Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Bija e heshtjes, Kim Edwards
  • Bija e heshtjes, Kim Edwards

Bija e heshtjes, Kim Edwards

SKU000840
OMSCA-1

Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t’ju lënë pa fjalë.Në romanin “Bija e heshtjes”, Kim Edwards-i ka krijuar një tregim për keqardhjen dhe shpëtimim, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë sh

8,50 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bija e heshtjes
Autori: Kim Edwards
Shqipëroi: Adelina Albrahimi
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Viti: 2009
Fq: 432
Pesha: 0.52 Kg

Komente mbi librin

"Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t'ju lënë pa fjalë. Në romanin "Bija e heshtjes", Kim Edwards-i ka krijuar një tregim për keqardhjen dhe shpëtimim, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë shumë prekëse, ju do të rilexoni pjesëza të këtij romani, vetëm që ta rishijoni përsëri... Ky roman i shkruar bukur i ka të gjitha. Pak ditë pas botimit, libri filloi të ngjitej në klasifikim. Është një rast i jashtëzakonshëm i artit të fjalës. Ka diçka magjike e misterioze në këtë roman, dhunti të rrallë për t'i folur drejtpërdrejt zemrës së njerëzve."

The New York Times

"Çdokush do të mbetet thellësisht i prekur nga ky libër. Ka një forcë të jashtëzakonshme, është në gjendje të të ngashërejë dhe të të emocionojë. Mos e humbisni rastin."

The Washington Post  

"Një debutim i jashtëzakonshëm. Një roman i përsosur që e mban lart tensionin gjatë 400 faqeve, në sajë të një intrige që është në gjendje të rrëmojë në dritëhijet e shpirtit njerëzor."

Chicago Tribune

"Një botim i rrallë që ka pak pararendës. Përgatituni për faqe të paharrueshme. "Bija e heshtjes" është një libër mallëngjyes, ndriçues, i mahnitshëm."

USA Today

"Në këtë debutim Edwards-i... ka shkruar një libër që të ndrydh zemrën, duke këmbyer dritën me errësirën,  gjithë imagjinatë e që të mban në ankth. I këshillueshëm për diskutime për librat."

Library Journal

"Bija e heshtjes" shtjellohet rreth një ideje absolutisht hipnotizuese, duke ju zhytur thellë e pa kthim në jetët e ngatërruara të dy familjeve dhe në sekretin shkatërrues që bën hije mbi to."

Sue Monk Kidd

"Një debutim premtues... "Bija e heshtjes" është një kthim faqesh, një tregim i ndërtuar mrekullueshëm..."

Bookreporter.com

"Bija e heshtjes" është një dhuratë e mbushur me mister. Kim Edwards-i shkruan me mençuri të madhe dhe dashamirësi për familjen, zgjedhjet, sekretet dhe shpëtimin. Ky është një roman i mrekullueshëm zemërthyes, zemërshërues."

Luanne Rice

"Një histori dashurie, humbjeje dhe shpëtimi e endur ngjeshur."

Orlando  Sentinel

"Një roman shumë tërheqës i shkruar bukur. Me një përkujdesje që të çudit, Kim Edwards-i zbulon ndikimin e sekretit brenda një familjeje, që i sfidon kufijtë e dashurisë dhe të shpagimit."

Ursula Hegi

"Ky roman jo i zakonshëm është emocionues, interesant, i vrullshëm dhe plot me të papritura. Ajo qw lexon, tw mbetet nw mendje... Një rojë!"

Bobbie Ann Mason

"Çdokush do të preket nga fuqia e jashtëzakonshme dhe simpatia për romanin "Bija e heshtjes".

Washington Post

Mbi autoren

Kim Edwards u lind në 4 maj 1958, në Killen, Teksas. Kur ishte dymuajshe, familja u vendos në Nju-Jork, ku ajo u rrit.   Kim Edwards jep lëndën e letërsisë në Universitetin e Kentakit, Leksington, ku jeton bashkë me bashkëshortin e vajzat. Është autore e një përmbledhje tregimesh "The secrets of the fire king",  1997, finalist në çmimin prestigjioz PEN/Hemingway Award  dhe fituese e Whiting Award dhe e Nelson Algren. Romani i saj i parë "Bija e heshtjes" u bë një nga librat bestsellër më suksesshëm për "New York Times".

 

Detajet e librit
SKU000840
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Koha Ditore

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
6,80 GBP
More

Botuesi: OMBRA GVG

Lord Mord, Milos Urban

Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje.
8,50 GBP
More

Botuesi: Pegi

Leksione frymëmarrjeje, Anne Tyler

Leksione frymëmarrjeje i shkrimtares Anne Tyler, fitues i çmimit Pulitzer (1989), rrëfen historinë e gjithë jetës së një çifti, treguar gjatë një udhëtimi.
11,90 GBP
More

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.
8,50 GBP
More

Botuesi: Living

Parajsa e bardhë, Kristin Hannah

Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe.
11,90 GBP
More

Botuesi: OMSCA-1

Gardalina, Donna Tartt, vol. 1

Mjafton ta kesh në dorë për të kuptuar interesin mbarëbotëror që ka ngjallur ky libër, që të imponon një lexim shumëfaqësh. Dhe, nëse kësaj i shtojmë faktin se autores i janë dashur rreth dhjetë vjet për ta shkruar, atëherë kuptohet pse ky roman, "Gardalina", i ka paraprirë një suksesi të paralajmëruar.
8,50 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Vite të zbrazëta, Orhan Kemal

Gjyshja jote i mori prapë të gjitha. Me sa duket, i paska marrë hua nga miqtë dhe fqinjët, për sytë e botës. Dhe tani ua kthyen pronarëve. Kanë të drejtë, apo jo? Besoj se edhe ti je dakord që ato duhej të ktheheshin apo jo?
3,40 GBP
More

Botuesi: Morava

Pallati i dimrit, Eva Stachniak

Kur Varvarën, një vajzë të re jetime polake, e sollën për të shërbyer në Oborrin vezullues e të rrezikshëm të perandoreshë Elizabetës në Shën Petërburg, atë e mësoi vetë kancelari për mjeshtëri të ndryshme, nga arti i hapjes së çdo dryni tek arti për të bërë dashuri, duke i mësuar mbi gjithçka sesi të rrinte në heshtje... dhe të dëgjonte.
8,50 GBP
More

Botuesi: Living

Trashëgimia, Cynthia D’Aprix Sweeney

A do të mundet Leoja t’i shpëtojë familjarët nga rrënimi i pashmangshëm? Tani, të gjithë do të përballen me mëritë e vjetra, me të vërtetat e reja dhe gjithashtu, më në fund do të pranojnë zgjedhjet që kanë bërë në jetë.
11,05 GBP
More

Botuesi: Dituria

Dru qershie dhe ndjenja të vjetra, Marica Bodrozic

E perkthyer ne 10 gjuhe te Europes, Dru qershie dhe ndjenja te vjetra, rrëfen për një grua që kërkon mbështetje, në një botë plot probleme. Dhe i duhet të përballet me të shkuarën e saj, të ndrydhur për një kohë të gjatë, si dhe me kujtesën e copëzuar, nëse vërtet do të jetojë të sotmen.
6,80 GBP
More

Botuesi: IDK

Nga ana e princeshës së vdekur, Kenize Mourad

Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës.
12,75 GBP
More

Botuesi: IDK

Rasti i çuditshëm i vrasjes së qenit në mesnatë, Mark Haddon

Ky libër ka në qendër të tij një mister, por ndryshon nga gjithë librat e tjerë të këtij lloji. Sepse ai që përpiqet të zgjidhë misterin është Kristofer Bun, një djalosh pesëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga sindroma e Aspergerit, një formë autizmi, e që për pasojë, ka një raport mjaft problemor me botën.
7,65 GBP
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Bestiar, Juan José Arreola

Në alegorinë e bestiarit të tij takojmë erotizmin, të përditshmen, të tashmen dhe një të  shkuar të lavdishme. Një kopsht zoologjik surreal që kthehet në letërsi të kulluar.
6,80 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.
11,90 GBP
More

Referenca: 2081

Botuesi: OMBRA GVG

Deti, deti, Iris Murdoch

Kritika vë në dukje se këto romane shquhen për inteligjencën dhe elegancën e lartë me të cilin shkrimtari i ndërton personazhet dhe strukturat e veprës. Këto cilësi, shpesh përshkohen nga ndjenja e humorit të hollë dhe therës.
10,20 GBP
More

Referenca: K3R4

Botuesi: Skanderbeg Books

Bija e errësirës, Elena Ferrante

Ndërsa të bijat nisen për në Kanada për të takuar të atin, e ëma vendos të shkojë të pushojë për disa javë diku në bregdetin e Napolit, ku ka kaluar fëmijërinë e saj. Ne presim që gruan ta pushtojë melankolia dhe dhimbja, siç i ndodh çdo nëne kur i largohen fëmijët. Përkundrazi, ajo ndjehet e çliruar dhe e qetë.
5,95 GBP
More