• Banner

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally
  • Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Lista e Shindlerit, Thomas Keneally

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e luftës të ushtrisë naziste.

11,90 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lista e Shindlerit
Original: Schlindler’s List
Gjinia: Roman
Autori: Thomas Keneally
Shqipëroi: Anisa Trifoni
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2021
Fq. 632
Pesha: 0.67 kg
ISBN: 978-0028-06-320-5
Ky libër është në gjuhën shqipe
Formati: Kapakë të hollë

Mbi librin

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e luftës të ushtrisë naziste. Edhe pse ai ishte njeri shumë i afërt me komandën naziste, arriti të shpëtojë nga dhomat e gazit, shumë më tepër hebrenj, se sa askush tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky roman, që nga njëra anë rrëfen kalvarin e vuajtjeve dhe dhimbjeve të hebrenjve në geton e vdekjes në Krakov dhe në kampin misterioz të punës jashtë qytetit, në Plaszow... nga ana tjetër, zbulon dimensionin human të jashtëzakonshëm të një individi, që shpëtoi jetë të shumta njerëzore, kur qytetërimi i ishte përkushtuar shkatërrimit.

Romani i Keneally-t nuk është thjesht një akt i zbardhjes së dëshmive tronditëse apo i kronologjisë së ngjarjeve në geton naziste në Krakov... por një vepër monumentale, që dëshmon me sinqeritet mbi personalitetin e industrialistit nazist Oskar Shindler, që i ktheu fabrikat e tij të emalimit në Poloni, në uzina për prodhimin e municioneve për makinerinë e luftës të ushtrisë naziste. Edhe pse ai ishte njeri shumë i afërt me komandën naziste, arriti të shpëtojë nga dhomat e gazit, shumë më tepër hebrenj, se sa askush tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky roman, që nga njëra anë rrëfen kalvarin e vuajtjeve dhe dhimbjeve të hebrenjve në geton e vdekjes në Krakov dhe në kampin misterioz të punës jashtë qytetit, në Plaszow... nga ana tjetër, zbulon dimensionin human të jashtëzakonshëm të një individi, që shpëtoi jetë të shumta njerëzore, kur qytetërimi i ishte përkushtuar shkatërrimit.

 

Mbi autorin

Thomas Keneally, romancier dhe dramaturg, lindi në Sydney të Australisë, në vitin 1935. U bë i famshëm në botë mbas botimit të romanit Arka e Shindlerit, që u shpall edhe fitues i Booker Prize, në vitin 1982. Për këtë roman, ai, u bazua në rrëfimet tronditëse të një të mbijetuari të Holokaustit. Dhjetë vite më vonë, regjisori i famshëm Steven Spielberg me subjekt të këtij romani, realizoi filmin Lista e Shindlerit dhe fitoi

çmimin e Akademisë për filmin më të mirë. Thomas Keneally është autor i shumë romaneve dhe është nderuar me çmimet: Miles Franklin, Booker, Los Angeles Times, Mondello International Prize.

Është anëtar i Akademisë Amerikane të Arteve, dhe ligjërues në Universitetin e Kalfornisë dhe është nderuar me medalje të shumta për kontributet e tij.

Portreti i tij është gdhendur si subjekt i një vule australiane prej 55 centësh.

Ai ka mbajtur poste të ndryshme akademike.

Thomas Keneally është 96 vjeç dhe është aktiv në jetën sociale. Jeton mes Australisë dhe Amerikës.

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9780028063205
ean13
9780028063205
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Nën hijen e kodrës së gjelave, Osvalds Zebris

Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s. Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit, duke hedhur kështu bazat...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Shërbëtorja, Frieda McFadden

Fshij e pastroj përditë fund e krye shtëpinë e bukur të Uinçestërve. Marr vajzën e tyre nga shkolla. Dhe gatuaj gjellë të shijshme për të gjithë familjen, para se të shkoj të ha vetëm në dhomën time të vockël në nënçati. Përpiqem të shpërfill faktin se Nina më ruan kur pastroj

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Mos mbill urrejtje, Angie Thomas

Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.

Çmimi 12,75 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Mosdija, Milan Kundera

Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë?

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Saga e familjes Marks, Juan Goytisolo

“Saga e familjes Marks” është një roman pikaresk për jetën e filozofit gjerman, por i ambientuar në kohën e rënies së Murit të Berlinit; një biografi letrare e themeluesit të socializmit shkencor dhe, në të njëjtën kohë, një reportazh i jashtëzakonshëm i situatës së rënies së regjimeve komuniste. 

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bard

Klepsidra, Danillo Kish

Danillo Kish është vlerësuar lart nga emrat më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore në botë, si Milan Kundera, Philip Roth, Joseph Brodsky, Susan Sontag etj. Romani i tij i parë, Mansarda, u shkrua në vitin 1960 dhe u botua më 1962.

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)