• Banner

Burgosja e poetit Ovidius, Liviu Lungu
  • Burgosja e poetit Ovidius, Liviu Lungu

Burgosja e poetit Ovidius, Liviu Lungu

Nëpërmjet një rrethi të mbyllur ngjarjesh, autori vendos në thelb të romanit dy mistere ende të pazbardhura: arsyen e syrgjynosjes së Ovidius-it, ndoshta poeti i parë në historinë e letërsisë botërore i ndëshkuar nga politika për shkak të poezisë së tij, si dhe të vdekjes/zhdukjes së tij të mistershme.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Burgosja e poetit Ovidius
Origjinali: Burgosja e poetit Ovidius
Gjinia: Roman
Autori: Liviu Lungu
Shqipëroi: Luan Topçiu
Shtëpia botuese: Albas
Viti: 2017
Fq. 136
Pesha: 0.148 kg
ISBN: 978-9928-258-00-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në romanin “Burgosja e poetit Ovidius” shkrimtari rumuno-shqiptar Liviu Lungu i referohet një fakti historik. Në vjeshtën e vitit 8 p. K., me një vendim të perandorit Augustus, poeti i famshëm klasik romak Publius Ovidius Naso mërgon në Tomis (Konstanca e sotme, Rumani), në brigjet e largëta të Detit të Zi. Edhe sot, arsyet e mërgimit të poetit janë të panjohura. Vetë Ovidius-i shkroi se arsyeja ishte carmen et error, një poemë dhe një gabim.
Në këtë roman, poeti Ovidius shkëlqen më shumë me mospraninë e tij.

Edhe pse në qendër të romanit është një oficer romak, Decimus Fabius Ferox, me misionin për të mbikëqyrur, për të mbrojtur dhe për t’u kujdesur për qytetin dhe për poetin, poeti Ovidius mbetet strumbullari i gjithë subjektit. Hija e tij qëndron gjithmonë pezull në të gjitha faqet e romanit. Nëpërmjet një rrethi të mbyllur ngjarjesh, autori vendos në thelb të romanit dy mistere ende të pazbardhura: arsyen e syrgjynosjes së Ovidius-it, ndoshta poeti i parë në historinë e letërsisë botërore i ndëshkuar nga politika për shkak të poezisë së tij, si dhe të vdekjes/zhdukjes së tij të mistershme.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928258007
ean13
9789928258007
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Jetë e fshehur, Lee Seung - U

Ki-Hyon edhe pse njeri epsharak dhe i dobët, vuan nga ndjenja e fajit ndaj vëllait të tij më të madh, U-Hyon me pasione të shumta për fotografinë, i cili ka humbur të dyja këmbët në një aksident në ushtri. Egoizmi dhe lakmia e ka shtyrë në një histori të ndërlikuar dashurie me Sunmi-n, që në të vëretë është e dashura e vëllai të gjymtuar.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Mbreti i Shelgjeve, Zogjtë e Muzave, Meelis Friedenthal

Mori një penë pate dhe bojë nga sënduku i tij dhe shkroi me nxitim në një fletë letre të bardhë. Një mbret, shelgje, një ndërtesë në formë qivuri. Ai e dinte nga përvojat e kaluara se pa patur një pikë referimi, ëndrrat e tij shumë shpejt do të harroheshin, madje edhe kujtimi i tyre nuk do të mbetej më.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2894

Botuesi: Toena

Pelegrini i Kompostelës, Paulo Coelho

Romani tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve që të çonte në Shën Zhak të Kompostelës, në Spanjë. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dashnori i Kinës së Veriut, Marguerite Duras

Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001814

Botuesi: Pegi

Mallkimi Fuku, Junot Diaz

Oskari është një djalë i ëmbël, me diellin shkatërrimtar të një vetmie të zgjedhur, një romantik nga Nju - Xhersi, i cili ëndërron të bëhet shkrimtar dhe, mbi të gjitha, të gjejë dashurinë. Por, Oskari nuk arrin të marrë asnjëherë atë që do, për shkak të një fuku-je: mallkimit që ka rënë mbi breza të tërë në famil

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Poeteka & Ideart

Thjeshtri, Jurij Hudolin

Romani "Thjeshtri" i Jurij Hudolin (titulli i origjinalit Pastorek), i paraqet lexuesit pamje të gjalla, shqetësuese të një fëmijërie shumë të vështirë, diku në një fshat të vogël në Istria, në fund të viteve tetëdhjetë: një fëmijë që rritet prej një nëne shumë joshëse, por të plogët, me një baba që mungon dhe, mbi të gjitha, me një njerk të vrazhdtë e të...

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Në emër të Atit (e të Birit), Immanuel Mifsud

Immanuel Mifsud ka lindur në Maltë në vitin 1967. Ai ka botuar disa vëllime me tregime të shkurtra e poezi dhe është fitues i Çmimit Malta Libri Kombëtar për prozë. Ai ka botuar gjithashtu tregime të shkurtra për fëmijë dhe një përmbledhje me ninulla në gjuhën malteze.

Çmimi 3,96 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Një vetmi me shumë zhurmë, Bohumil Hrabal

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)