• Banner

Lugina e kukullave, Jacqueline Susann
  • Lugina e kukullave, Jacqueline Susann

Lugina e kukullave, Jacqueline Sussan

Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë.

1 100 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lugina e kukullave
Origjinali: Valley of the Dolls
Autori: Jacqueline Sussan
Shqipëroi: Aiola Zajmi
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Viti: 2009
Faqe: 488
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-41-53-5

Mbi librin

Një nga dhjetë librat më të shitur të të gjitha kohërave."Lugina e kukullave" është titulli i romanit sensacional të Jacqueline Susann, i botuar më 1966. Ai është vlerësuar si një nga romanet më të suksesshme të të gjitha kohërave. Më 1967, sipas subjektit të këtij romani u realizua filmi dramatik me të njëjtin titull,  ku interpretuan aktore të famshme të Hollivudit, si: Barbara Parkins, Sheron Teit dhe Pat Djuk.

Romani "Lugina e kukullave" pati një sukses të paparashikueshëm, që kur u botua për herë të parë dhe në vazhdimësi, duke u shitur mbi dhjetëra milionë kopje në mbarë botën. Si romani i parë i një autoreje femër, që arriti këto nivele të kaq të larta shitjeje, hapi rrugën edhe për autore të tjerë për të përshkruar me një penë të fuqishme letrare në librat e tyre jetën e vërtetë private të njerëzve të pasur e të shquar të Amerikës.

Në fillim, "Lugina e kukullave" nuk u pranua nga botuesit, subjekti u quajt si i papërshtatshëm për kohën. Por, kur, më në fund, libri u botua më 10 shkurt 1966, korri një sukses të jashtëzakonshëm me personazhet e guximshme dhe paraqitjen e tyre jotradicionale. Ndodhitë dhe krijimi i personazheve në libër, nga sa thuhet, është bazuar në jetën e vërtetë të "yjeve" të famshme të atyre viteve si: Nili O'Hara është frymëzuar nga Judy Garland, ai i legjendares Helena Louson të kujton Ethel Merman-in, kurse ai i yllit Xhenifer North, Carole Landis-in dhe Eni supozohet të jetë modeluar sipas karakterit të Grace Kelly-it.

Vepra pati një sukses të menjëhershëm, që e ruajti edhe me kalimin e kohës, duke thyer shumë rekorde shitjesh ndaj dhe u vlerësua si libër bestseller i përhershëm. Nga këndvështrimi kulturor, u bë një pikë referimi krahasuese, ndonëse disa e konsideronin mënyrën e të shkruarit të Susann-it si të pacipë. Romani sensacional i Jacqueline Susann-it shënoi lindjen e një lloji të ri romani.

 

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789994341535
ean13
9789994341535
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001366

Botuesi: Botimet Dudaj

Ha lutu dashuro, Elizabeth Gilbert

Nuk kam ndeshur deri tani ndonjë shkrimtare apo shkrimtar të ngjashëm me Gilbert – in... Proza e saj është një përzierje e zgjuarsisë, vëzhgimit të mprehtë dhe energjisë komunikuese, që e bën atë të parezistueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001989

Botuesi: Botimet Dudaj

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002049

Botuesi: OMSCA-1

Makina e Dashurisë, Jacqueline Susann

Bazuar në romanin "Makina e dashurisë" u realizua edhe filmi me të njëjtin titull. "Makina e dashurisë" rrëfen historinë e Robin Stounit, një person shumë karizmatik, që bëhet president i një rrjeti të fuqishëm TV e rreth të cilit vëmendja e grave është përherë e pranishme...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Bir i qiellit, Kenneth Oppel

Vetëm pasi Meti takon Kejtin pasanike dhe guximtare, do të kuptojë që fjalët e gjyshit të saj janë të vërteta, që krijesat ekzistojnë përnjëmend dhe janë krejtësisht të panjohura për botën e njerëzve.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2795

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije te cliruara, E. L. James, vol. 3

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Dhoma, Emma Donoghue

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Gungaçi, Roberto Arlt

Një vrasës mbart me vete një shkak të fortë për të justifikuar aktin e tij dhe i vetmi detaj që mundet ta zbulojë është një fletë ari në dhëmballë, ndërkohë që ekziston te gruaja që ka në dorë dorëzimin e tij një shkak më i fuqishëm për të mos e kallëzuar: dashuria.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Barni Panofski – i çatdhesuar kanadez, admirues finok i grave, shkrimtar, producent televiziv, tregimtar –vendos, më në fund, që të marrë penën dhe të hedhë në letër, kundërshtinë ndaj akuzave që i bëhen në autobiografinë e rivalit të tij.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000742

Botuesi: Onufri

Dhoma 411, Simona Vinci

Një grua shihet në pasqyrë, lakuriq në një dhomë hoteli, pikërisht në qendër të Romës, jo larg Panteonit. Ajo fillon të tregojë historinë e saj të dashurisë, por mund të ishte gjithashtu një tjetër histori: një tjetër dashuri dhe një burrë tjetër...

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: ACFOS-Albania

Palltoja qëndron ende varur, Ali Mustafa el-Misrati

“Palltoja qëndron ende varur” - tregime të shkurtra, nga autori libian me origjinë shqiptare (Arnaut), Ali Mustafa el-Misrati. Libri përmban disa tregime të shkurtra, të këndshme dhe të cilat nuk e lënë lexuesin të mërzitet. Ato tregime janë marrë nga jeta e popullit në Libi.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001145

Botuesi: Botimet Dudaj

Nuk do t'ju lë jetimë, Daria Bignardi

Ky libër, edhe pse rrëfen për një vdekje, flet për jetën. Dhe na thotë se është më mirë të japësh se të mos japësh, madje edhe atëherë kur gabohet. Nëpërmjet leksikut familjar, atij kodi privat fjalësh dhe mënyrash shprehjeje që e bën të veçantë çdo familje, "Nuk do t'ju lë jetimë" na tregon se sa e pasur mund të jetë jeta, edhe atëherë kur në të lenë...

Çmimi 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Sot po e marr pushim, Daria Bignardi

Ndërkohë që dialogu mes atyre të dyjave bëhet gjithnjë e më i ndezur, rruga e Galës kryqëzohet me atë të dy pacientëve të tjerë të psikanalistes Ana del Fante: të Biankës, një adoleshenteje që nuk arrin dot të shkojë më në shkollë, dhe të Nikolës, një playboy i papërmbajtshëm dhe viktimë e sulmeve të panikut.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Qielli i rremë, Julio Cortazar

Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen...

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)