Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Udhetime ne Shqiperine e Vezireve, Uilliam Martin Lik
  • Udhetime ne Shqiperine e Vezireve, Uilliam Martin Lik

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Uilliam Martin Lik

SKU001378
Migjeni

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve
Origjinali: Travels in Northern Greece
Autori: Uilliam Martin Lik
Shqipëroi: Nestor Nepravishta
Shtëpia botuese: Migjeni
Viti: 2008
F. 320
Pesha: 0.45 kg
ISBN: 978-99943-94-38-8

Mbi librin

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.

Gjatë këtij misioni bëri dy udhëtime nëpër Shqipëri. I pari nisi nga Vlora më 9 dhjetor të vitit 1804, për të vazhduar në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër e Tepelenë. Udhëtimi i dytë u bë në shtator të vitit 1805 nëpër Kostur, Bilisht, Korçë, Opar, Berat e deri në Apolloni. Ditari i këtyre udhëtimeve përmban një galeri të tërë personazhesh, që Liku i pati takuar gjatë udhëtimit të tij.

Në rradhë të parë Veziri i Janinës, që ia përshkruan Likut Shqipërinë si një vend 200 orë rrugë për së gjati, i ndarë në qeverisjen e tre sundimtarëve: vetë Aliut, Ibrahim Pashës së Beratit dhe Ibrahim Pashë Bushatlliut të Shkodrës. Mësojmë se ai shkruante turqisht dhe greqisht, "...përveç disa rasteve të rralla, kur dëshironte që letrat e tij të lexoheshin publikisht në shqip, dhe në këto raste shkruhej në atë gjuhë me gërma greke".

Detajet e librit
Migjeni
SKU001378

Referencat specifike

isbn
9789994394388
ean13
9789994394388
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...
1 300 Lekë
More

Referenca: 2667

Botuesi: UET Press

Shqiperia, ankthi dhe endrra, Amik Kasoruho

Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.
850 Lekë
More

Botuesi: Faik Konica

Unë e Përdhunuara, Ramize Murtezi Shala

Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës  dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
960 Lekë
More

Triologjia e jetës, Lazër Radi

Trilogjia e jetës – Prizreni (“Mjegullnaja e nji kohe të largët) Trilogjia e jetës – Shkodra (“Gjurmat t’ni ditari të djegun”) Trilogjia e jetës – Roma (“ Vorbulla t’jetës universitare”)
3 800 Lekë
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Letërsia naziste në Amerikë, Roberto Bolaño

Letërsia naziste në Amerikë" është një enciklopedi biografike e gjithë shkrimtarëve të kontinentit amerikan, nga Kili në Kanada, në shekujt XX-XXI, të cilët shkrimtarë, për një arsye a tjetrën, përqafuan idetë dhe kauzat e ekstremit të djathtë.
1 000 Lekë
More

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
600 Lekë
More

Referenca: 2128

Botuesi: Fan Noli

Frojdi, Stefan Cvajg

Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.
600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Niçe, Stephan Zweig

"O vetmi! Ti, atdheu im, vetmi". Nga bota e akullt e qetësisë vjen kënga e mërzisë. Zarathustra këndon këngën e mbrëmjes, këngën e natës së fundit, këngën për kthimin e përhershëm. Vetmia!
600 Lekë
More

Referenca: SKU000860

Botuesi: IDK

Kujtime 1885-1925, Eqrem bej Vlora

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Albas

Koço Devole, Mitro Çela

Falënderojmë gjithashtu edhe dashamirësit që mbetën te premtimet, edhe pse një fjalë e urtë në ekonominë e tregut, thotë: “Miku, kur jep fjalën, ther djalin e komshijes”. Problem është kur komshija ka cupa!
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Mirëmëngjes, shpresë, Argita Zalli, Detina Zalli

Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe