• Banner

Jete dhe vdekje ne Ballkan, Bato Tomashevic

Një libër i shkëlqyer. Një histori njerëzore e një vendi të trazuar në një pjesë të keqkuptuar të Europës. Tepër i domosdoshëm për të gjithë ata që kanë të bëjnë më këtë rajon.

15,62 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jetë dhe vdekje në Ballkan, një sagë familjare në një shekull konfliktesh
Origjinali: Life and death in the Balkans, a family saga in a century of conflict
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Bato Tomasheviç
Shqipëroi: Xhevdet Shehu
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2009
Fq. 576
Pesha: 0.84 kg
ISBN: 978-99943-42-77-8

Komente mbi librin

"Një libër i shkëlqyer. Një histori njerëzore e një vendi të trazuar në një pjesë të keqkuptuar të Europës. Tepër i domosdoshëm për të gjithë ata që kanë të bëjnë më këtë rajon."

Hon. Anthony Monckton

"Ky është një libër magjepsës. Bato Tomasheviçi shpalos një histori tërheqëse, depërtuese dhe shpesh prekëse të historisë së pasur vetjake dhe familjare, si dhe të jetës dhe vdekjes së trazuar të vendit të tij. Këtu shpaloset gjithashtu një përshkrim i shkëlqyer i historisë njerëzore të Ballkanit të fillimshekullit të njëzetë. Midis një numri të madh librash të botuar mbi ish – Jugosllavinë gjatë 15 vjetëve të fundit, ky dallohet si një autobiografi prekëse që shpesh lexohet si një roman marramendës historik. Libri i Tomasheviçit hap një dritare unike në një botë të humbur të Ballkanit në kohët moderne."

Dejan Gjokiç, Universiteti i Londrës

Koment nga autori

Mendoj se libra si libri im (duke lënë mënjanë modestinë) i ndihmojnë lexuesit jo vetëm të njohin të kaluarën, por edhe të kuptojnë që ne mund të jetojmë në paqe me njëri – tjetrin. Ne kemi jetuar në paqe me njëri – tjetrin në të kaluarën, por për fat të keq historia e fundshekullit të kaluar na tregoi se ekziston gjithmonë mundësia që nëse politikanët përpiqen të përhapin urrejtjen në vend të dashurisë, sigurisht që mbërrijmë tek ajo që Millosheviçi krijoi në Ballkan.

Kam lindur në Kosovë në Mitrovicë dhe fëmijërinë time e kam kaluar në Kosovë mes shqiptarëve dhe e konsideroj atë një nga pjesët më të bukura të jetës sime. Im atë ishte mik i shqiptarëve, gjë që ishte e rrallë në atë kohë të ndodhte mes shqiptarëve dhe serbëve apo malazezëve. Kam qenë në Ballkan dhe nuk mund t'i shmangem atij e duke e parë në distancë kohore Ballkani është një nga pjesët më të turbulluara të botës mes konfliktesh dhe urrejtjesh. Kur u ula të shkruaja këtë libër nuk kisha për qëllim të bëja një libër historik, por jam i kënaqur që të gjitha ngjarjet ballkanike janë pasqyruar korrektësisht.

Mbi autorin

I lindur më 1929 në një familje malezeze në qytetin e vogël të Mitrovicës, deri në vitin 1945 jetoi në vende të ndryshme në Kosovë dhe Malin e Zi. Kur ishte 13 vjeç iu bashkua partizanëve të Titos dhe përjetoi drejpërdrejt tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Pas diplomimit për Drejtësi në Universitetin e Beogradit, më 1953 shkoi në Angli për dy vjet për studimin e anglishtes në Universitetin e Ekseterit, ku takoi gruan e tij të ardhshme, Madge Filips.

Si diplomat jugosllav në Londër, shoqëroi skuadrën e futbollit të Manchester United dhe i mbijetoi aksidentit ajror të Mynihut më 1958. Pas martesës, la shërbimin diplomatik dhe shkoi në Beograd ku punoi si gazetar dhe botues. Si drejtues i TV federal antinacionalist YUTEL, i cili përfundimisht u shkatërrua në Sarajevë, u ndoq penalisht nga regjimi i Millosheviçit dhe u detyrua të ikte me ngut nga vendi në vitin 1991. Ai dhe gruaja e tij shkuan në Angli dhe tashmë jetojnë në Ekseter.

 

Detajet e librit
SKU000874
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001159

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Diktatorët e Ballkanit, Bernd J. Fischer

Në këtë vëllim, autori ka paraqitur regjimet autoritare që janë vendosur në Ballkan përmes pasqyrimit të krerëve të këtyre regjimeve. Autori ka përshkuar një horizont të gjerë kohor, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, nga vendosja e diktaturave të djathta mbretërore deri në mbizotërimin e tiranisë sipas modelit stalinist.

Çmimi 15,09 
More
Artikujt e fundit në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Motra e humbur, Lucinda Riley

Maja, Alli, Stari, Sisi, Tigi dhe Elektra: secila nga gjashtë motrat D’Aplieze ka bërë një udhëtim të jashtëzakonshëm për të zbuluar origjinën e vet, por yjësia e Plejadave nga e cila kanë marrë emrat përbëhet nga 7 yje dhe askush nuk e ka zbuluar ende se kush është dhe ku gjendet motra e shtatë, Meropi.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Një takim, Milan Kundera

Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zhurma e bardhë, Don DeLillo

Xhek Gledni, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që ka kanë nga martesat e tyre të mëparshme.

Çmimi 11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Burra pa gra, Haruki Murakami

Varet nga personi, tha ai, se ç’lloj gë-njeshtrash do të thotë, në cilën situatë do t’i thotë dhe si do t’i thotë. Por në njëfarë pike të jetës, të gjitha femrat thonë gënjeshtra dhe ato gënjejnë për gjëra të rëndësishme. Gë-njejnë edhe për gjëra të parëndësishme, por ato nuk ngu-rrojnë të gënjejnë për gjërat më të rëndësishme.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Spiunia, Paulo Coelho

Paris, burgu Saint-Lazare, 1917. Një grua pret me krenari fatin e saj. Ka vetëm një dëshirë: që e bija të dijë të vërtetën, që të mos i besojë askujt veç së ëmës. Kështu, merr laps e letër për të treguar jetën e saj të guximshme dhe të përfolur.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kerol, Patricia Highsmith

Jeta e dy grave mori ngjyra të tjera, sapo sytë e tyre u ndeshën. Befas gjithçka ndryshoi dhe i dha realitetit të jetës së përditshme të tjera ndjesi, lumturinë, aventurën, emocionet dhe gjallërinë.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Numri zero, Umberto Eco

Një redaksi që mbledh lajme dhe që përgatit një gazetë të përditshme, e cila më shumë sesa informacionit i kushtohet shantazhit, hedhjes baltë ndaj të tjerëve, për interesat e ulëta të botuesit të saj.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Pas asaj vere, Carley Fortune

Për gjashtë vera, gjatë pasditesh të mjegullta në ujë dhe netësh të ngrohta në restorantin e familjes së tij, Persi dhe Semi kishin qenë të pandarë. Ajo miqësi u shndërrua në diçka më shumë para se të shkatërrohej në mënyrën më tronditëse.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000189

Botuesi: Ideart

Omerta, Mario Puzo

Bosi plak, Rajmondo Aprile, tashmë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi, për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo thërret nga Sicilia nipin e birësuar, Astor Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)