• Banner

  • Ka mbaruar

Leke Bukurani. Dashi, Liviu Lungu

Në veprat e Liviu Lungu-t takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë  në kufijtë e lengjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qënë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peisazhe shqiptare, me dashuri shqiptare.

500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lekë Bukurani. Dashi
Autori: Liviu Lungu
Shqipëroi: Adriana Tabaku
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Viti: 2008
Faqe: 148
Pesha: 0.18 Kg

Mbi autorin

Liviu Lungu, ka lindur në Konstancë, më 15 prrill 1962. I jati i gjyshes nga ana e nënës, Andrei Vangjeli, tregëtar me origjinë nga Krina, e Gjirokastrës,  mbërriti në Rumani, dhe u vendos në Konstanca (1905). Gjyshja e tij, Sevasta, lindur në 1903 në Shqipëri, ishte fëmija i dytë. U martua në Konstancë dhe pati dy vajza, njëra syresh ishte, Aretia, e ëma e shkrimtarit Liviu Lungu. Në fëmijërinë e tij kanë lënë gjurmë rrëfimet e gjyshes, legjendat me lëndë shqiptare.

Libra të botuar: "Një i zbritur nga kali" 1996,"Ndodhi..." 1999,"Nikephoros Strede " 2000,"Marele falanster" 2001,"Lekë Bukurani. Dashi..." 2003,"Rrethimi i Kalasë Licoar" 2003,"Upailica Truputu" 2004, "Fshehtësisht, nga dashuria" 2005.

Koment mbi librin

"Në veprat e Liviu Lungu-t takojmë botën shqiptare të filtruar nga kujtimet afektive të gjyshes, një botë  në kufijtë e lengjendës dhe surreales. Ndonëse shkrimtari nuk ka qënë asnjëherë në Shqipëri, proza e tij popullohet nga personazhe shqiptare, me peisazhe shqiptare, me dashuri shqiptare. Prozatori ndërton një gjeografi shpirtërore, duke ruajtur të gjalla viset e ëndrrave të gjyshes, dashurinë për vendlindjen e munguar, dhe kërshërinë për të gjetur një pjesë të rrënjëve gjenetike..."

Dr. Luan Topçiu

"...Veçoria kryesore e Liviu Lungut është ajo e rrëfimtarit; një tregimtar i ngrohtë,  kaplues, që të mbërthen  me aftësitë e tij rrëfimtare, ai bën pjesë në shkollën e Mihail Sadoveanut... shkrimtari na kujton... që bota në të cilën jetojmë ka domethënie të thella dhe është merita jonë ta deshifrojmë atë. Liviu Lungu bën pjesë në ata shkrimtarë që na ndihmon të zbulojmë botën, domethëniet e fshehta të saj.."

Ileana Polovrageanu

 

Detajet e librit
SKU000838
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Dimri i njerëzve, Lionel Duroy

Marku, personazhi – shkrimtar pas të cilit fshihet vetë autori, ndërmerr një udhëtim në skutat më të errëta të Europës për të hetuar vetëvrasjen e para gjashtëmbëdhjetë vjetëve të Ana Mlladiçit, vajzës së dashur të Rado Mlladiçit, gjeneralit të ushtrisë serbe të Bosnjës, njeriut të rrethimit të Sarajevës, përgjegjës për mijëra të vdekur.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Bel Canto, Ann Patchet

Bel Canto ka ardhur për lexuesin si himn pasioni për muzikën dhe jetën, e që përjetohet me madhështi e elegancë nga çdo personazh i vizatuar me mjeshtëri në të gjithë strukturën e librit. Ndjesi të zjarrta, emocione tronditëse dhe boshllëkun që lë dhimbja, përcjell kjo vepër si fragment i simfonisë së jetës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Dona Flor dhe dy burrat e saj, Jorge Amado

Askush nuk habitet kur sharmanti e kokëforti Vadinjo dos Gimaraes, një kumarxhi i famshëm për humbjet e tij, vdes gjatë Karnavaleve. Vejusha e tij e përvuajtur, i kushtohet gatimit në shkollë dhe miqve të saj, të cilët e nxisin të rimartohet.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kaos i qetë, Sandro Veronesi

Pietro Paladini, 43-vjeçari joshës dhe i pasur, që sapo ka humbur gruan e tij, pret çdo ditë, i çorientuar, brenda makinës së tij, vajzën e vet, Klaudia, teksa del nga shkolla. Ditën që do të duhej të bënin celebrimin e martesës, Lara, e shoqja, vdes. Miqtë, por edhe njerëz anonimë, shkojnë të flasin me të, e përqafojnë, ndajnë me të këtë kohë të pezullt.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Shtatë të çmendurit, Roberto Arlt

Romani është i mbushur me monologë, që i shtyjnë personazhet në disa përsiatje, njëherazi të lajthitura dhe të mençura, në të cilat shtrohet çështja e çmendurisë absolute të shoqërisë, mizorisë së kapitalizmit, ftohtësisë së industrializimit dhe teknologjisë, duke i vënë ato në kontrast me dobësinë dhe brishtësinë e njeriut të vdekshëm që i ka krijuar. 

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Për dashurinë dhe demonë të tjerë, Gabriel Garcia Marquez

Më 1942, gjatë punimeve në një kuvend të Amerikës Latine, dolën në dritë eshtrat e një adoleshenteje, Sierva Maria de Todos los Angeles. Floknaja e saj e mahnitshme arrinte 22 metra gjatësi... Romancieri i Gjenerali në labirintin e tij e ka nxjerrë vallë këtë zbulim të çuditshëm nga imagjinata e tij flakëruese?

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001486

Botuesi: Bota Shqiptare

Kazablanka, Jordan Popov

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët".

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Parfumi të njeh, Cristina Caboni

Por për Elenën, ky udhëtim do të thotë diçka më shumë; ajo do të gjejë përgjigjen që e kërkon prej vitesh. Sepse parfumi është shtegu që duhet ndjekur, por vetëm kur e kuptojmë se kush jemi në të vërtetë, mund t’ia dalim në krye dhe të prekim esencën tonë të pastër.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)