• Banner

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri
  • Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Bletërritësi i Alepos, Christy Lefteri

Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bletërritësi i Alepos

Origjinali: The Beekeeper of Aleppo

Gjinia: Roman

Autori: Christy Lefteri

Shqipëroi: Juliana Llabani 

Shtëpia botuese: Morava

Viti: 2021

Fq. 310

Pesha: 0.380 kg

ISBN: 978-9928-314-27-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në verën e vitit 2016 dhe sërish në vitin 2017, autorja e librit punoi si vullnetare në një qendër refugjatësh. Çdo ditë vërshonin në Greqi njerëz të rinj, familje të humbura dhe të frikësuara, kryesisht nga Siria dhe nga Afganistani. Atje kuptoi se njerëzit dëshironin t’i tregonin historitë e tyre. Pavarësisht pengesave gjuhësore, ata donin të flisnin - donin që të tjerët t’i dëgjonin, t’i shihnin. Fëmijët vizatonin figura; vizatonin tullumbace dhe pemë dhe poshtë tyre një çadër dhe një trup të pajetë. Ky ishte realiteti i tyre; kjo ishte ajo që kishin përjetuar.

Kur u khye në Londër C. Lefteri shpresoi që tmerri i asaj që kishte parë dhe dëgjuar të zbehej, por nuk ndodhi. Nuk mundi të harronte asgjë. Dhe kështu vendosi të shkruante një roman si një mënyrë për të treguar historitë e këtyre fëmijëve dhe këtyre familjeve.

“Pyes veten çdo ditë si arritëm këtu, si mund të jetë kaq mizore jeta. Mendimet që kam ma helmojnë zemrën dhe jam vetëm për vetëm me to. Jam i bindur se çdokush këtu po vuan ferrin e vet - është një burrë, që i mban gjunjët e mbledhur dhe e tund veten gjatë gjithë natës dhe këndon. Këndon një ninullë, që ma ngrin zemrën. Dua ta pyes se kujt ia ka kënduar atë ninullë dikur, ose kush ka qenë ai që ia ka kënduar atij këtë ninullë. Por kam frikë nga përgjigjja e tij dhe kështu, në vend që ta pyes, i ofroj cigare. Kjo është gjithçka që mund të bëj, sepse ai ndalon së kënduari për disa minuta, ndërsa pi duhan. Sa do të doja që të çlirohesha nga mendja ime, që të mund të isha i lirë nga kjo botë dhe të shpëtoja nga gjithçka që kam njohur dhe kam parë në këto vitet e fundit. Po fëmijët që kanë mbijetuar - çfarë do të bëhet me ta?! Si do t’ia dalin ata që të jetojnë në këtë botë?”

Detajet e librit
Morava

Referencat specifike

isbn
9789928314277
ean13
9789928314277
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Sekreti i rrobaqepëses, Fiona Valpy

Gjatë luftës, tri rrobaqepëset përballen me zgjedhje të pamundura kur veprimtaria e tyre e fshehtë i vë përballë rrezikut të madh. Të bashkuara nga besnikëria, të kërcënuara nga tradhtia, a do t’i mbijetojnë ato periudhës më të errët të historisë?

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dantella, Shirley Conran

Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin.

Çmimi 172,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrëfimi, John Grisham

Një njeri i pafajshëm është duke u ekzekutuar. Vetëm fajtori mund ta shpëtojë. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë. I mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Eleonorë Olifenti është shumë mirë, Gail Honeyman

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi...

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Lotët e babait tim, John Updike

Lotët e babait tim përfshin pesë novela, në të cilat Updike trajton disa tema, disa lidhje të ndërvarshme, prindërit, bashkëshortët, aventurat jashtëmartesore, fëmijët. Aty shfaqen thekshëm ndërlidhjet, marrëdhëniet, ndërveprimet, kundërveprimet, bashkëveprimet e tyre – duke u munduar për t'u shkëputur, dhe prapë duke u bashkëlidhur ose duke kujtuar me...

Çmimi 69,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Horizont i lëvizshëm, Daniele Del Giudice

Ndërkohë që rrëfen ekspeditën e tij në Antarktikë, Daniele Del Giudice ripërshkon itineraret sipas blloqeve të shënimeve të atyre ekspeditave të panjohura, me anije të mbytura, të bllokuara për muaj e muaj në mes të akujve, me ekuipazhe të papërkulur e marinarë në buzë të dëshpërimit apo të katandisur deri në çmenduri.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Zemërimi i engjëjve, Sidney Sheldon

Është kjo edhe historia e dy burrave të fuqishëm, me pushtet, Adam Uornerit, njeri i ndershëm dhe me integritet, i lindur për të udhëhequr vendin; dhe Majkëll Moretit, bindës, i çuditshëm dhe hakmarrës, një engjëll i zi që hap krahët e tij të tmerrit.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Versioni i Barnit është portreti brilant i një burri, të cilin Mordecai e krijoi unik e për të mos u harruar mnë kohë të kohërave. Ai është gjithashtu një histori e paharueshme dashurie, një histori mbi familjen dhe shoqërinë si pasuri e njeriut.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)