Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien
  • Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien

Vajzat e Fshatit, Edna O’Brien

Pegi

Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar.

10,41 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vajzat e Fshatit

Origjinali: The Country Girls

Gjinia: Roman 

Autori: Edna O’Brien

Shqipëroi: Parid Teferiçi

Shtëpia botuese: Pegi

Viti: 2021

Fq. 218

Pesha: 0.281 kg

ISBN: 978-9928-310-86-6

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

"Vajzat e fshatit” i botuar më 1960,është romani i parë i Edna O’Brien-it. Ai shkaktoi një skandal të madh në Irlandën katolike të asaj kohe, derisa u ndalua dhe botimi i tij. Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga nje fshat i Irlandës, krejt te ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar. Ketlini, ëndërrimtare dhe romantike, vuan për dashurinë e vërtetë, ndërsa Beba dëshiron veçse të përjetojë përvojat e një vajze beqare. Ndonëse janë të vendosura për të zotëruar botën, jeta e tyre do të pësojë kthesa të forta, ndaj vajzat duhet të mësojnë të gjejnë secila udhën e saj.

I shkruar me një stil të shkëlqyer,  “Vajzat e fshatit" ështe një prezantim i gjallë i ngjarjeve, njerezve dhe peizazheve të jetës së Edna O'Brien-it. Sa famëmadh, aq dhe famëkeq, ky roman u ndalua nga censura irlandeze për përmbajtje të qarta seksuale, madje u arrit deri në djegien e tij publike në një prej famullive të Irlandës.

Te vetmet çaste kur ndihem me fat që jam grua, janë ato në mbrëmje, kur tërheq perdet, heq rrobat e vjetra dhe bëhem gati për të dalë. Ngazëllimi rritet minutë pas minute. Kreh floket nën driten e llambës, dhe ata marrin ngjyrat e gjetheve të vjeshtës në diell. Ngjyej qepallat me lapsin e zi dhe mahnitem nga pamja misterioze që u dhuron syve. E urrej të qenit grua. E përciptë, e zbrazet dhe e cekët.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310866
ean13
9789928310866
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Kështu thua ti!, Connie Palmen

Ted Hughesi dhe Sylvia Plathi, çifti “i mallkuar” i letërsisë moderne, mbi të cilin la vragë të thellë vetëvrasja e Silvias vetëm tridhjetë vjeçe më 1963, ka frymëzuar gjithfarë spekulimesh dhe mitesh rreth martires së brishtë dhe xhelatit të saj të pashpirt.
9,37 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Stuhia e borës, Vladimir Sorokin

Në disa nga veprat e tij, Vladimir Sorokini shfaqet si kronist i një vendi të "shpikur" – Rusisë së ardhshme, ku jehon gjuha kineze dhe lulëzon high tech-u, por problemet e përjetshme të këtij vendi, si gjithmonë, nuk i lejojnë njerëzit të jetojnë njëlloj si gjithë të tjerët. Edhe në novelën "Stuhia e borës" paraqitet një pamje e po kësaj historie.
7,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Thërrmijat elementare, Michel Houellebecq

Dy gjysmëvëllezër, janë karakteret gati të vetmuara të këtij rrëfi mi. Mishel Zherzinski, një shkencëtar superan dhe Brunoja, një mësues i pafat. Ata janë të dy frute familjesh të ndara, dhe po aq ndarje dhe vetmi u derdh edhe shoqëria, pjesë e së cilës janë.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Sashenka, Simon Sebag Montefiore

Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historia, letra dhe raste që kam gjetur në arkiva dhe kam dëgjuar në intervista gjatë dhjetë viteve që jam marrë me studimin e historisë ruse.
19,78 
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Vajza e Pirenejve, Kristin Hannah

Romani “Vajza e Pirenejve” është një libër për luftën, lirinë, guximin dhe dashurinë. Ndjenjat më sublime të ndërfutura në vepër, gërshetohen me luftën dhe japin nuanca nga më të larmishmet.
14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rexhai Sydinaku, Arsen Lypeni në Stamboll, Peyami Safa

Arsen Lypeni në Stamboll!... Si? Arsen Lypeni, hajduti i famshëm francez, vagabondi i sjellshëm, emri i të cilit është përhapur në të gjithë Europën dhe që i janë përkthyer e shtypur të gjitha aventurat në shumë gjuhë?... Po, dora vetë!...
6,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Mes djemsh, Emma Noyes

Të gjithë janë pajtuar me këtë gjendje. Por një ditë, njihet me Adrian Silvasin, i vetmi që e nxit të dëshirojë shumë më tepër se thjesht miqësi. Prej atij çasti, Xhini fillon të vërë në pikëpyetje rregullat e veta.
12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.
13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Jashtë skene, Ahmet Hamdi Tanpinar

Jashtë skene, që fillimisht njohu dritën e botimit në numrat e gazetës "Yeni Istanbul", të vitit 1950, u botua për herë të parë si një vëllim i vetëm më 1973. Ai është pjesë e një trilogjie, bashkë me dy romanet e tjera "Kënga e Mahurit" dhe "Paqja".
8,33 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.
10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Valis, Philip K. Dick

Në mars të viti 1974, pas vetëvrasjes së një mikeshe dhe një vetëvrasjeje të dështuar, Kaladon Boli goditet nga një rreze kozmike që i transferon informacion mbi natyrën e gjithësisë.
8,33 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001210

Botuesi: Morava

Kur qau Nicja, Irvin D. Yalom

Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.
9,37 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.
5,73 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.
12,49 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000992

Botuesi: Dituria

Hija e erës, Carlos Ruiz Zafon

Jeta e Danielit, djalë i një librari, do ndryshojë pas vizitës që do bëjë me të atin në varrezën e Librave të Harruar. Nga ky çast, ngjarjet e mistershme të së kaluarës do të pasqyrohen në të tashmen.
13,01 
More
Ne gjendje