• Banner

Burri i saj, Luixhi Pirandelo

Ky roman, jo krejt i kuptuar në kohën e vet, shënon fazën tranzitore në krijimtarinë e Pirandelos kur autori kapërcen verizmin (forma që mori realizmi në letërsinë italiane në shekullin XIX, një realizëm me elemente natyralizmi) dhe kalon në modernizëm.

80,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Burri i saj

Origjinali: Suo marito

Gjinia: Roman

Autori: Luixhi Pirandelo

Shqipëroi: Klara Kodra

Shtëpia botuese: Erik Botime

Viti: 2014

Fq. 312

Pesha: 0.360 kg

ISBN: 978-9928-123-98-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Koha është prova e zjarrit për veprat e artit dhe i vetmi gjyq objektiv që u bëhet atyre. Pas më tepër se një shekulli, “Burri i saj”, i Luixhi Pirandelos i botuar në vitin 1911, i paraqitet horizontit të lexuesit të sotëm me një freski të veçantë aktuale, me problematikën që shtron; dilemën e grave që lëkunden midis afirmimit nëpërmjet karrierës dhe rolit të tyre në familje, shndërrimin e artit në mall, fuqinë e tmerrshme të medieve në prirjen e tyre skandalistike që nuk e respektojnë jetën e individit. Ky roman, jo krejt i kuptuar në kohën e vet, shënon fazën tranzitore në krijimtarinë e Pirandelos kur autori kapërcen verizmin (forma që mori realizmi në letërsinë italiane në shekullin XIX, një realizëm me elemente natyralizmi) dhe kalon në modernizëm.

Pirandeloja e nënvizon faktin se, ndërsa kafshët jetojnë vetëm për të jetuar, njeriu synon t’i japë një kuptim jetës, po nuk arrin të gjejë ideale të reja për të zëvendësuar idealet e vjetra të çmitizuara. Megjithatë, autori beson ende te një ideal arti, duke e parë artin si krijues të një gjithësie që lartësohet mbi realitetin. Ky roman paraqitet për herë të parë para lexuesit shqiptar. Ai i përgjigjet horizontit të pritjes së lexuesit kritik të sotëm (europian, po në veçanti edhe shqiptar), për problematikën, po edhe për realizimin estetik (është nga romanet më të veçanta të Pirandelos, po edhe nga më pak të studiuarit). Jemi përpjekur që stilin e veçantë të Pirandelos ku alternohen frazat e gjata me të shkurtrat, lapidaret, ironia, humori, dramatizmi, lirizmi, ta transplantojmë në gjuhën shqipe, pa e tradhtuar dhe duke ia ruajtur forcën komunikuese.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928123985
ean13
9789928123985
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Bota Shqiptare

Turni, Luixhi Pirandelo

Një baba i kursyer, don Ravi; një vajzë pa prikë dhe një kandidat i mundshëm, i shkëlqyer por i varfër. Lind kështu një planifikim okult për vijimësinë e rolit martesor: në fillim një burrë i pasur e i moshuar dhe pastaj, pas vdekjes së tij (mundësisht të shpejtë), një dashnor i ri.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Shalli i zi e tregime të tjera, Luigi Pirandello

Novelat e Luigi Pirandellos, pjesë e përmbledhjes "Shalli i zi e tregime të tjera" konsiderohen një ndër majat më të larta të tregimtarisë italiane. Të shkruara në fillim shekullin e XX, ato janë një radiografi e pamëshirmshme e marrëdhënieve njerëzore, arsye për të cilën mbeten kaq aktuale edhe sot.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000844

Botuesi: Dituria

Shakaja, Milan Kundera

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Tregtari, Joseph O'Connor

Është vera më e nxehtë që është parë ndonjëherë në Dublin, por Billi Suini, një tregtar mesoburrë, me një martesë të dështuar, karrierë të luhatur e shtëpi të rrënuar, nuk do t'ia dijë për të, në mendje i vlojnë një mijë e një mendime. Pas një përpjekjeje për grabitje, vajza e tij e vogël sulmohet dhunshëm nga një grup djemsh dhe bie në koma.

Çmimi 143,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, vol. 2, Donna Tartt

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Kurrën e Kurrës, Colleen Hoover

Tani Çarli dhe Sajlesi duhet të bashkëpunojnë për të zbuluar të vërtetën e asaj që po u ndodh, po sa më shumë që mësojnë për çiftin që kanë qenë… aq më shumë vrasin mendjen pse vazhdonin të qëndronin së bashku.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Transatlantiku, Witold Gombrowicz

I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Perandoria e Diellit, J. G. Ballard

Një libër nga ata që pasi e lexon, ke dëshirë ta lexojnë sa më shumë njerëz të tjerë, vepër e një shkrimtari të madh, e sjellë mjeshtërisht në shqip nga shkrimtari e përkthyesi Bashkim Shehu. Historia mbresëlënëse e një djali anglez njëmbëdhjetë vjeçar, Xhimit, që jetonte qetësisht bashkë me prindërit biznesmenë në Shangai.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Unë, vetja ime dhe dikush tjetër, Max Frisch

Teo Gantenbajn luan rolin e të verbrit. Njerëzit rreth tij besojnë se s'kanë nevojë t'i frikohen vështrimit të tij gjykues dhe fillojnë të zbulohen. Pikërisht verbëria e tij ia mundëson dashurinë e thellë ndaj aktores Lila dhe jetën e lumtur me të.

Çmimi 115,00 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pema

Ne, Evgenij Zamjatin

Evgenij Ivanoviç Zamjatin (1884-1937) është njëri ndër klasikët e modernitetit letrar të shekullit XX, jo vetëm në Rusi, por në mbarë botën.

Çmimi 126,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001580

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta dhe koha e Majkëll K, J.M.Coetzee

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Dhimbja, Marguerite Duras

"Dhimbja" na vë përpara një "çrregullimi të frikshëm të mendimit dhe ndjenjës". Në një Paris pranveror, të marrosur prej fundit të luftës, endet Marguerite Duras, e tronditur dhe e zymtë, si gratë e tjera të robërve dhe të deportuarve të luftës që presin lajme në Qendrën Orsej.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)