Shqiperia dhe shqiptaret, Jacques Bourcart
  • Shqiperia dhe shqiptaret, Jacques Bourcart

Shqipëria dhe shqiptarët, Jacques Bourcart

SKU001054
Dituria

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.

92,00 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shqipëria dhe shqiptarët
Origjinali: L'Albanie et les albanais
Gjinia: Histori
Autori: Jacques Bourcart
Shqipëroi: Asti Papa
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2004
Fq. 200
Pesha: 0.23 kg
ISBN: 978-99927-59-32-1

Fragmente nga libri

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur.

Shqiptarët i përkasin një race nga më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale, nga më të rrallat në Lindje, janë të denja për bukurinë e tyre fizike. Ndërmjet të gjitha racave ballkanike, vetëm popujt e racave ilire kanë pësuar pa dëmtime dyndjet e huaja dhe shpesh u kanë bërë qëndresë të ashpër pushtuesve dhe veçanërisht pushtimit më të egër, sundimit turk.

As boshnjakët, as malazezët dhe as shqiptarët nuk kanë qenë ndonjëherë rajá. Për historianin, etnografin ose sociologun, Shqipëria është një vend i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës, i cili si për mrekulli i ka ruajtur gjuhën dhe doket e tij, që janë njëkohëse me lashtësinë greke. Në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik, ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla kaq burrërore si ato që vërejmë te shqiptarët.

Fshatari, malësori ose ushtari shqiptar, me të cilët unë jetova dhe hëngra bukë, në shtëpinë e të cilëve unë banova, duket si një zotëri i madh, po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë. Ajo çka na preku më shumë ne francezët, ishte atdhedashuria e flaktë e të tërë shqiptarëve që njohëm. Dhe, kur vihej në lojë tërësia e tokave shqiptare, atëherë zhdukeshin të gjitha dasitë, fashiteshin interesat e veçanta, armiqësitë midis familjeve dhe klasave, dallimet dhe kundërshtitë kulturore, partiake ose fetare.

Detajet e librit
SKU001054

Referencat specifike

isbn
9789992759321
ean13
9789992759321
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".
86,25 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
57,50 SEK
More

Botuesi: UET Press

Tirona e Nonës, Blendi Fevziu

Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës,te një fëmijë; rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin.
115,00 SEK
More

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...
149,50 SEK
More

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
138,00 SEK
More

Botuesi: Toena

Kapitulli i Amerikës, Fatos Kongoli

Kongoli shkruan autobiografinë e tij të dytë teksa shenjat që i ka lënë reagimi ndaj të parës, jo vetëm që nuk i janë shlyer por janë të pashlyeshmne. E megjithatë ai guxon sërish, duke i lënë, ata që s’janë dakord, të qetë në kundështitë e tyre.
115,00 SEK
More

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.
115,00 SEK
More

Referenca: 2460

Botuesi: Tirana Times

Bashkejetese me kohen, Teodor Laco

Rrugëtimi ynë tashmë prej dy dekadash drejt shtetit të drejtë për të gjithë, drejt çdo vlere që nënkuptohet kur shqiptojmë fjalën e madhe "demokraci", ka qenë i lodhshëm, më i lodhshëm sesa për të tjerët si ne që e hapën epokën e demokracisë pas përmbysjes së diktaturave. Shkaqet duhen kërkuar brenda vetes.
115,00 SEK
More

Botuesi: Erik Botime

Lasgushi i Panjohur, Moikom Zeqo

 Është Lartësia e Figurës së Lasgushit nëpërmjetë Penës së Moikom Zeqos nga njëra anë dhe nga ana tjetër është vetë Pena e Prof. Moikomit që di të ngrejë në Piedestal me artin e tij të të shkruarit, me mendjen e tij të një njohësi të thellë Universal, gati prej Gjeniu, Figura të Mëdha si Lasgushi.
172,50 SEK
More

Referenca: SKU001674

Botuesi: Te tjere

Me kujtohet, Ylli Demneri

Ylli Demneri ka zgjedhur ta bëjë këtë thjesht, por me shumë mjeshtëri: Ai ka hapur dyert e vetvetes dhe na lë të futemi aty, të ndajmë mendimet, e të meditojmë për jetën, shoqërinë dhe politikën me gjuhën e kthjellët e lakonike të kujtimeve.
80,50 SEK
More

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
69,00 SEK
More

Triologjia e jetës, Lazër Radi

Trilogjia e jetës – Prizreni (“Mjegullnaja e nji kohe të largët) Trilogjia e jetës – Shkodra (“Gjurmat t’ni ditari të djegun”) Trilogjia e jetës – Roma (“ Vorbulla t’jetës universitare”)
437,00 SEK
More

Botuesi: Odeon

Bloc notes, Ylli Demneri

Dhe një libër si Bloc notes, të ndërtuar pikërisht me fragmente, gjen të ndërthurura shprehjet më të zakonta e më të larmishme të mendjes: mendime, qëndrime, ndjenja, gjëra të para, të dëgjuara, të shijuara, reale dhe imagjinare, në shtëpinë e fëmijërisë dhe në dhomat e kujtesës, në rrugicat e lagjes dhe në udhët e botës...
80,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001553

Botuesi: Princi

Shqiptarët në qytetërimin perëndimor, Bardhyl Ukcamaj

Bardhyl Ukcamaj ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë pranë UT dhe më pas studimet pasuniversitare në Cornel University në New York. Ka fituar titullin Master i Shkencave nga Universiteti iBridgepotit në SHBA në 2009. Një nga ish-drejtuesit e lëvizjes studentore antikomuniste të Dhjetorit 1990, i dekoruar me titullin e lartë "Pishtar i...
57,50 SEK
More

Referenca: 2560

Botuesi: Plejad

Per Shqiperine dhe shqiptaret, Conrad Malte - Brun

Shqiptari është natyrshëm i hareshëm: ai i pëlqen gostitë e mëdha dhe dëfrimet, mbi të gjitha pëlqen vallen. Ai e ka zakon të rrugëtojë me shpatë në dorë duke kënduar vargje që i kujtojnë bëmat e guximshme të njerëzve të kombit të tij.
92,00 SEK
More