• Banner

Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak
  • Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak

Ishulli i pemëve të zhdukura, Elif Shafak

Një roman prekës, i shkruar bukur, i ndërtuar me delikatesë mes ndërthurrjes së historive të dashurisë, ndarjeve, historisë dhe vetëdijes, "Ishulli i pemëve të zhdukura" konsiderohert si vepra më e mirë e Elif Shafakut.

10,20 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ishulli i pemëve të zhdukura
Titulli në origjinal: The Island of Missing Trees
Kategoria: Novel
Autori: Elif Shafak
Shqipëroi: Taulant Hatia
Botues: Bota Shqiptare
Viti: 2022
Fq: 404
Pesha: 0.52 kg
ISBN: 978-9928-00-530-4
This book is in Albanian


Mbi librin
është viti 1974, në ishullin e Qipros. Dy adoleshentë, nga anët e kundërta të një toke të ndarë, takohen në një tavernë në qytetin që të dy e quajnë shtëpia e tyre. Taverna është i vetmi vend ku Kosta, i cili është grek dhe i krishterë, dhe Defneja, turke dhe myslimane, mund të takohen fshehurazi, nën trarët e nxirë nga të cilët varen kurora me hudhra, speca djegës dhe barishte të egra. Këtu mund të gjesh ushqimin më të mirë në qytet, muzikën më të mirë, verën më të mirë. Por, ky vend, ka diçka tjetër: e bën njeriun të harrojë, qoftë edhe për pak orë, botën jashtë dhe dhembjet e saj të panumërta.
Në qendër të tavernës, përmes një zgavre në çati, rritet një pemë fiku. Kjo pemë do të dëshmojë takimet e tyre të heshtura e të lumtura, do të jetë aty kur të shpërthejë lufta, kur kryeqiteti të bëhet gërmadhë, kur adoleshentët të zhduken dhe jeta në ishull të marrë të tatëpjetën. Vite më vonë, Kosta kthehet. Tashmë, është botanist që studion speciet e bimëve por, në fakt, ka ardhur të kërkojë dashurinë e dikurshme.
Dhjetëvjeçarë më vonë, në veri të Londrës, gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Ada Kazanxaqi nuk e ka vizituar kurrë ishullin ku kanë lindur prindërit. Në kërkim të shumë përgjigjeve, kërkon të zgjidhë sekretet e fshehura ndër vite, ndarjen dhe heshtjen. E vetmja lidhje që ka me tokën e të parëve të saj është një pemë fiku që rritet në kopshtin e pasmë të shtëpisë.
Një roman prekës, i shkruar bukur, i ndërtuar me delikatesë mes ndërthurrjes së historive të dashurisë, ndarjeve, historisë dhe vetëdijes, "Ishulli i pemëve të zhdukura" konsiderohert si vepra më e mirë e Elif Shafakut.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928005304
ean13
9789928005304
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Oriksi dhe Krejku, Margaret Atwood

Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. 

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Pesë ditët e fundit të profetit, Tahsin Yucel

“Po jetoj një ëndërr brenda ëndrrës! Kjo vetëm kështu mund të jetë?” Pastaj, duke qenë i bindur se ishte në thellësitë e një ëndrre, u kthye nga ana tjetër. Me t’u kthyer, trupi i tij gati vetvetiu u bashkua me trupin që ndodhej mbi të duke filluar nga pika më e ndjeshme.

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.

Çmimi 5,78 GBP
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: UEGEN

Unë më parë se ti, Jojo Moyes

Lu Klarku di plot gjëra. Di sa hapa janë nga stacioni i autobusit deri në shtëpi. Di që i pëlqen të punojë në barin "Simitja me gjalpë", di që nuk është e sigurtë në dashurinë për Patrikun. Ajo që Luja nuk e di është se do të humbasë punën dhe se ato që do t'i ndodhin më pas do ta bëjnë normale...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Labirinti i zgjimit, Adam Foulds

Pylli i Epingut, 1840. I sfilitur nga lufta me alkoolin, mospërfilljen e plotë dhe imagjinatën e vet të jashtëzakonshme, poeti Xhon Kler burgoset në azilin e High Beach-it. Në të njëjtën kohë, Alfred Tenisoni, ende në moshë të re, vjen të banojë aty pranë dhe e gjen veten të përfshirë në skemat fatkeqe të pronarit dhe drejtuesit karizmatik të azilit, dr....

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mëkëmbësi, Rolf Hochhuth

Drama "Mëkëmbësi" ka shkaktuar debate shumë të ashpra për shkak të kritikës që i bëhet Papa Piut XII – të, pozicionimit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse vepra nuk është konsideruar asnjëherë si histori e mirëfilltë.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja e Kolonelit, Rosa Liksom

Himleri e vetë Hitleri, tmerret në kampet e përqendrimit dhe në Poloninë e pushtuar më 1939. E keqja parakalon para syve të saj naivë të së kaluarës dhe na vjen ashtu siç ka ndodhur, e përshkruar nga një grua që po përpiqet të kuptojë plagët e saj dhe ato të një kombi.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)