• Banner

Loja e Geraldit, Stephen King

Stephen King Dhe tani Xhesi nuk është më vetëm. E bllokuar në atë shtëpi, që do kthehet në burgun e saj, në njëzet e tetë orët që pasojnë, Xhesit do t’i duhet të përballet me frikërat e saj më të thella, ndërkohë që dera e pambyllur mirë, të cilën era e përplas me një tingull të kobshëm, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, një tmerri që kurrë s’e kishte imagjinuar.

13,60 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja e Geraldit

Origjinali: Gerald’s  Game

Gjinia: Roman

Autori: Stephen King

Shqipëroi: Albana Kozeli

Shtëpia botuese: Albas

Viti: 2021

Fq. 368

Pesha: 0.461 kg

ISBN: 978-9928-356-56-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Pa asgjë në trup veç një këmishe të hollë, Xhesi Bërlingemi e gjen veten të prangosur në shtrat, në një shtëpi të izoluar buzë liqenit. Jashtë endet një qen i uritur dhe, jo shumë larg, dëgjohet zhurma e një motosharre. Gruaja kishte pranuar që i shoqi, Geraldi, t’i vinte prangat për të bërë lojëra seksuale. Dikur, ndërron mendje dhe, ndërsa ai vazhdon të këmbëngulë në të tijën, ajo e godet me shkelm në stomak. Geraldi vdes papritur nga një sulm në zemër.

Stephen King Dhe tani Xhesi nuk është më vetëm. E bllokuar në atë shtëpi, që do kthehet në burgun e saj, në njëzet e tetë orët që pasojnë, Xhesit do t’i duhet të përballet me frikërat e saj më të thella, ndërkohë që dera e pambyllur mirë, të cilën era e përplas me një tingull të kobshëm, është një ftesë drejt një tmerri të pagjasë, një tmerri që kurrë s’e kishte imagjinuar. Ndërkohë që pllakos errësira, në atë dhomë gjumi grumbullohen hijet si një kërcënim i heshtur, teksa në kokë i kumbon një kor zërash që i këlthasin e i pëshpërijnë: “Gratë… vetëm në errësirë… janë si ca dyer të hapura… dhe nëse klithin duke kërkuar ndihmë, një Zot e di se ç’fantazma të llahtarshme mund t’u përgjigjen.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928356567
ean13
9789928356567
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000726

Botuesi: Onufri

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Aziatikë çmendurisht të pasur, Kevin Kwan

“Aziatikë çmendurisht të pasur” është romani debutues argëtues që rrëfen për tri familje super të pasura kineze dhe për thashethemet, përgojimet dhe makinacionet ë ndodhin kur një nga djemtë më të pasur të Azisë sjell në shtëpi të dashurën e tij KLA (kineze e lindur në Amerikë) për të marrë pjesë në dasmën e vitit.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Enigma e Qaf-it, Alberto Mussa

Kjo enigmë është vetë gjuha dhe kultura arabe: që nga origjina, traditat, mënyra nomade e jete-sës, haremet, simbolika, shkrimi si dhe variantet e shumta të një rrëfimi që në kohë të ndryshme duket i pamundur, duke e bërë në këtë mënyrë edhe më magjepsës.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.

Çmimi 5,78 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001490

Botuesi: Bota Shqiptare

Ditari i vampirit: Zgjimi, L. J. Smith

Elena është një vajzë e mrekullueshme, është e bukur, brilante, ka gjithçka në jetë. Por ditët e saj nuk janë aspak interesante. Kështu, duke kërkuar atë drithërimë të veçantë, fillon një marrëdhënie me stefanin misterioz.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëvëllai, Lars Saabye Christensen

Jeta e katër brezave të një familjeje të rëndomtë në Oslo, figura e Fredit, boksierit, ngjizur pas një përdhunimi të së ëmës në papafingon e shtëpisë dhe e vëllait të tij më të vogël, Barnumit, që do të bëhet më pas një skenarist i njohur i kinemasë norvegjeze, janë emocionues dhe me një forcë ngazëllimtare.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2459

Botuesi: Toena

Tinguj dhe plumba, Giuseppe Scelsi

Kur muri i fortë i ideologjive thyhet e bëhet copa, mijëra shqiptarë bien në një dëshpërim të thellë. Sistemi shkërmoqet, idetë dhe ndjenjat tronditen, ndërsa ngurtësia e një regjimi me dhjetëra vite i mbyllur në vetvete shpie në egërsimin e njerëzve.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 3,40 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2116

Botuesi: Papirus

Perandori, Ryszard Kapuscinski

Një Kapuściński vlen më shumë se një mijë shkrues qaramanë e fantazues. Gërshetimi i jashtëzakonshëm i gazetarisë dhe artit në veprat e tij na lejon të ndihemi më afër asaj që Kapuściński e quan pamjen e vërtetë të pashprehshme të luftës.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001069

Botuesi: Dituria

Suitë franceze, Irene Nemirovsky

Shkruar në zjarrin e historisë, romani "Suitë franceze" përshkruan pothuaj drejtpërsëdrejti eksodin e qershorit të vitit 1940, që përfshiu mes një rrëmuje tragjike familjet franceze të të gjitha shtresave, nga më të pasurat në më të thjeshtat.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)