• Banner

Misteri i kriptit të magjepsur, Eduardo Mendoza

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Misteri i kriptit të magjepsur 

Origjinali: El Misterio de la Cripta Embrujada

Gjinia: Roman

Autori: Eduardo Mendoza 

Shqipëroi: Bajram Karabolli

Shtëpia botuese: Onufri

Viti: 2021

Fq. 212

Pesha: 0.318 kg

ISBN: 978-9928-354-01-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.

Shkrimi i Mendosës, i butë dhe i lëmuar, është një shembull i shkëlqyer i kërkimit letrar personal, të qëruar prej çdo mimetizmi, i cili, pa i cenuar në një shikim të parë, thellohet te përmbysja e mënyrave tradicionale të tregimit dhe kësisoj arrin të hulumtojë si një detektiv i zoti. Një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore që i ka rrënjët më të thella te romani pikaresk dhe te modeli i Servantesit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928354013
ean13
9789928354013
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001364

Botuesi: Botimet Dudaj

Djallit i pëlqen e ëmbël, Lauren Weisberger

Bet Robinson, një njëzeteshtatëvjeçare nga Nju-Jorku, ish-nëpunëse banke që ëndërron të gjejë princin e kaltër, nuk arrin ta besojë kur merret në punë nga agjencia më e famshme e marrëdhënieve publike në Manhatan, me detyrën që të organizojë festat më të jashtëzakonshme.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Qyteti tjetër, Michal Ajvaz

Në këtë "himn melodioz" dhe të bukur të Pragës, Ajvaz ripopullon qytetin e Kafkës me fantazma, njerëz të çuditshëm, kafshë që flasin dhe statuja të parealizuara, që përgjojnë në periferinë e një qyteti shumë të njohur nga turistët.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.

Çmimi 4,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2968

Botuesi: Botimet Dudaj

Hija e tim vellai, Uwe Timm

Përse vëllai u regjistrua vullnetarisht në trupat SS? Ç'qëndrim mbajti ai në lidhje me detyrimin për të vrarë? Ç'mundësi iu dhanë apo nuk iu ofruan kurrë? Cila është pjesa e fajit dhe e veprimit të ndërgjegjshëm te prindërit që la pas? Një jetë e shkurtër që lë shumë pyetje të hapura.

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Mëngjes te Tiffany, Truman Capote

Një roman i këndshëm që tërheq çdo tip lexuesi dhe që jetën e përditshme e të zakonshme e shndërron në art. “Mëngjes te Tiffany” nuk është vetëm historia e Hollit, por e çdo vajze që i tejkalon konvencat shoqërore dhe e jeton jetën ashtu siç ka dëshirë.

Çmimi 8,52 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001315

Botuesi: Tirana Times

Njeriu është një fazan i madh mbi tokë, Herta Muller

Windisch e ka të kotë të japë thasë mielli dhe të paguajë, pasaporta e tij e premtuar nuk vjen që nuk vjen. E bija e tij, Amelia, i jepet milicit dhe priftit, pikërisht për këtë qëllim. Një ditë, ata do të nisen përmes hullisë së plasaritur gri të udhës që Windisch e bënte për të vajtur tek mulliri.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Dritë gruaje, Romain Gary

Asnjëherë s’e kam ditur tamam ç’do të thotë grua “shumë femërore” apo burrë “shumë burrnor”, nëse nuk është para së gjithash ai ose ajo që dashurojmë. Atëherë, më premto. Më premto se brengën tënde nuk do ta shndërrosh në lehtësi, në dredhi.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)