Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Drita e largët, Antonio Moresco
  • Drita e largët, Antonio Moresco

Drita e largët, Antonio Moresco

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka përplasje të shpeshta me të ëmën, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije...

8,33 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Drita e largët

Origjinali: La lucina

Gjinia: Roman

Autori: Antonio Moresco

Shqipëroi:Arel Lera

Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Viti: 2022

Fq. 144

Pesha: 

ISBN: 978-9928-221-25-4

Mbi librin

Pipi, emri me të cilin thirret Purity Tyler, një vajzë e re në krye të të njëzetave të saj, punon si shitëse telefonash dhe po përpiqet fort që të paguajë kredinë e majme që ka marrë për të kryer studimet e saj universitare. Ajo ka për¬plasje të shpeshta me të ëmën, Penelopën, e cila ia mban larg së bijës së shkuarën prej fëmije, madje edhe vetë identitetin, megjithë këmbënguljen e Pipit për të njohur babain e saj natyral. Në Oklënd, në qytetin ku ajo jeton dhe në mjedisin ku gjendet, Pipi do të ndeshë një botë të tërë ngjarjesh politike e sociale dhe jetësh njerëzore, një shtjellë të gjithfarë ndodhish, që do të lënë shenja në jetën e saj dhe pjesë e së cilës do të bëhet, jo si një vajzë pasive dhe e shkujdesur, por si e pranishme dhe aktore e kësaj historie të gjatë dhe të pasur, që përtej një rrëfimi të thjeshtë artistik, është edhe një skaner i të vërtetave histo¬rike të shekullit që po jetojmë.

Autori i mirënjohur amerikan, Jonathan Franzen, pas ro¬maneve të mrekullueshëm “Korrigjimet” dhe “Liria”, vjen në shqip me një tjetër sagë të qytetërimit të sotëm, një libër që mezi pret ta mbarosh. I cilësuar nga kritika si një nga rrëfyesit më brilantë të kohës sonë, ai na fton në një magji rrugëtimi artistik, dhe për lexuesin e tij që tashmë e njeh shqip, ky libër është një prag i ri për në botën e pasur dhe të shqetësuar të këtij autori të mrekullueshëm.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221254
ean13
9789928221254
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Zhurma e Kohës, Julian Barnes

Një meditim kryevepër mbi artin dhe pushtetin, dedikuar kompozitorit sovjetik Dmitri Shostakoviç. Ky është romani i parë i shkruar nga Julian Barnes që kur ai fitoi çmimin Man Booker.
7,29 
More

Referenca: 2968

Botuesi: Botimet Dudaj

Hija e tim vellai, Uwe Timm

Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç'qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç'mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura.
7,29 
More

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.
12,49 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të droguar tek luksemburgasit, Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. 
10,41 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Trupi i njeriut, Paolo Giordano

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.
9,37 
More

Kukulla e Kokoshkës, Afonso Cruz

Në Drezdenin e rrënuar nga bombardimet, gërshetohen dhe shkrihen jetët e Isak Dresnerit, djaloshit hebre gjerman që ka gjetur strehë në qilarin e një dyqaní zogjsh për t'i shpëtuar përndjekjes naziste; Bonifac Vogelit, pronarit té dyqanit; si dhe piktores Cilía Kacev, e cila, me fustanin e gjelbër dhe zemrën e mardhur, i përshkon jetët e të dyve si hija e...
10,41 
More

Referenca: 2809

Botuesi: SARAS

Kujtimet e nje bushtre, Francesca Petrizzo

Në sfondin e mitit dhe të poemave homerike, Francesca Petrizzo e zhvesh protagonisten e saj nga tisi i misterit, i jep mish dhe shpirt, duke krijuar një figurë shumë moderne femërore që vërshon nëpër faqet e librit me forcën, zemërimin dhe dobësinë e një personazhi të përnjëmendtë.
5,83 
More

Botuesi: Onufri

Të gjithë njerëzit e mi, Zuvdija Hodzic

Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për "Të gjithë njerëzit e mi", linja e re e romanit në letërsinë sllavo - jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. 
10,41 
More

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Te perjashtuarit, Elfriede Jelinek

Është sfodi austriak i viteve pas Luftës së Dytë Botërore. Disa të rinj po përpiqen të çlirohen nga hijet e brezave të vjetër, nga pesha e prindërve dhe e historive të tyre, që janë bërë gati të padurueshme.
10,41 
More

Botuesi: Te tjere

Unë, vetja ime dhe dikush tjetër, Max Frisch

Teo Gantenbajn luan rolin e të verbrit. Njerëzit rreth tij besojnë se s'kanë nevojë t'i frikohen vështrimit të tij gjykues dhe fillojnë të zbulohen. Pikërisht verbëria e tij ia mundëson dashurinë e thellë ndaj aktores Lila dhe jetën e lumtur me të.
10,41 
More

Botuesi: Morava

Gdhende shenjën, Veronica Roth

Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë.
10,41 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Korbi, Panos Ioannides

Kur stuhia e atyre dy ditëve kaloi, dhe kur u ktheva i qetë në zyrën time të vogël, tek "Trumbeta", prisja, herë indiferent, dhe herë me një ankth të madh, vendimin e anëtarëve të komisionit. Më priste një zhvillim i ri, shumë i pakëndshëm. Vendimi erdhi. Ai kishte formën e një letre të zakonshme. Nuk kishte dërgues, por më bëri përshtypje kaligrafia me...
12,49 
More

Referenca: SKU000833

Botuesi: OMSCA-1

Per hir te emrit, Jhumpa Lahiri

"Per hir te emrit” eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj.
8,33 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Unë jam një maçok, Natsume Soseki

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze.. 
15,62 
More