• Banner

Sekreti i engjëjve, Camilla Lackberg
  • Sekreti i engjëjve, Camilla Lackberg

Sekreti i engjëjve, Camilla Lackberg

Por duket se për Ebën nuk ka qetësi. Dikush kërkon ta largojë, i gatshëm të bëjë çfarëdolloj gjëje për të mbrojtur sekretin e ishullit.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi



Titulli: Sekreti i engjëjve
Origjinali: Anglamakerskan
Gjinia: Roman
Autori: Camilla Lackberg
Shqipëroi: Adrian Besha
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2022
Fq. 500
Pesha: 0.502 kg
ISBN: 978-99943-0-663-3
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

E vendosur të fillojë një jetë të re, Eba kthehet në Valo, në ishullin e shkëlqyer të fëmijërisë, të shtrirë mbi shtëpizat e bardha dhe shkëmbinjtë e rrëpirët të Fjelbakës, në idilin e arkipelagut suedez. Dëshiron ta risistemojë koloninë që i përket dhe të cilën nuk e ka parë më që nga dita kur, një prag Pashke të shumë viteve më parë, familja e saj zhduket në hiç, duke lënë pas vetes vetëm një tryezë të shtruar për festë dhe një vajzë njëvjeçare që endej e përhumbur. Askush nuk i pa më përsëri; askush nuk qe kurrë në gjendje të përcaktonte se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Një mister që ngacmon ngaherë kërshërinë e Erikë Falkut, tani entuziaste që mund të rimarrë në dorë hetimin personal mbi atë histori të errët.
Por duket se për Ebën nuk ka qetësi.

Dikush kërkon ta largojë, i gatshëm të bëjë çfarëdolloj gjëje për të mbrojtur sekretin e ishullit. Pas një zjarri që shpërtheu natën, kërcënimet bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse: Eba tashmë ka humbur gjithçka, e megjithatë është ende dikush që dëshiron vdekjen e saj. Erikës dhe Patrikut nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bashkojnë forcat për të gjetur arsyet e një mllefi që vitet nuk e kanë fashitur, duke filluar nga një indicie e dobët: gjurmë të vjetra gjaku që punimet e restaurimit kanë nxjerrë në dritë në koloninë e Valosë. Njëfarë filli i kuq që zgjidhet në të kundërt, duke çuar në një të shkuar të largët kur, në fillim të shekullit të kaluar, Fjelbaka njohu një “fabrikuese të mistershme engjëjsh”.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zogu ogurzi, Camilla Läckberg

Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmija i fshehtë, Camilla Läckberg

Shkrimtarja e serisë së krirneve Erika Falk, tronditet kur zbulon një medalje naziste mes sendeve të nënës së saj të ndjerë. E frymezuar për të rrëmuar thenë në sekretet e familjes, ajo viziton një mësues histone në pension për të marrë përgjigje. Dy ditë më pas, ai vdes. Detektivi Patrik Hedstrom është me leje atësie.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rojtari i farit, Camilla Lackberg

Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000732

Botuesi: Onufri

Liqeni i erresires, Ruth Rendell

Gdhendja psikologjike e personazheve, mjeshtëria e rrallë e thurjes së subjektit, thjeshtësia mbresëlënëse e stilit dhe sidomos përplasja mes "anormalitetit" të individit dhe "normalitetit" të shoqërisë bëjnë që lexuesi "t'ia falë" shkrimtares fundin gjithnjë tragjik të personazheve të romaneve të këtij lloji.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Premtoj të gaboj, Pedro Chagas Freitas

Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat që i dridhen, me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Epshi, Elfriede Jelinek

Drejtori i një fabrike letre që ndodhet në një luginë alpine, i lajkatuar dhe i respektuar nga zona, pasi fabrika e tij i jep punë pjesës më të madhe të popullsisë lokale, personalisht është një njeri dorërrudhur, brutal, pa skrupuj, që shtyp punëtorët dhe nënshtron gruan e tij, Gertin, nën epshin e pangopshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Aleph

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Në gjurmët e një përralle, Jan-Philipp Sendker

Ndërkohë që kërkonte shpagim, befasisht dhe gradualisht do të njihet me një fëmijëri të vuajtur përtej asaj që mund të përfytyronte, me një durim të rrallë e me aftësi të pabesueshme të të atit, e mbi të gjitha me një dashuri të dëlirë e të sinqertë si ato që mund të lindin vetëm mes njerëzve që nuk kanë asgjë për të humbur.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Udhëtarja e kohës, Diana Gabaldon

1946: Kler Rendëll shkon në Malësinë Skoceze me bashkëshortin e saj, Frenkun. Ata duan të kalojnë një muaj mjalti të dytë, që t'i japin njëri-tjetrit të drejtën për të parë se sa i ka ndryshuar lufta, por edhe për t'i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre. Por, një pasdite, Kleri futet në një rreth gurësh dhe papritmas e sheh veten në vitin 1743.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Ditët e braktisjes, Elena Ferrante

Olga, një grua ende e re, e qetë dhe e kënaqur, aspak e plogësht në ambjentin e saj familjar, braktiset papritur nga i shoqi dhe rrokulliset në një vorbull të errët, por edhe të njohur nga drama njerëzore. Pasi mbetet e vetmuar me të dy fëmijët dhe qenin, e lënduar thellë shpirtërisht nga dhimbja dhe poshtërimi, nga Torinoja, ku është transferuar prej...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Dita Ditës, Terezia Mora

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd lojërash të një lagjeje të rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t'i përdorë ato në bisedat e përditshme.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Melankolia e qëndresës, Laszlo Krasznahorkai

 Romani i tij 'Melankolia e qëndresës' është një komedi e apokalipsit, një libër për një zot që jo vetëm deshton, por edhe nuk kthehet të bëjë llogaritë. Më pak maniak, më pak i ngërthyer se romani "Luftë dhe Luftë', 'Melankolia e qëndresës' ka elemente të romanit tradicional social.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)