Biblioteka e mesnatës, Matt Haig
  • Biblioteka e mesnatës, Matt Haig

Biblioteka e mesnatës, Matt Haig

Botart

I gjithë kalvari i jetëve që ajo provon ngre një pyetje tepër të rëndësishme: “Kur të jepen mundësi të pafundme, cila është mënyra më e mirë për të jetuar?”

149,50 SEK
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Biblioteka e mesnatës

Origjinali: The Midnight Library

Gjinia: Roman

Autori: Matt Haig

Shqipëroi: Besnik Rika

Shtëpia botuese: Botart

Viti: 2021

Fq. 304

Pesha: 0.448 kg

ISBN: 978-9928-341-30-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Jeta e Norës po shkon keq e më keq. Në mesnatën e ditës së fundit në këtë jetë, ajo e gjen veten në një bibliotekë. Aty i jepet mundësia të zhbëjë keqardhjet e saj dhe të provojë çdo jetë tjetër, që ajo do të kishte dashur të jetonte. 

I gjithë kalvari i jetëve që ajo provon ngre një pyetje tepër të rëndësishme: “Kur të jepen mundësi të pafundme, cila është mënyra më e mirë për të jetuar?”

Mbi autorin

Matt Haig është autori numër një bestseller i librave “Reasons to Stay Alive”, “Shënime për një planet nervoz” – botuar në shqip nga BOTART - dhe i shtatë romaneve për të rritur mjaft të vlerësuar, mes tyre: “Ways to Stop Time”, “The Humans” dhe “The Radleys”.

Biblioteka e Mesnatës ka qenë përzgjedhja e klubit të librave për emisionin “Midis Kopertinave” në stacionin televiziv BBC 2, dhe fitues i çmimit “Goodreads Choice Awards” si romani thriller më i mirë i vitit 2020. Leximi i librit në audio është bërë nga Carey Mulligan.

Haig ka shkruar edhe libra për fëmijë që janë vlerësuar me çmime. Një prej tyre, libri “A boy called Christmas” është realizuar film me metrazh të gjatë, ku kanë luajtur aktorë të mirënjohur. Më shumë se dy milionë libra të shkruar nga Haig janë shitur në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe mjaft libra të tij janë përkthyer në mbi dyzet gjuhë të huaja.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928341303
ean13
9789928341303
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Gruaja e togerit frëng, John Fowles

Ndër librat bestseller më të dashur në botë, "Gruaja e togerit frëng" është një nga romanet më interesante të letërsisë angleze bashkëkohore, në të cilin shkrihen mjeshtërisht ëndrrat joshëse dhe realiteti zhgënjyes.
138,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Lulja e dëborës dhe erashka sekrete, Lisa See

Në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në një provincë të largët të Kinës, një shtatëvjeçare me emrin Lili krijon një marrëdhënie emocionale me Lulen e Dëborës që zgjat gjithë jetën. Vit pas viti, Lili dhe Lulja e Dëborës këmbejnë mesazhe në erashkë, si rrëfim të shpresave dhe ëndrrave.
74,75 SEK
More

Botuesi: Dituria

Pafundësi, Masa Kolanovic

Ka dymbëdhjetë histori me një sërëtemash mbërthyese. Një teze e moshuar që i druhet varrosjes për së gjalli, vendos të marrë celularin e sajnë varr dhe u kërkon familjarëve ť'i telefonojnë një ditë pas funeralit. 
92,00 SEK
More

Referenca: K1R5P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Thirrja e engjëllit, Guillaume Musso

Në telefon ata kishin gjithë jetën e tyre... New York. Aeroporti Kennedy. Në sallën e mbipopulluar të pritjes, një burrë dhe një grua përplasen keq. Grindje e vogël, dhe secili vazhdon rrugën e tij. Madlina dhe Xhonatani nuk ishin takuar kurrë, nuk do të duhej të rishiheshin asnjëherë.
115,00 SEK
More

Botuesi: Pegi

Klara dhe Dielli, Kazuo Ishiguro

Po mire, zëre se u fute në njërën prej ketyre dhomave, - tha, - dhe zbulove një tjetër dhomë brenda saj. E brenda kesaj dhome, një tjetër serish. Dhoma brenda dhomave pareshtur. A mund të ndodhë po kështu me zemrën e Xhosit? Sado të endeshe nëpër keto dhoma, a nuk do të gjeje prapë dhoma të tjera, ku nuk je futur ende?
138,00 SEK
More

Shkrimtar i majave letrare, Ali Aliu

Ja përse, si kemi argumentuar edhe më parë, besojmë se Zija Çela është shkrimtar formati me qëndrim dhe vizion qartësisht të formuar ndaj njeriut dhe botës. Është përditshmëria, kërkimi dhe vetëkërkimi dramatik i saj që e nxisin dhe e shqetësojnë këtë shkrimtar, tema që e ndjell dhe përthith ndjeshmërinë e frymëzimit të autorit.
57,50 SEK
More

Botuesi: Toena

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.
115,00 SEK
More

Botuesi: Dituria

Gjithë brengat e mia të vogla, Miriam Toews

Elfi ka qenë gjithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim! Joli është motra e saj xhepshpuar. Ka fëmijë me baballarë të ndryshëm, një të dashur avokat, llogarinë gjithmonë bosh kurse sa për...
115,00 SEK
More

Botuesi: Dituria

Një nga ne fle, Josefine Klougart

Ndërsa kthehet në shtëpi, për të vizituar nënën e saj që po vdes nga kanceri, tregimtarja rrëfen një lidhje dashurie të shkurtër, të thellë, si dhe hidhërimin dhe zhgënjimin pas fundit te kesaj dashurie. Figuracioni mbresëlënës i librit dhe proza e shkëlqyer mbështesin temën kryesore: kontrastin tronditës midis kujtimit të figurave qe simbolizojne...
103,50 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të paharruarit, Lidia Jorge

Në agimin e datës 25 prill 1974, nën drejtimin e disa kapitenëve të ushtrisë të cilët ishin kundër luftës koloniale të Portugalisë dhe kundër regjimit diktatorial salazarist që mbizotëronte në Portugali prej vitit 1933, pesë mijë ushtarë hynë në Lisbonë, me tanke dhe të armatosur.
115,00 SEK
More

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.
115,00 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Dy botë paralele, Ali Smith

“Dy botë paralele” është një roman rreth gjithanshmërisë së artit, i mrekullueshëm, kompleks dhe postmodern. Është një bisedë e shpejtë e lakimit të zhanrit midis formave, kohërave, të vërtetave dhe trillimeve. Libri ka dy histori që gërshetohen me njëra-tjetrën si një spirale e dyfishtë.
138,00 SEK
More

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.
184,00 SEK
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjëra që nuk i thamë kurrë, Lucy Score

Përveç kësaj, Lina nuk krijon lidhje. Kurrë. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me një polic të këtushëm? As që bëhet fjalë. Sapo te gjejë atë që po kërkon, nuk ka ndërmend të qëndrojë më gjatë aty. Por Nokemauti ka mënyrën e tij për t'i bërë njerëzit për vete.
161,00 SEK
More

Botuesi: OMBRA GVG

Të droguar tek luksemburgasit, Jacques Steiwer

Koloneli Moulinar, është duke hetuar rrjetin e shpërndarjes së drogës në luksemburg,i cili ka filluar të marra përmasa shqetësuese. Droga dhe ngjarjet e tjera kriminale që po ndodhin njëra pas tjetrës e kanë prishur qetësinë e Dukatit të Madh, i cili tashmë ka rënë edhe nën ndikimin e rrjetit ndërkombëtar të ilaçeve. 
115,00 SEK
More