Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Mallkuar qoftë ajo ditë, Xherald Gordon
  • Mallkuar qoftë ajo ditë, Xherald Gordon

Mallkuar qoftë ajo ditë, Xherald Gordon

UEGEN


Mallkuar qoftë ajo ditë u bë si një formulë pagëzimi për të giithë ata që donin të fshihnin te kaluarën disi të errët (jo vetem nga ngjyra).

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mallkuar qoftë ajo ditë
Origjinali: Mallkuar qoftë ajo ditë
Gjinia: Roman
Autori: Xherald Gordon
Shqipëroi: Klio Evangjeli
Shtëpia botuese: Uegen
Viti: 2007
Fq. 252
Pesha: 0.412 kg
ISBN: 978-99943-39-31-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Mallkuar qoftë ajo ditë u bë si një formulë pagëzimi për të giithë ata që donin të fshihnin te kaluarën disi të errët (jo vetem nga ngjyra).
A thua se Xherald Gordon do ta mbante shumë në shpirt përvëlimin e kësaj fjale të shenjtë, që, si padashur, merrte trajtën e mallkimit?
A thua se Entoni tragjik do të fshihej për një kohë të gjatë pas bardhësisë së egër diellore, për të ndjerë edhe pikën e fundit të së zezës në shpirtin e tij? A thua se vetë kjo "dhuratë e diellit përvëlonjës" do
ta bardhte më në fund shpirtin njerëzor?... Kilo Evangjeli vien edhe një herë me Mallkuar qoftë ajo ditë përpara lexuesit në shqip, më e freskët, e plotë dhe me një dritë të re.

Detajet e librit
UEGEN

Referencat specifike

isbn
9789994339310
ean13
9789994339310
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

S'ka shpresë, Collen Hoover

Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Vepra në të zezë, Marguerite Yourcenar

Duke krijuar personazhin e Zenonit, alkimist e mjek i Europës i shekullit të XVI, Marguerite Yourcenar s'na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm. Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, më gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Hajdutja e librave, Markus Zusak

1939. Gjermania naziste. Vendi mban frymën. Vdekja kurrë nuk ka qenë më e zënë me punë se tani. Lizeli, një vajzë nëntë vjeçare, jeton në rrugën Himel me familjen që e birësoi. Prindërit ia dërguan në një kamp përqendrimi. Lizeli vidhte libra. Kjo është historia e saj dhe historia e banorëve të asaj rruge kur nisën të binin bombat.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000861

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta e re, Orhan Pamuk

Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi." Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...
600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Nga goja e balenës, Sigurjó Birgir Sigurôsson (Sjón)

Është viti 1635, Islanda është një botë e errësuar nga bestytnitë , varfëria dhe mizoria . Burrat e shkencës mrekullohen me birin e njëbrirëshit , populli i varfër adhuron Virgjëreshën në fshehtësi dhe ngado ka libra dhe njerëz që digjen në pirgje .
1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2928

Botuesi: Tirana Times

Cdo gje qe kam e mbaj me vete, Herta Muller

Romani "Çdo gjë që kam e mbaj me vete" i Herta Müller është ngjarje. Në një roman poetik të jashtëzakonshëm, ajo tregon për fatin e një të riu nga Transilvania e Rumanisë në një kamp pune rus.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Kleopatra- Një jetë, Stacy Schiff

Libri "Kleopatra" sjell në jetë gruan më intriguese të historisë së botës: Kleopatrën, mbretëreshën e fundit të Egjiptit.
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Identiteti, Milan Kundera

Ndodh në disa situata, për një çast, të mos njohim personin që kemi pranë, kur identiteti i tjetrit befas fshihet si me dorë dhe ne nisim e dyshojmë edhe për tonin. Kjo ngjan edhe me çiftet – përnjëmend, sidomos me çiftet, sepse të dashuruarit i tremben më shumë se gjithçkaje tjetër të "humbasin nga sytë" të dashurin e zemrës.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Requiem, një shajni, Antonio Tabucchi

Në një gjendje midis vetëdijes dhe pavetëdijes, midis përvojës së reales dhe perceptimit të ëndrrës, pa qenë fare në gjendje të shpjegojë si e qysh, të dielën e fundit të një korriku, një njeri e sheh veten në mes të ditës në një Lisbonë të shkretë dhe zharitëse.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Jetë pas jete, Kate Atkinson

Po sikur të të jepet mundësia ta jetosh jetën përsëri e përsëri, deri sa, më në fund, ta bësh ashtu siç duhet? Po sikur të kemi një mundësi të dytë për gjithçka? Po sikur të kemi një pafundësi mundësish për ta jetuar jetën? A do të ishe gati ta shpëtoje botën nga fati i pashmangshëm? A do të doje?
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Pallati i dimrit, Eva Stachniak

Kur Varvarën, një vajzë të re jetime polake, e sollën për të shërbyer në Oborrin vezullues e të rrezikshëm të perandoreshë Elizabetës në Shën Petërburg, atë e mësoi vetë kancelari për mjeshtëri të ndryshme, nga arti i hapjes së çdo dryni tek arti për të bërë dashuri, duke i mësuar mbi gjithçka sesi të rrinte në heshtje... dhe të dëgjonte.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje