Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,94 CHF
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,40 CHF
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,91 CHF
More
Të gjithë artikujt më të shitur
per hir te emrit, jhumpa lahiri
  • per hir te emrit, jhumpa lahiri

Per hir te emrit, Jhumpa Lahiri

SKU000833
OMSCA-1

"Per hir te emrit” eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj.

7,93 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Për hir të emrit
Gjinia: Roman
Autori: Jhumpa Lahiri
Shqipëroi: Ledia Agolli
Shtëpia Botuese: OMSCA-1
Viti: 2009
Faqe: 308
Pesha: 0.38 kg

Mbi librin

Në qendër të romanit është familja indiane Ganguli. Fatin e mëtejshëm të kësaj familje, e cila emigron në SHBA, e vendos burri, profesor në një nga Universitetet më në zë të Bostonit. Vendosja në mjedisin të ri, lindja e dy fëmijëve, kontraditat midis brezave, malli për vendin që kanë lënë, sukseset që arrijnë në vendin ku kanë ardhur, vendosja e një emri që i lidh me të kaluarën, por që krijon "konflikt" me të tashmen. Mbi këto ide autorja Jhumpa Lahiri, fituese e çmimit Pulitzer, na ka dhënë librin e saj të suksesshëm "Për hir të emrit", i përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Komente mbi librin

"Një roman i bukur nga një shkrimtare e madhe."

Washington Post

"Një lulëzim i plotë i talentit të saj."

New York Times

"E ngarkuar emocionalisht dhe thellësisht e mprehtë, proza e Jhumpa Lahirit na ofron pamje të përsosura të jetëve dhe karaktereve të personazheve të saj."

Philadelphis Inquirer

"Jhumpa Lahiri është një shkrimtare instinktive... dhurata që na ka bërë me këtë libër, e bën edhe më simpatike."

The Motion

"E shkruar me elegancë, edhe gjatë rileximit nuk mund t'i shtosh a t'i heqësh asgjë këtij romani shumë tërheqës."

New York Times Book Review

"Jhumpa Lahiri është një romanciere e pakrahasueshme, e rangut të parë."

San Diego Union – Tribune

"Një zë i fuqishëm dhe origjinal."

Star Tribune

Mbi autoren

"Per hir te emrit" eshte romani nga Jhumpa Lahiri, fituese e cmimit Pulitzer. E ngarkuar emocionalisht dhe thellesisht e mprehte Jumpa na ofron pamje te persosura te jeteve e karaktereve te personazheve te saj. Jhumpa Lahiri ka lindur më 1967 në Londër, Angli.

Ajo është diplomuar në Kolegjin Barnard për letërsinë angleze, si dhe në Universitetin e Bostonit për krijimtarinë letrare, për studimet krahasuese në letërsi dhe studimet për Rilindjen. Jhumpa Lahiri  ka dhënë leksione për krijimtarinë letrare në Universitetin e Bostonit. Libri i saj i parë me tregime "Interpreter of Maladies" ka fituar çmimin prestigjioz "Pulitzer" në vitin 2000. Ka marrë edhe shumë çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Jeton në Nju-Jork me të shoqin dhe djalin.

 

Detajet e librit
SKU000833
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Tetë malet, Paolo Cognetti

Pietroja është një djalë qyteti, vetmitar e paksa idhnak. E ëma punon në një konsultore periferie dhe dhuntia e saj është të shqetësohet për të tjerët. I ati është kimist, një njeri sedërmadh e magjepsës, që kthehet nga puna në shtëpi çdo ditë i xhindosur.
9,91 CHF
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.
14,86 CHF
More

Botuesi: Toena

Shkelja e kurorës, Paulo Coelho

Linda është 31 vjeç dhe në sytë e të gjithëve jeta e saj është e përsosur. Ajo banon në Zvicër, në një nga vendet më të sigurta të botës, ka një martesë të fortë dhe të qëndrueshme, një burrë që e do shumë, fëmijë të këndshëm që sillen mirë, si dhe punën e saj si gazetare në një të përditshme të rëndësishme.
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Një grua tjetër, Emmanuele Bernheim

Dhe, pak nga pak, dashuria e Tomasit mbush tërë jetën e Klerit, të cilës i pëlqen ta imagjinojë jetën e të dashurit deri në detajet më të imëta. Dhe veçanërisht gruan e tij. Në të vërtetë, Tomasi nuk rri kurrë më shumë se një orë e gjysmë me Klerin, sepse duhet të shkojë pranë gruas dhe fëmijëve të tij.
4,95 CHF
More

Referenca: SKU001105

Botuesi: Dituria

Komploti kundër Amerikës, Philip Roth

Autori niset nga një trillim artistik për të rrëfyer se çfarë i ndodhi familjes së tij gjatë viteve '40, kur hebrenjtë amerikanë patën motive të forta për t'iu trembur më të keqes.
7,93 CHF
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Liria, Jonathan Franzen

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t'u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të...
17,84 CHF
More

Botuesi: IDK

Bir, Andrej Nikolaidis

"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer. Nga ky këndvështrim romani i Andrej Nikolaidisit shkon e rrok një dimension ballkanik, duke qenë se personazhi i tij mund të ishte edhe shqiptar, serb, boshnjak, maqedon e kështu me...
5,95 CHF
More

Botuesi: PA

Lifti i Schindlerit, Darko Cvietiq

Një lift, që bart njerëz, orendi, gjithçka nëpër trembëdhjetë kate të një ndërtese të kuqe, bart kohërat, bart llafe,kufoma dhe tabute, fëmijë me e pa kokë …
6,94 CHF
More

Botuesi: Dituria

E bardha që vret, Robert Galbraith

Kur një djalosh i trazuar,  i quajtur Billi, i kërkon Kormoran Strajkut ta ndihmojë që të hetojë një krim që ka parë kur ishte fëmijë, detektivi mbetet thellësisht i tronditur. Edhe pse Billi ka probleme mendore dhe nuk mund të kujtojë detaje konkrete, ka diçka të sinqertë tek ai dhe historia e tij. Por para se Strajku ta pyesë më tej, Billi trembet dhe...
17,84 CHF
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Ëndrrat e ujqve, Yasmina Khadra

Si u kthye djali i pashëm që shoqërohej me poetët dhe ëndërronte famë e pasuri në biznesin e filmit, në një vrasës mizor që masakronte gra e fëmijë pa iu dridhur dora? "Ëndrrat e ujqve" tregon shndërrimin e tij me hollësi magjepsëse dhe gjuhë të gjetur.
9,91 CHF
More

Botuesi: Pegi

Kam shumë për të thënë, Christophe Van Gerrey

Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre.
5,95 CHF
More

Botuesi: Pema

Profeti, Libani yt dhe Libani im, Kahlil Gibran

Temat mahnitshëm shtjellojnë çështje kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesën, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe Dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe Dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe Pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të Mirën dhe të Keqen, Lutjen, Kënaqësinë,...
6,94 CHF
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU000484

Botuesi: OMSCA-1

Një mijë diej vezullues, Khaled Hosseini

"Gjuetari i Balonave" ishte një befasi. Bota afgane na është dukur gjithmonë mes luftës, terrorizmit dhe interesave të shteteve mëdha. Ndërsa autori Khaled Hosseini tregoi se aty ndjenjat nuk kishin vdekur.
9,91 CHF
More

Referenca: SKU001169

Botuesi: Bota Shqiptare

Dallëndyshet e Kabulit, Yasmina Khadra

Drithërues... I fuqishëm, surreal... Një meditim i sakrificës së fundit të dashurisë... Khadra me mjaft mjeshtëri zbulon shkatërrimin e marrëdhënieve njerëzore në një shoqëri mbytëse.
6,94 CHF
More

Referenca: 2712

Botuesi: Bota Shqiptare

Kusherira K, Yasmina Khadra

Mbyllur në vetminë e tij dhe i përhumbur nga kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë, një njeri kujton. Fëmijëria nuk është gjithmonë një parajsë e humbur. Përkundrazi, ajo mund të jetë një botë e përbërë nga padrejtësia dhe makthet.
4,95 CHF
More

Botuesi: OMSCA-1

Dhe malet oshëtinë, Khaled Hosseini

Autori nr. 1, më i shituri në Nju Jork, Khaled Hosseini vjen sërish me një libër të ri pas gjashtë vjetësh. Një libër emocional, provokues dhe i paharrueshëm, që përshkruan se si dashurojmë, si kujdesemi për njëri – tjetrin dhe se si zgjedhjet që bëjmë reflektohen brez pas brezi.
9,91 CHF
More