• Banner

Aliu dhe Ninoja, Kurban Said
  • Aliu dhe Ninoja, Kurban Said

Aliu dhe Ninoja, Kurban Said

Ky roman, ndoshta si asnjë tjetër i shekullit XX, është mbështjellë me mjegullën e misterit. "Aliu dhe Ninoja' për herë të parë është botuar në Gjermani. Dorëshkrimi i romanit ka humbur pa gjurmë, prandaj hulumtuesit e shumë vendeve vrasin mendjen deri sot e kësaj dite se kush fshihet pas pseudonimit enigmatik, Kurban Said.

5,10 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Aliu dhe Ninoja
Origjinali: Ali i Nino
Gjinia: Roman
Autori: Kurban Said
Shqipëroi: Guri Shyti
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2009
Fq. 248
Pesha: 0.289 kg.
ISBN: 978-99943-41-62-7

Mbi librin

Ky roman, ndoshta si asnjë tjetër i shekullit XX, është mbështjellë me mjegullën e misterit. "Aliu dhe Ninoja' për herë të parë është botuar në Gjermani. Dorëshkrimi i romanit ka humbur pa gjurmë, prandaj hulumtuesit e shumë vendeve vrasin mendjen deri sot e kësaj dite se kush fshihet pas pseudonimit enigmatik, Kurban Said.

Megjithatë një gjë është e qartë. Kemi në dorë një histori romantike të shkëlqyer dhe të treguar me frymëzim, ngjarjet e së cilës shpalosen në Kaukaz e në Iran, në një sfond zhvillimesh dramatike.

Komente mbi librin

"Roman i famshëm. Të krijohet përshtypja sikur ke gjetur një thesar."

The New York Times

"Një kryevepër e shkëlqyer. Nuk mund të sjell ndër mend asnjë histori të ngjashme në letërsinë artistike."

Washington Star

"Një vështrim i gjallë mbi ndeshjen e kulturave dhe pavdekshmërinë e dashurisë."

The Time

 

Detajet e librit
SKU000952
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001323

Botuesi: Te tjere

Nata e njëmijë e Një netëve, Nagib Mahfuz

Heroina arabe, Sheherazadja, që arriti të ushqente mirësi në shpirtin e sulltanit gjakpirës, vejushat dhe gratë e hijshme, xhelatët dhe shërbëtorët e sulltanit, xhindet që enden në errësirën e natës, në kërkim të shpirtrave, marrin jetë në një tjetër vepër, pas përrallave të njohura arabe "Një mijë e një net".

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Një grua e re e bukur, Tommy Wieringa

Një hendek thellohet edhe midis dy botëve të tyre: Eduardi, njeri ambicioz, i shkencës, që vë pragmatizmin racional para ndjenjave, Ruthi, idealiste e ndjeshme deri në skaj, që nuk pranon eksperimentet e tij te kafshët dhe aq më pak refuzimin e shkencëtarit për të kuptuar vuajtjet. Kur fëmija që vetëm Ruthi e dëshiron, e kthen pasionin në detyrim, kur...

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Aleksandri, Valerio Massimo Manfredi

Manfredi rrëfen në këto tri romane për një njeri të pazakonshëm, që i kushtoi jetën realizimit të ëndrrës për të sunduar botën. "Aleksandri" nuk është vetëm një histori e jashtëzakonshme e perandorisë, mistereve, hakmarrjeve, betejave, por është edhe histori e një dashurie të madhe, vuajtjes dhe vetmisë trishtuese.

Çmimi 17,00 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Serenata, Zulfu Livaneli

Fundi i viteve 30'... Maksimilian Vagner, një gjerman me gjak të pastër arian dhe pedagog në universitet, bie në dashuri me vajzën e bukur hebreje të quajtur Nadia. Pas martesës, për të fshehur identitetin hebre të Nadias, ajo mori emrin Deborah...

Çmimi 11,05 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fëmijët e dashurisë dhe urrejtjes, Dasa Drndic

Romani i shkrimtares kroate Daša Drndić nuk është vetëm një libër mbi Holokaustin (i krahasueshëm për nga rëndësia me kryeveprat e Primo Levit apo me Nekropolin e Boris Pahor). Ai është gjithashtu një roman i madh i letërsisë bashkëkohore, i aftë për të lidhur përmes regjistrave të ndryshëm gjuhësorë një tregim polifonik, magmatik, gjithëpërfshirës,...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tirza, Arnon Grunberg

Romani flet për dashurinë e një ati për bijën, për konfliktin e tij të brendshëm, për njeriun që përpiqet të frenojë dhe maskojë veten në shoqërinë moderne. Deri në çfarë mase njerëzit modernë mund të përshtaten me rolet që u jep jeta qytetare ose me maskat që mbajnë, cilat janë rezultatet kur nuk munden?

Çmimi 10,63 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Lepuri kthehet, John Updike

Por, kur ajo fton mikun e saj të jetojë me ta, një zezak i ri dhe radikal, i quajtur Skitër, harmonia e brishtë e çiftit prishet në mënyrë të pakthyeshme. “Lepuri kthehet” është i dyti nga katër romanet e John Updike, që përqendrohet te personazhi qendror, Herri “Lepur” Engstrëm. Duke rrëfyer se si Lepuri i zgjidh ose i ndërlikon më tej problemet e tij,...

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Trilogjia e Nju Jorkut, Paul Auster

Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Prova, Eleanor Catton

E vendosur në dy kohë të ndryshme dhe në skena të nxehta, por të fragmentuara, Catton rrëfen marrëdhëniet e një nxënësi të shkollës së mesme dhe mësueses së tij të muzikës gjatë kohës kur nxënësit e shkollës janë vendosur në skenë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)