Kilometri 101, Maxim Osipov
  • Kilometri 101, Maxim Osipov

Kilometri 101, Maxim Osipov

Fenix

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kilometri 101 (kopertinë e trashë)

Gjinia: Tregime, Novela

Autori: Maxim Osipov

Shqipëroi: Elisa GjepaliJorgji Doksani

Shtëpia botuese: Fenix

Viti: 2019

Fq. 352

Pesha: 0.550 kg

ISBN: 978-9928-297-27-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi autorin

Maxim Osipov, i vitlindjes 1963, është shkrimtar dhe kardiolog, që ndan punën dhe përvojën e kërkimit shkencor midis Rusisë dhe SHBA-ve. I mbiquajtur Cehovi modern.Veç si kardiolog, është dhe botues i literaturës mjekësore, ku spikat libri i famshëm “Ekokardiografia”.  

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike.  Emri tij i shtohet asaj vijës së jashtëzakonshme ruse, doktor-shkrimtar. Ai ka fituar çmime të shumta dhe pjesët e tij teatrale shfaqen në mbarë Rusinë. 

Në vitin 2005, ndërsa punonte në spitalin rajonal në Tarusa, Maxim Osipov, si humanist vizionar, themeloi një fondacion humanitar për të siguruar mbijetesën e këtij spitali.Veprat e tij letrare janë përkthyer deri tani në më shumë se 18 gjuhë.  Aktualisht jeton në Tarusa, i njohur si qytet artistësh, pikërisht 101 kilometra nga Moska.

Detajet e librit
Fenix

Referencat specifike

isbn
9789928297273
ean13
9789928297273
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Qiellthyesi, Kenneth Oppel

Shumë shpejt, ai dhe e dashura, Kejt de Vries, përfshihen në një gjueti të rrezikshme të këtij thesari, së bashku me Halin, që hiqet si pilot i një anijeje ajrore të fuqishme, që i kap me lehtësi lartësitë dhe Nadirën, një vajzë rome misterioze, e cila pretendon se ka çelësin e thesareve të bllokuara në Hiperion.
6,80 GBP
More

Botuesi: Toena

E gjora vajzë e pasur, Lesley Lokko

Tri shoqe të lidhura nga një miqësi e vërtetë që në bankat e shkollës. Niki është vajza e një miliarderi, e cila kërkon dashuri dhe vëmendje nga i ati; Tori, e mbytur nga pesha e kujtimeve, është në kërkim të vetvetes; Kerin është e varfër, me një familje të çoroditur, por me një inteligjencë dhe vullnet të përkryer.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.
4,25 GBP
More

Botuesi: IDK

Gjyzlyket e arta, Giorgio Bassani

Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s'është veçse një kafshë? Sërish skena e romanit të Bassani-t është qyteti i qetë e i përgjumur i Ferrarës, në Itali, qyteti i tij i lindjes, me të cilin është e lidhur tërë vepra e shkrimtarit të madh italian.
5,53 GBP
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Lodra e tërbuar, Roberto Arlt

Në këtë roman, Arlt rrëfen me mjeshtëri prsionet ekstreme dhe kontradiktat e pazgjidhshme të jetës në mjedisin urban modern, ku fati i njeriut të thjeshtë ngjan i paracaktuar dhe përherë i zymtë.
8,50 GBP
More

Botuesi: Dituria

Dita e opricnjikut, Vladimir Sorokin

Dita e opriçnjikut është një roman "fantapolitik", një skenar që transplan-tohet në fundin e viteve 2020 prej historisë ruse të shekullit XVI, nën carin Ivan IV, që vendosi një regjim sundimi të pakufizuar dhe terrori mbi popullsinë e fisnikërinë dhe krijoi opriçnjinën, një organizatë që vepronte si gardë policore e sovranit.
6,80 GBP
More

Botuesi: Dituria

Të Drejtët, Jan Brokken

Dhjetë ditë e dhjetë net aktiviteti të ethshëm për të përfunduar një mision që më vonë ra në harresë të çuditshme, por që u siguroi lirinë më shumë se tetë mijë hebrenjve.
12,75 GBP
More

Botuesi: Shtëpia e Librit

Nivele jete, Julian Barnes

Te Nivele jete, Julian Barnes na jep ne Nadarin, balonistin dhe fotografin ajror pionier; na jep kolonelin Fred Burnaby, adhurues me ngurrim i ekstravagantes Sarah Bernhardt; pastaj, në fund, na jep historinë e pikëllimit të tij, të vëzhguar hollësisht.
5,95 GBP
More

Botuesi: Buzuku

Kupidët kokëkrisur, Jennie Dorny

Ndoshta nuk e dini, por mbi kokat tuaja, retë e llojeve dhe madhësive të ndryshme janë të banuara nga kupidët,këto qenie të përkushtuara ndaj dashurisë që, prej mijëvjeçarësh, i lëshojnë shigjetat e tyre në zemrat njerëzore.
5,95 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.
6,80 GBP
More

Botuesi: Pegi

Pa frymë, Lorenzo Amurri

Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë.
6,80 GBP
More

Botuesi: Dituria

Mirupafshim atje lart, Pierre Lemaitre

Mirupafshim atje lart është një roman emocionues dhe i guximshëm që rrëfen trazirat e periudhës së parë të pasluftës, iluzionet e armëpushimit, hipokrizinë e Shtetit që lëvdon të vdekurit, por harron të gjallët, neverinë e ngritur në virtyt.
12,75 GBP
More

Botuesi: Living

Toka amerikane, Jeanine Cummins

inda Perez jeton në qytetin e Akapulkos në Meksikë. Ajo ka një librari që e konsideron si strehën e saj të ëndrrave, një djalë, dritën e syve të saj dhe një bashkëshort të mrekullueshëm, i cili është një gazetar sypatrembur. NJë ditë, në librarinë e saj hyn një burrë, i cili blen dy nga librat e saj të preferuar. Ai quhet Havier dhe është erudit...
11,05 GBP
More

Botuesi: Toena

Theanoja, Ujkonja e Stambollit, Lena Manda

Kur të rimarrë veten asgjë nuk do të jetë më si më parë. Ajo natë do të lindë një ujkonjë. Kushdo që do t'i afrohet në të ardhmen për t'i bërë keq, do të copëtohet nga dhëmbët e saj të mprehtë. Dhjetë vjet më vonë, Theanoja do të përjetojë makthin e dëbimit për në Greqi dhe dhimbjen e shpërnguljes nga vendi ku kishte lindur; do të përballet me racizmin,...
10,20 GBP
More