Titulli: Parfumi, Historia e një vrasësi
Origjinali: Das Parfum, Die Goschichte eines Morders
Gjinia: Roman
Autori: Patrick Suskind
Shqipëroi: Agron Kaiku
Shtëpia botuese: Dudaj
Fq. 272
Pesha: 0.271 kg.
ISBN: 978-99927-50-37-5
Komente mbi librin
"Një vepër që la të çuditur dhe të mahnitur kritikët nga Milanoja, Parisi, Londra dhe Gjermania. Kjo është përgjigjja e Europës drejtuar realizmit magjik latinoamerikan."
Dia, Madrid
"E para vepër e një shkrimtari europian, pas "Emri i trëndafilit" të Umberto Eco-s, që ia doli të zgjojë në atë farë mase interesat e botuesve amerikanë, saqë ata u grindën gjyqeve për të drejtat e botimit."
Corriere della sera, Milano
"Shumë dinamik dhe tërheqës. Gjurmët e tij do të mbeten për një kohë të gjatë në kujtesën tonë."
Time Magazine, New York
"Një nga zbulimet më magjepsëse të këtyre viteve të fundit. I mrekullueshëm! Një kryevepër!"
San Francisco Chronicle
"Një gjë ndryshe nga gjithçka e lexuar deri më tani. Një fenomen që do të jetë gjithmonë unik në letërsinë bashkëkohore."
Le Figaro, Paris
Mbi autorin
Lindi në Ambah, buzë liqenit Starnberg në jug të Gjermanisë. Süskind-i, i biri i Wilhelm Emanuel-it, ka punuar si gazetar dhe ka shkruar për televizionin dhe radion. Drama e tij me një aktor "Kontrabasi" (1983) ishte suksesi i parë letrar dhe u pasua nga romani i jashtëzakonshëm "Parfumi" (1985), që përshkruan me ngjyra të gjalla jetën e një vrasësi në Francën e shek. XVIII, i cili ua vjedh "parfumin" viktimave. Së bashku me Helmut Dietl-in ai shkroi skenarin e serialit të famshëm televiziv që u shfaq në Mynih, "Kir Royal" dhe filmin "Rossini" (1997).