Ne, fëmijët e kopshtit zoologjik të Berlinit, Christiana F.
  • Ne, fëmijët e kopshtit zoologjik të Berlinit, Christiana F.

Ne, fëmijët e kopshtit zoologjik të Berlinit, Christiana F.

Pegi

Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Christiana Vera Felscherinow-it dhe adoleshentëve të tjerë të Berlinit perëndimor, në fund të viteve 1970.

12,75 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ne, fëmijët e kopshtit zoologjik të Berlinit
Origjinali: Wir Kinder Vom Bahnhof Zoo
Gjinia: Autobiografi
Autori: Christiana F.
Shqipëroi: Marsela Likaj
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2022
Fq. 364
Pesha: 0.46 kg
ISBN: 978-9928-371-03-4
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Christiana Vera Felscherinow-it dhe adoleshentëve të tjerë të Berlinit perëndimor, në fund të viteve 1970.
Kristiana F. është katërmbëdhjetë vjeçe. Ka një baba të dhunshëm dhe një nënë të paaftë për ta mbrojtur. Një histori droge, prostitucioni dhe dhune. Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, provon për herë të parë alkoolin, hashashin dhe LSD-në dhe gjithë përvojat e saj janë përshkruar me imazhe evokuese. Që Kristina do të bëhet pre dhe e varur nga heroina ndihet qysh në faqet e para të librit dhe ndjesia e diçkaje tragjike dhe të pashmangshme mbizotëron në çdo fjalë të sajën. Kristiana rrëfen pamjen e zymtë të prostitucionit dhe xhiros së ndyrë të drogës rreth e përqark stacionit të metrosë të Kopshtit Zoologjik të Berlinit, por lexuesit do të shohin edhe sensin e komunitetit që zhvillohet mes Kristianës dhe miqve të saj.
Pikiata e saj e shpejtë drejt abuzimit me heroinën dhe prostitucionit është tronditëse, por mërzia, nevoja për t’u pranuar nga të tjerët, rreziqet drithëruese, madje edhe fiksimet muzikore që mbushin jetën e Kristianës janë të njohura për shumë lexues. Ky portret i luftës së Kristianës nuk është vetëm beteja e saj kundër varësisë nga heroina, por është historia e një adoleshenteje që kërkon të gjejë vetveten dhe vendin që i takon në këtë botë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928371034
ean13
9789928371034
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001026

Botuesi: Dituria

Asgjë me rëndësi, Justine Levy

Luiza dhe Adriani: një dashuri që duket e përjetshme dhe që papritmas shkërmoqet. Për Luizën do të jetë e vështirë që të kthehet nga humnera e depresionit, por "rimëkëmbja" do t'i shërbejë për ta parë jetën me tjetër sy.
4,25 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Vajza më e bukur e qytetit, Charles Bukowski

Të gjitha rrëfenjat e Bukovskit janë sa të vërteta, aq dhe të ndyra, dhe si të tilla e nderojnë letërsinë: ai tregon ato gjëra që të tjerët i zbukurojnë e i fshehin: dallimin e njerëzve për shkak të gjinisë, varfërinë e përditshme, dhunën dhe ndjenjat e atyre që kruajnë hundët.
12,75 GBP
More

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.
13,60 GBP
More

Botuesi: Morava

Çështja Finkler, Haward Jacobson

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.
7,65 GBP
More

Botuesi: UEGEN

Tradhëtia, Danielle Steel

Talli Xhouns, personazhi kryesor i romanit është grua e përsosur, regjisore e fulmit “Njeriu i rërës”, që rritet para syve tanë me thjeshtësinë dhe devtshmërinë për punë. Ajo është e bindur se e rrethojnë njerëz besnikë dhe të përkushtuar në punë, njësoj si ajo. Të tillë janë Hanter Llojd dhe Brixhitë Parker.
10,20 GBP
More

Botuesi: Papirus

Imperium, Ryszard Kapuscinski

Të gjitha në trajtën e refleksioneve vetjake, fryt i udhëtimeve në kohë të ndryshme. Kritika ka vërejtur në këtë libër (lexuesi do t'i hasë ato) "përcaktime të njimendta të paartikuluara më parë për regjimin tashmë të kapërcyer edhe në këtë pjesë të botës".
8,50 GBP
More

Botuesi: Zenit Editions

Udhëtim në fund të natës, Louis-Ferdinand Celine

Skandal që vërtet s'ka ndal! Udhëtimi selinean tej skajnatës mbetet unikal në historinë e shkrimit. Skandal i së Keqes dhe Mjerimit total, pllakosur sheshit jo si befasi të udhës, por si kanun kushtetues i ekzistencës dhe zemberek i vetë qenies, të cilit hipokrizia e dekorit të jargavitur moralist nuk i lëviz dot as qimen.
10,20 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Fundi i historisë së një dashurie, Graham Greene

Historia e një gruaje të humbur mes dy burrave, bashkëshortit dhe të dashurit, tregohet nga pikëpamja e të dashurit. Komploti është dramatik, karakteret janë krijuar me mjeshtëri dhe përfshihen në një histori njerëzore nga më të zakonshmet.
8,50 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Kokoro, Natsume Soseki

I gjurmuar nga sekrete tragjike që e kanë mbuluar gjatë gjithë jetës së tij me një hije të rëndë, Sensei me kalimin e kohës arrin t'ia hapë zemrën nxënësit të ri, duke i rrëfyer hapur pjesë nga jeta e tij studentore që i kanë lënë një ndërgjegje të trazuar faji, duke zbuluar kështu hendekun e pakapërcyeshëm ndërmjet dhimbjes së tij morale dhe përpjekjeve...
6,80 GBP
More

Botuesi: Aleph

Udhëtim pa mbarim, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.
7,23 GBP
More

Referenca: SKU000658

Botuesi: OMSCA-1

Uje per elefantet, Sara Gruen

Një nga kënaqësitë e shumta që të fal ky roman, është mundësia për të hyrë në një botë private e të koduar në mënyrë të çuditshme me ligjet e saj... Përshkrimi i kësaj bote është kaq tërheqës, i fuqishëm dhe i detajuar, sa nuk mund të shkëputesh as për një minutë të vetme nga ky libër i mrekullueshëm.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000603

Botuesi: Skanderbeg Books

Të njohësh një grua, Amos Oz

Agjenti i shërbimeve sekrete izraelite, Joel Ravid, duhet të ndërrojë banim dhe të jetojë në periferi pas daljes së tij në pension. Atij i duhet ta shkojë jetën me të bijën, të ëmën dhe të vjehrrën, pas vdekjes aksidentale të së shoqes.
10,20 GBP
More