• Banner

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dita e shtatë
Origjinali: The seventh day
Gjinia: Roman
Autori: Yu Hua
Shqipëroi: Albana Kozeli
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2021
Fq. 232
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-9928-332-42-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare. Duke mos pasur truall për varr, atij i duhet të endet pa pushim në botën e përtejme, pa një qëllim të caktuar. Gjatë harkut kohor të shtatë ditëve (koha që iu desh Zotit të krijonte botën), heroi ynë takon shpirtrat e njerëzve që ka humbur në jetë dhe kupton se bota e përtejme ngërthen të gjitha fatkeqësitë e epokës moderne: shitës organesh, të rinj që kanë vrarë veten, të dënuar pa faj etj.
Teksa Yang Fei u rikthehet çasteve kryesore të jetës së vet, ne do të njihemi me disa personazhe të jashtëzakonshme: babanë birësues, ish-bashkëshorten e tij që ka vrarë veten, fqinjët që kanë vdekur në gërmadhat e shtëpive që ua shembën, e me plot personazhe të tjera. Rrugëtimi i personazhit kryesor ravijëzon hartën e këtij kombi të madh: absurditetet, dhimbjet dhe shpirtin e tij.


Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928332424
ean13
9789928332424
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Lulet e rrënimit, Patrick Modiano

Më 24 prill 1933 dy bashkëshortë të rinj vetëvriten në apartamentin e tyre parisien. Asaj nate, ata do të kishin takuar shumë njerëz, të cilët shkonin shpesh në një vallëzim. Tridhjetë vjet më vonë rrëfimtari përpiqet ta rikrijojë historinë e tyre, e cila duhet të jetë puqur me të tijën.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjysma e zhdukur, Brit Bennett

Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Imperium, Ryszard Kapuscinski

Të gjitha në trajtën e refleksioneve vetjake, fryt i udhëtimeve në kohë të ndryshme. Kritika ka vërejtur në këtë libër (lexuesi do t'i hasë ato) "përcaktime të njimendta të paartikuluara më parë për regjimin tashmë të kapërcyer edhe në këtë pjesë të botës".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

E përdhunuara, Jutta Treiber

Ajo që i ndodh Frankës në këtë roman, mund t'i ndodh kujtdo në këto kohë kaq pak të sigurta. Franka mund të ishte vajza ime, mund të jetë motra apo shoqja jote e klasës. Franka është secila prej 17 vjeçareve të ditëve të sotme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Odiseja nga Bagdadi, Erich-Emmanuel Schmitt

"Odiseja nga Bagdadi" është historia e Saad Saadit që rrjedh nga një familje e mesme e shoqërisë irakiane dhe që përjeton peripecitë e vendit të tij nga Sadami te lufta civile dhe pushtimi amerikan. Njerëzit e tij më të afërt i ka humbur një nga një për shkak të konflikteve, varfërisë dhe sëmundjeve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Deti nuk mban pengje, Karen Gillece

Në një treg të zhurmshëm brazilian, një djalë i vogël zhduket sa hap e mbyll sytë, pa lënë asnjë gjurmë... Ekzistenca e nënës së tij, që bënte një jetë të lirë duke udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut së bashku me të dashurin dhe të birin, merr befas një kthesë të vrazhdë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Alper Kamy, Alper Caniguz

Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. "Alper Kamy" është një vepër e përkorë, që gërsheton letërsinë policeske,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Nusja e virgjër, Sonia Topazio

Sonia Topazio ka lindur në Potencë më 8 shtator 1969. Është e martuar dhe banon në Romë. Në vitin akademik 2000-2001 u diplomua për letërsi moderne pranë Universitetit të Romës "La Sapienza". Gjithashtu ka kryer kurse menaxhimi në Universitetin Politeknik të Milanos, si dhe për gazetari investiguese.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)