• Ka mbaruar
Burrat e vertete nuk thone kurre me fal, Jim Belushi
  • Burrat e vertete nuk thone kurre me fal, Jim Belushi

Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal, Jim Belushi

SKU001223
OMBRA GVG

Fëmija i tretë i katër fëmijëve, ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti tek Xhimi aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Në 1979-ën Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the kids" (1978).

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal
Origjinali: Real Men Don't Apologize
Gjinia: Psikologji praktike
Autor: Jim Belushi
Shqipëroi: Eliona Balilaj
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2007
Fq. 329
Pesha: 0.38
ISBN: 978-999-43-44-16-1

Mbi autorin

Fëmija i tretë i katër fëmijëve, ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti tek Xhimi aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Në 1979-ën Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the kids" (1978) për "Paramount", dhe më pas disa role televizive.

Në 1983-shin, ai iu bashkua kastit të aktorëve të "Saturday Night Live" (1975) për 2 vjet. 1979: "Perversitet seksual në Çikago", në teatrin "Apollo" të Çikagos; 1981 "Piratët e Penzance"; 1984: "Perëndimi i vërtetë", 1986: Bashkautor dhe aktor në komedinë e tij të parë televizive "Xhim Belushi-ditëlindja e djalit". 1986 "Perversitet seksual në Çikago" baza e filmit të ardhshëm "Nata e fundit", "Parimi". 1993 kthehet në Broaduej me dramën "Bashkëbisedim me babain tim"; "Palmat e egra", 1997: "Siguri totale" etj.

Aktualisht ai jeton në Los Anxhelos me gruan e tij, Xhenifer dhe vajzën e saj, Jamison dhe me të birin Robert, që e ka nga martesa e tij e parë.Kur Belushët ikën nga Qyteza e KorçësI lindur në Nju Jork nga prindër korçarë, Jim Belushi është përfaqësues i fëmijëve të brezit të vjetër, shumica e të cilëve e kanë Shqipërinë më shumë një amanet familjar se sa një shqetësim real.

Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen në vitin 1934, në moshën 15-vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnes Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte Xhon Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollivudit, i cili u nda nga jeta në vitin 1982. Sipas prezantimeve të tij në skenën e shoqërisë amerikane, dhe në përgjithësi me intervistat e tij, ai mburret me prejardhjen e tij shqiptare.

Në një intervistë të dhënë ZDF (Radio Televizioni Shtetëror Gjerman), ai flet me kënaqësi për vizitën e fundit të tij me të atin në vendlindje. Ai thotë se "kur isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë".Vizita e Jim Belushit në ShqipëriAktori i njohur hollivudian, Jim Belushi zbriti në Rinas në vitin 1995.

Ai mbërriti në Shqipëri me të atin, Ademin, i cili ishte larguar nga Shqipëria në vitin 1934 dhe me djalin e tij 14 vjeçar, Robertin. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri aktori i njohur së bashku me djalin dhe të atin vizitoi edhe fshatin e origjinës në Korçë. Ata takuan njerëzit e afërm me të cilët kishin lidhje gjaku si dhe personalitete të ndryshme të vendit.

Po ashtu u organizuan edhe disa takime të aktorit të famshëm në Kinostudio me punonjësit e kineastët. Timo Flloko, aktori i njohur shqiptar, që nga takimi me Jimin gjatë vizitës në Shqipëri e në takimet e mëvonshme kur ai vetë jetonte në Amerikë, ka shkruar këto mbresa për Belushin: "Jimi është njeri shumë i dashur dhe i sinqertë, por po aq i ndjeshëm dhe me temperament shpërthyes si rrallë shqiptar" (Shkrimi "John Belushi, komiku i madh me fat tragjik"). Pas një qëndrimi disaditor, familja Belushi u kthye në Amerikë. Vetëm pak kohë pas vizitës në Shqipëri i ati i aktorit të njohur, Adem Belushi, vdiq në Amerikë.

Detajet e librit
SKU001223

Referencat specifike

isbn
9789994344161
ean13
9789994344161
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
1 050 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.
800 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: IDK

Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit, Stefan Zweig

Një ndër prej veprave më interesante të Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterda mit, një prej fi gurave më interesante e komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës.
580 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Lufta e Dytë Botërore, Winston S. Churchill, vol. 3

Në këtë pikë Stalini u duk se kapi avantazhet strategjike të "Torch". Ai përmendi katër arsye kryesore për të: së pari: kjo do të godiste Romelin në shpinë; së dyti, do të kërcënonte Spanjën; së treti, do të shkaktonte luftime midis gjermanëve dhe francezëve në Francë; dhe së katërti, do të ekspozonte Italinë para gjithë ashpërsisë së luftës.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU000866

Botuesi: Te tjere

Te verteta dhe te pathena per Lasgushin, Tomi Mato

Poeti kishte një valixhe, të cilën s'e ndante nga vetja kurrë. Kur udhëtonte, e vendoste nën këmbë, ndërsa kur nisej për rrugë të gjatë, konën e merrte në dorën e majtë së bashku me bostunë, kurse valixhen në dorën e djathtë. Kur shkonte për ndonjë vizitë, valixhen e mbyllte me celëz "Elzet"?
1 200 Lekë
More

Botuesi: Toena

Kapitulli i Amerikës, Fatos Kongoli

Kongoli shkruan autobiografinë e tij të dytë teksa shenjat që i ka lënë reagimi ndaj të parës, jo vetëm që nuk i janë shlyer por janë të pashlyeshmne. E megjithatë ai guxon sërish, duke i lënë, ata që s’janë dakord, të qetë në kundështitë e tyre.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Faik Konica

Unë e Përdhunuara, Ramize Murtezi Shala

Libri pasqyron dhimbjet përpëlitjet e të mbijeturave gjatë luftës në Kosovë, ku qëllimi kryesor është vëtëdijësimi se çfarë kanë përjetuar gratë gjatë luftës  dhe më çfarë përballen ende të mbijetuarit.
960 Lekë
More

Referenca: SKU000309

Botuesi: Botimet Dudaj

Jeta ime, Bill Clinton

Libri i Presidentit Bill Klinton Jeta ime është një portret i plotë dhe i sinqertë i një udhëheqësi botëror, i cili qysh në rininë e tij vendosi të vinte në shërbim të publikut dhuntitë intelektuale dhe politike, si dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të punuar fort.
1 900 Lekë
More