• Banner

Një takim, Milan Kundera
  • Një takim, Milan Kundera

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një takim

Origjinali: 

Kategoria: Roman

Autori: Milan Kundera

Shqipëroi: Saverina Pasho dhe Mirela Kumbaro

Botues: Pika pa sipërfaqe

Viti: 2023

Fq: 192

Pesha: 0.22 kg

ISBN: 978-9928-366-51-1

This book is in Albanian

Mbi librin

Kur Paul Valéry u zgjodh të ulej, në vitin 1925, në mes të “të pavdekshmëve” të Akademisë Franceze, u detyrua - ai që nuk kishte ndonjë respekt të veçantë për artin e romanit - të shprehte, në fjalën që mbajti, lëvdatat për Anatol Francin, paraardhës i tij. Në një “panegjirik” që u bë legjendar, jo vetëm që ia doli të fliste për Francin pa ia përmendur kurrë emrin, por, me një pabesi të hollë, i krahasoi veprat e tij me ato të Tolstoit, Ibsenit, Zolasë, duke e akuzuar për lehtësinë e tyre.

Nuk është çudi, na paralajmëron Kundera: vështirë se romancieri hyn në radhët e atyre që mishërojnë shpirtin e një kombi. Pikërisht për hir të artit të vet, romancieri është kryesisht “i fshehtë, i paqartë, ironik” dhe sidomos - i fshehur pas personazheve të tij - ai zor se identifikohet në një bindje, në një qëndrim: ajo që ka rëndësi për të, nuk është Historia (e aq më pak politika), por “misteri i aktorëve të saj”. Ashtu si Beckett-i, ai është i lirë, madje edhe nga ndjenja e virtytshme e detyrës, që do ta donte rob të një vendi a të një gjuhe; ashtu si Danilo Kiš-i, ai nuk pranon çdo etiketë, qoftë edhe atë joshësen e emigrantit apo disidentit... Dhe shpesh përfundon në listat e zeza, që rregullojnë shijet letrare: sidomos kur, si Malaparte, na zbulon bukurinë e zymtë të një realiteti të çmendur, Europës së re, të lindur nga një disfatë e madhe, dhe një mënyre të re, fitimtare dhe fajtore, të të qenit europian.

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928366511
ean13
9789928366511
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K4R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Dy vajza, Perihan Magden

Është verë në Stamboll. Kufoma e një të riu të vrarë është gjetur në një liqen aty afër. Ajri është i rënduar, ndërkohë që Behija, një vajzë e re, përgatitet të hyjë në një prej universiteteve më të famshëm të Stambollit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë,...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Luna Park, Elsa Triolet

Shkrimtarit nuk i hyn në punë përshtatja e ngjyrave, ekrani i gjerë, tre dimensionet. Shkrimtari, jeton mes fjalevë qe i shkruan me pendë pate ose makinë shkrimi.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Ne kopshtin e egersirave, Erik Larson

Në vitin 1933, në Berlin, William E. Dodd u bë ambasadori i parë amerikan në Gjermaninë e Hitlerit, një vit që u vërtetua të ishte një pikë kthese në histori. Dodd, një profesor dhe njeri i urtë nga Chicago, vjen në Gjermani së bashku me të shoqen, të birin dhe vajzën e tij, bukuroshen shpërthyese Martha.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000508

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një gruaje, Anatoli Toss

Shkrimtari bashkëkohor rus Anatoli Toss ka lindur në Moskë. Që nga viti 1988 jeton në Boston. Romani "Fantazitë e një gruaje", fitues i çmimit "Bukerov" në Rusi, është shpallur romani më i mirë i vitit, duke u botuar në tirazhe me qindra mijëra kopje, njëkohësisht është përkthyer në shumë vende të botës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të pavdekshmit, Chloe Benjamin

Simoni, djaloshi flokëverdhë, ia mbath për në West Coast në kërkim të dashurisë në San Franciskon e viteve ‘80-të; ëndërrimtarja Klara bëhet një magjistare në Las Vegas dhe është e fiksuar me përzjerjen e realitetit dhe fantazisë; djali i madh Danieli përpiqet për të ruajtur sigurinë si mjek ushtarak; dhe Varya, e dhënë pas librave, ia ka kushtuar veten...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)