Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami
  • Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami
  • Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami

Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami

 Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.

7,93 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në vetën e parë njëjës

Origjinali: First Person Singular

Gjinia: Tregime

Autori: Haruki Murakami

Shqipëroi: Artan Kuçi

Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Viti: 2021

Fq: 152

Pesha: 0.210 kg

ISBN: 978-9928-221-48-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Kapërcime të tilla gjen thuajse në të tetë tregimet e kësaj përmbledhjeje, ato kanë të përbashkët perspektivën e tyre që është shpjeguar qysh në titull. Një i moshuar kthehet prapa në kohë: në rininë e tij, në historitë e tij të dashurisë, në formimin e parapëlqimeve të tij muzikore dhe kujton ngjarjet që shpesh shkojnë në kufirin e surrealizmit tipik të Murakamit.

Në mes të tjerave, në tregimin “Rrëfimet e majmunit nga Shinagava”, ndërsa qëndron në një banjë japoneze, narratori shoqërohet nga një majmun, i cili duket se është në gjendje të flasë. Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.

Komente

Ky libër ka sharmin dhe personalitetin e butë dhe të dashur të autorit, sa t’i argëtojë admiruesit e tij.

The Guardian

Murakami është i përbotshëm, jo sepse ai me vetëdije integron idetë dhe gjuhën perëndimore në trillimin e tij, por sepse puna e tij bashkon kulturat, ose ndoshta i kapërcen ato, duke sfiduar kohën, me ritmin e këngës pop, duke prekur ndjesi universale.

The New York Times

Këto tetë histori, të gjitha të treguara në vetën e parë, janë padyshim vetë Murakami.

The Washington Post

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221483
ean13
9789928221483
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000181

Botuesi: Ideart

Largesia mes nesh, Fiona Sampson

Ky roman në vargje i shestuar bukurisht, hapet me një histori dashurie në krizë, shtillet përmjet humbjes, rrezikut dhe sfidës ekzistenciale, dhe përfundon me një akt dashurie në një rrafsh njëherazi sensual dhe të imagjinuar. Kjo dykuptimësi të fton t'i përjetosh dilemat e të dashuruarve si të ishin të tuat: A mund të përjetohet afërsia vetëm përmes...
4,95 CHF
More

Botuesi: Dituria

Motra në hije. Historia e Starit, libri i tretë

Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. 
13,87 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëtimi i jashtëzakonshëm i fakirit që kishte ngecur në një dollap të Ikea – s, Romain Puertolas

Azhatashatru Lavash Pateli, një indian me profesion "fakir" e që jeton duke bërë truke, çohet një mëngjes dhe vendos se ka ardhur çasti për të blerë një shtrat të ri me gozhdë. Hap gazetën dhe gjen një ofertë joshëse: një shtrat me gozhdë (plot 15.000, për të qenë të saktë), për 99.99 euro. Një çmim me të vërtetë bindës, sidomos nëse paguhet me një...
8,92 CHF
More

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...
12,88 CHF
More

Referenca: K1R2P8

Botuesi: Bota Shqiptare

Magjia e dashurisë, Nicholas Sparks

Por kur dukej se jeta po i sillte vetëm gëzime, një e-mail misterioz, me përmbajtje shqetësuese do të shkaktojë një varg ngjarjesh që do të ndryshojnë rrjedhën e martesës së këtij çifti. Sa mirë e njohim ne atë që dashurojmë? Si të reagojmë ndaj dyshimeve të paevitueshme, frikërave që kanë lidhje me fëmijërinë, që na ngrenë pengesa që ndonjëherë na zënë...
9,91 CHF
More

Botuesi: Aleph

Të vdekurit, Christian Krachk

Mbërritja e të fejuarës së Nägelit, një yll kinemaje dhe po ashtu e gjigandit të filmit Charlie Chaplin që shfaqet çuditërisht i dhunshëm dhe tepër karizmatik, i ndërlikojnë së tepërmi planet e Nägelit dhe Amakasus dhe i detyrojnë ata të përballen me demonët e tyre . . . edhe me shkatërrimin. 
9,91 CHF
More

Referenca: SKU002018

Botuesi: Dituria

Nje tjeter pranvere, Gabriella Magrini

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.
7,93 CHF
More

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.
9,91 CHF
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Mëkate dimri, Lisa Kleypas

Të kalonte më shumë se një minutë në shoqërinë e viskontit do ta shkatërronte emrin e çfarëdolloj vajze, por jo atë të Evit, e sigurt që nuk donte të hynte në koleksionin e tij të zemrave të thyera.
11,89 CHF
More

Botuesi: Toena

Emri im është Doda, Lena Manda

Ai nuk arriti të përgjigjej. Haritina, duke rrezikuar ta shihte ndonjë nga shërbëtoret, që kishte shumë mundësi të çohej herët për të bërë punët, doli e zhveshur lakuriq nga dhoma dhe u mbyll në dhomën e saj. Pas saj doli Roberti për të gjetur cigaret dhe një gotë pije. I zhveshur lakuriq edhe ai, u ndal përpara dritares, zbrazi me një gllënjkë gotën dhe...
11,89 CHF
More

Botuesi: Aleph

Mikrokozmose, Claudio Magris

Claudio Magris, shkrimtar dhe gjermanist, një nga eseistët më të shquar bashkëkohorë dhe një nga studiuesit më gjenialë të letërsisë së Europës Qendrore, trashëgimtar i traditës së madhe kulturore triestine, lindi më 10 prill 1939 në Trieste. Bota e fëmijërisë dhe e adoleshencës së tij është pikërisht Trieste, qytet "kufiri" plurietnik dhe plurikulturor.
8,42 CHF
More

Botuesi: Te tjere

Kaos i qetë, Sandro Veronesi

Pietro Paladini, 43-vjeçari joshës dhe i pasur, që sapo ka humbur gruan e tij, pret çdo ditë, i çorientuar, brenda makinës së tij, vajzën e vet, Klaudia, teksa del nga shkolla. Ditën që do të duhej të bënin celebrimin e martesës, Lara, e shoqja, vdes. Miqtë, por edhe njerëz anonimë, shkojnë të flasin me të, e përqafojnë, ndajnë me të këtë kohë të pezullt.
13,87 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafka në breg, Haruki Murakami

Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.
17,84 CHF
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Në jug të kufirit, në perëndim të diellit, Haruki Murakami

Haxhime, një personazh flegmatik, i paqtë, i mbyllur në vetvete, si shumë prej heronjve në veprat e Murakamit, po i afrohet pa ngjarje të bujshme mesomoshës së tij. Ai ka një jetë të sigurtë, biznese të suksesshme, një familje të mrekullueshme, dhe i zhytur në rutinën e administrimit të bareve të tij të xhazit, nuk i kupton vitet që po i ikin pa ndjerë.
8,92 CHF
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Kur bie nata, Haruki Murakami

Ashtu, nëpër pezullinë e dritës përmbi errësirën, Murakamiia del të zbulojë kudo fosforeshencë, veçmas aureolat rrethnjerëzve, të cilat shkëlqejnë shumë më ndritshëm gjatënatës dhe kur ngatërrohen mes tyre, por që fiken agimevekur zëmë e nisim udhët tona të ndara.
8,92 CHF
More

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i parë, Haruki Murakami

“1q84” është një rrëfim që të deh, që luan me elementet dystopike të rimarra nga “1984” i Orwell-it, ku Q simbolizon pyetjet e së përditshmes sonë së beftë dhe domethënëse.
15,85 CHF
More