Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Vanesa ime e errët, Kate Elisabetth Russell
  • Vanesa ime e errët, Kate Elisabetth Russell

Vanesa ime e errët, Kate Elisabetth Russell

OMBRA GVG

Ky është një roman shumë ndikues, gati i pamundur për t’u kundërshtuar, është një portretizim mjeshtëror i një adoleshence të trazuar dhe pasojave të saj, që ngre pikëpyetje jetike mbi lirinë për të dashuruar, respektin dhe viktimizimin.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi


Titulli: Vanesa ime e errët
Origjinali: My Dark Vanessa
Gjinia: Roman
Autori: Kate Elisabetth Russell
Shqipëroi: Hedera Ceni
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2022
Fq. 552
Pesha: 0.663 kg
ISBN: 978-992806-341-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Duke gjurmuar rrjedhën psikologjike të marrëdhënies midis një vajze adoleshente dhe mësuesit të saj manipulues, Russell si një shkrimtare e re, i ofron lexuesit një roman të shkëlqyer, gjithëpërfshirës, njëkohësisht shënon debutimin e saj shpërthyes në letërsi.
2000. Energjike, ambicioze dhe shumë e zjarrtë, pesëmbëdhjetë vjeçarja Vanesa Uait përfshihet në një lidhje dashurie me mësuesin e anglishtes Xhejkob Strejn, njëzeteshtatë vjet më i madh se ajo.
2017. Shtatëmbëdhjetë vite më pas, Strejn akuzohet për abuzim seksual nga një ish-studente e tij.
Vanesa gjendet përballë një zgjedhjeje të vështirë: të qëndrojë e heshtur, në besimin e verbër se si një adoleshente ishte përfshirë me dëshirë në këtë marrëdhënie dashurie, ose ta ripërkufizojë veten dhe ngjarjet e së shkuarës së saj.
Ky është një roman shumë ndikues, gati i pamundur për t’u kundërshtuar, është një portretizim mjeshtëror i një adoleshence të trazuar dhe pasojave të saj, që ngre pikëpyetje jetike mbi lirinë për të dashuruar, respektin dhe viktimizimin. Është një roman mbi marrëdhëniet e kohës dhe që pasqyron në mënyrë të shkëlqyer rrjedhën e zakoneve kulturore që transformojnë marrëdhëniet tona dhe vetë shoqërinë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928063410
ean13
9789928063410
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001744

Botuesi: Skanderbeg Books

Zgjerimi i fushës së luftës, Michel Houellebecq

Personazhi i kësaj historie, një i ri tridhjetëvjeçar, i paguar shumë mirë, por pa një jetë dashurore të vetën, është në limonti. Ai tymos katër paketa cigare në ditë dhe shkruan historira të çuditshme kafshësh në kohën e lirë.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Ditari i një trupi, Daniel Pennac

Ky roman nuk është si romanet e tjera, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87 vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
700 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000836

Botuesi: OMSCA-1

Dashnorja, Janush Vishnjevski

Libri "Dashnorja" i Janush Vishnjevskit, të bën dëshmitar të gjashtë historive mbresëlënëse dashurie; ndër të tjera të njeh me sindromin e "Mallkimit të Undinës" dhe me të fshehtat e çasteve të fundit të Magda Gebelsit, natën e martesës së Hitlerit me Eva Braunin.
500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Me urdhër të Zotit, Niccolo Ammaniti

Në një fushë të ngopur nga shiu, në një vend të shkretë e të mënjanuar, ku tokat e punuara dhe lumenjtë përzihen me kapanonet, me vilëzat e rrethuara nga oborret dhe konçesionarët e automobilave, jeton një baba me të birin.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia në udhëkryq, Vassilis Vassilikos

Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve ‘50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore.
700 Lekë
More

Referenca: SKU002048

Botuesi: Dituria

Kurre pa rene dielli, Johanna Sinisalo

Johanna Sinisalo lindi në Laponinë finlandeze më 1958. Ajo është mjaft e suksesshme me filmat e saj për të qeshur, komikë televizivë. Ka fituar shumë çmime kombëtare, midis të cilëve çmimin Atorox, Çmimin e Finlandës dhe çmimin Kemi National Conic Strip Contest.
600 Lekë
More

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.
900 Lekë
More

Botuesi: Botart

Biblioteka e mesnatës, Matt Haig

I gjithë kalvari i jetëve që ajo provon ngre një pyetje tepër të rëndësishme: “Kur të jepen mundësi të pafundme, cila është mënyra më e mirë për të jetuar?”
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Alper Kamy, Alper Caniguz

Alper Canigüz, me një gjuhë të gjallë dhe tërheqëse, rrëfen historinë e një pesëvjeçari filozof dhe çamarrok, i cili, me avantazhin që i jep mosha, hyn e del nga çdo vend, duke i dhënë frymën e tij atmosferës së lagjes që e rrethon atë si personazh kryesor dhe subjektin e romanit. "Alper Kamy" është një vepër e përkorë, që gërsheton letërsinë policeske,...
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...
800 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Indeksi mesatar i lumturisë, Daniel Machado

Ky roman trajton çështjen e vjetër të lumturisë, të arsyeve për të qenë të lumtur dhe hedh pikëpyetje mbi rolin e arritjeve e të sukseseve, ato që botërisht njihen dhe quhen të tilla, në jetën tonë. A mund të matet lumturia? Rreth kësaj pyetjeje është ndërtuar romani "Indeksi mesatar i lumturisë" i shkrimtarit portugez David Machado.
800 Lekë
More