• Banner

Parfumi, Historia e nje vrasesi, Patrick Suskind
  • Parfumi, Historia e nje vrasesi, Patrick Suskind

Parfumi, Historia e një vrasësi, Patrick Suskind

Një vepër që la të çuditur dhe të mahnitur kritikët nga Milanoja, Parisi, Londra dhe Gjermania. Kjo është përgjigjja e Europës drejtuar realizmit magjik latinoamerikan.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Parfumi, Historia e një vrasësi
Origjinali: Das Parfum, Die Goschichte eines Morders
Gjinia: Roman
Autori: Patrick Suskind
Shqipëroi: Agron Kaiku
Shtëpia botuese: Dudaj
Fq. 272
Pesha: 0.271 kg.
ISBN: 978-99927-50-37-5

Komente mbi librin

"Një vepër që la të çuditur dhe të mahnitur kritikët nga Milanoja, Parisi, Londra dhe Gjermania. Kjo është përgjigjja e Europës drejtuar realizmit magjik latinoamerikan."

Dia, Madrid

"E para vepër e një shkrimtari europian, pas "Emri i trëndafilit" të Umberto Eco-s, që ia doli të zgjojë në atë farë mase interesat e botuesve amerikanë, saqë ata u grindën gjyqeve për të drejtat e botimit."

Corriere della sera, Milano

"Shumë dinamik dhe tërheqës. Gjurmët e tij do të mbeten për një kohë të gjatë në kujtesën tonë."

Time Magazine, New York

"Një nga zbulimet më magjepsëse të këtyre viteve të fundit. I mrekullueshëm! Një kryevepër!"

San Francisco Chronicle

"Një gjë ndryshe nga gjithçka e lexuar deri më tani. Një fenomen që do të jetë gjithmonë unik në letërsinë bashkëkohore."

Le Figaro, Paris

Mbi autorin

Lindi në Ambah, buzë liqenit Starnberg në jug të Gjermanisë. Süskind-i, i biri i Wilhelm Emanuel-it, ka punuar si gazetar dhe ka shkruar për televizionin dhe radion. Drama e tij me një aktor "Kontrabasi" (1983) ishte suksesi i parë letrar dhe u pasua nga romani i jashtëzakonshëm "Parfumi" (1985), që përshkruan me ngjyra të gjalla jetën e një vrasësi në Francën e shek. XVIII, i cili ua vjedh "parfumin" viktimave. Së bashku me Helmut Dietl-in ai shkroi skenarin e serialit të famshëm televiziv që u shfaq në Mynih, "Kir Royal" dhe filmin "Rossini" (1997).

 

Detajet e librit
SKU000093

Referencat specifike

isbn
9789992750375
ean13
9789992750375
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000311

Botuesi: Botimet Dudaj

Pëllumbi dhe tri histori, Patrick Suskind

Për pesë muaj me radhë roja i një banke të Parisit orvatet të fitojë përfundimisht pronësinë mbi papafingon e vet të vogël. Kështu, do të vendoset një tjetër gur i rëndësishëm në kuadrin e planeve të tij për jetën. Por ja që kjo rrjedhë fataliste papritur vihet në pikëpyetje një të premte në mëngjes, kur shfaqet një pëllumb.

Çmimi 700 Lekë
More
In Stock
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Dhoma, Emma Donoghue

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të fshehtat e malit Grei, John Grisham

Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gruaja në pasqyrë, Eric-Emmanuel Schmitt

Ana, Hana dhe Ani janë tre personazhet qendrore të këtij romani, të cilat, mjeshtëria e autorit, i lidh me një fije fati të përbashkët në kërkim të shtegut për t'i shpëtuar vetë imazhit që u ofron pasqyra e epokës në të cilën jetojnë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Labirinti i zgjimit, Adam Foulds

Pylli i Epingut, 1840. I sfilitur nga lufta me alkoolin, mospërfilljen e plotë dhe imagjinatën e vet të jashtëzakonshme, poeti Xhon Kler burgoset në azilin e High Beach-it. Në të njëjtën kohë, Alfred Tenisoni, ende në moshë të re, vjen të banojë aty pranë dhe e gjen veten të përfshirë në skemat fatkeqe të pronarit dhe drejtuesit karizmatik të azilit, dr....

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Fëmijët e Hansenit, Ognjen Spahic

Është fundi i viteve 1980. Europa është gati të ndryshojë përgjithmonë. Në një cep të Rumanisë, dy burra presin që edhe realiteti dhe fati i lebrozit që u ka rënë për pjesë të ndryshojë. Ky libër unik dhe tronditës ofron pamjet e një bote që lexuesi nuk i ka ndeshur më parë. Frikë për të thënë të vërtetën, mprehtësi, trishtim, surrealizëm, miqësi dhe horror.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Del Hija, Philip Roth

Ashtu sikurse Rip Van Uinkeli, i cili kthehet në vendlindjen e tij për të zbuluar se çdo gjë ka ndryshuar, Nathan Zukermani kthehet në Nju Jork, qyteti ku është larguar njëmbëdhjetë vjet më parë. I vetëm në malin e tij në Nju Inglend, Zukermani ka ekzistuar vetëm si shkrimtar: pa zëra, pa media, pa ndonjë kërcënim terrorist, pa ndonjë grua, pa lajme, pa...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Atdheu, Fernando Aramburu

 A mund të bashkëjetojë me ata që e ngacmonin para dhe mbas atentatit që i kishte shkatërruar jetën asaj dhe familjes? A do të mund ta mësojë kush ishte njeriu me kapuç që i vrau të shoqin një ditë me shi, duke u kthyer nga puna? 

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)