.
8,33 
More

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.
8,33 
More

Referenca: SKU001952

Botuesi: Buzuku

Guxo ta duash lirine, Jakup Krasniqi

Baza e të gjitha vlerave të Kosovës së re qëndron në gjakun e derdhur për liri. Ky gjak përbën krenarinë tonë, sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësiht një detyrim për ndëtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët, ashtu siç na lanë amanetin e fundit.
8,33 
More