Gjithë brengat e mia të vogla, Miriam Toews
  • Gjithë brengat e mia të vogla, Miriam Toews

Gjithë brengat e mia të vogla, Miriam Toews

Dituria

Elfi ka qenë gjithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim! Joli është motra e saj xhepshpuar. Ka fëmijë me baballarë të ndryshëm, një të dashur avokat, llogarinë gjithmonë bosh kurse sa për karrierë nuk bëhet fjalë. 

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Gjithë brengat e mia të vogla

Origjinali: All my puny sorrows

Gjinia: Roman

Autori: Miriam Toews

Shqipëroi: Oriana Tamburi

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2021

Fq. 351

Pesha: 0.458 kg

ISBN: 978-9928-292-96-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi  librin

Elfi ka qenë gjithmonë më e bukura. Ajo ka stil, ide brilante, kur e dëgjon, mban ijët me dorë; kryeqytetet e botës e mbulojnë me para, mjaft që ajo të luajë në piano. Po burrat? Burrat i bien në gjunjë, pa përjashtim! Joli është motra e saj xhepshpuar. Ka fëmijë me baballarë të ndryshëm, një të dashur avokat, llogarinë gjithmonë bosh kurse sa për karrierë nuk bëhet fjalë. 

Dhe ç’na qenka tani kjo histori që Elfi dëshiron të vdesë? Menjëherë, pikërisht në këtë çast, dy javë pas një turneu shumë të rëndësishëm. 

“Elfi, po e kupton se sa shumë do më marrë malli?” Cilat janë fjalët që duhen thënë që të shpëtohet një jetë? Joli e ngacmon, e ngushëllon, e qorton të motrën, sulmon psikiatrin e spitalit, nuk di më çfarë të bëjë. Ajo komploton me të ëmën, me tezen, Tinën, me burrin shkencëtar e të ndrojtur të Elfit, me Klaudion, agjentin italian, dhe mes darkave me alkool, mesazheve me fëmijët dhe ish-burrat, buzëqeshjeve dhe lotëve pafund, të gjithë përpiqen të bindin Elfin të mos e ndërmarrë veprimin ekstrem. Dhe në këtë duel të gjatë fjalësh, përkëdheljesh, humori të zi festohet e i ngrihet himn dashurisë dhe energjisë së nevojshme për të pranuar dhuratën e brishtë të jetës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292964
ean13
9789928292964
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Guri i durimit, Atiq Rahimi

Diku në Afganistan ose gjetkë, në mes të luftës civile, një grua kujdeset për burrin e saj, i cili, pasi ka marrë një plumb në qafë, ndodhet në gjendje kome. Ajo vuan gjithë vuajtjet e botës, në pritje të asgjëje. Në harmoni me këtë hapësirë të zhveshur e të zbrazët, Atiq Rahimi shprehet përmes fjalish të shkurtra emërore dhe të përsëritura.
5,95 CHF
More

Referenca: SKU001063

Botuesi: Dituria

Gramatika është një këngë e bukur, Erik Orsenna

E ku është parë ndonjëherë një ishull me dyqane ku shiten fjalë, me zyrën e bashkisë ku martohen emrat me mbiemrat, me një spital për fjalët e ligështuara dhe me një fabrikë për të ndërtuar fjali?
2,97 CHF
More

Referenca: 2557

Botuesi: Pegi

Parajsa e gogoleve, Daniel Pennac

Daniel Pennac ka botuar mbi 30 libra duke përfshirë këtu romane për të mëdhenj e të vegjël, eseistikë dhe libra me ilustrime. Ka fituar çmime të rëndësishme, ka qenë autor bestseller ndërkombëtar dhe është përkthyer në mbi 30 gjuhë.
7,93 CHF
More

Botuesi: Dituria

Trilogjia e mjegullës, Carlos Ruiz Zafon

Në Kalkutën e vitit 1916, një tren në flakë shqyen natën, ndërsa binjakët e porsalindur, Beni dhe Sheri shpëtojnë për mrekulli. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, thëngjijtë e atij zjarri kthehen e nisin sërish të digjen rreth dy të rinjve, duke shënjuar fatin e tyre.
14,86 CHF
More

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
14,86 CHF
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nazisti dhe berberi, Edgar Hilsenrath

Me sa duket, romancieri Edgar Hilsenrath ka arritur të pamundurën me romanin e tij 'Nazisti dhe berberi' - një satirë për hebrenjtë dhe SS-ët... një roman aventurash, i përgjakur, grotesk, i çuditshëm dhe njëkohësisht me një lakonikë mizore, që rrëfen me një humor të zi për kohë të errëta.
9,91 CHF
More

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...
11,89 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Përse e vrava shoqen time më të mirë, Amanda Michalopoulou

Përse e vrava shoqen time më të mirë”, është një vepër e vendosur në sfondin e ngjarjeve më të nxehta të historisë politike të Greqisë, të protestave radikale të viteve '70 dhe të botës së artit, është një vepër që të fton për të eksploruar rreziqet që vijnë nga aktivizmi por edhe për transformimin, kënaqësitë dhe xhelozitë e lidhjeve të ngushta miqësore.
9,91 CHF
More

Botuesi: Dituria

Vila e Pëlhurave, Anne Jacobs

Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave.
14,86 CHF
More

Botuesi: Dituria

Bonavia, Dragan Velikić

Jeta është një këmishë force në çfarëdolloj dimensioni ku enden personazhet e tij: Beograd, Zemun, Vjenë, Boston, Kaliforni; ndërsa Vdekja krijon atë ekuilibër që jeta është e pazonja t’iu ofrojë të gjallëve në endjen e tyre.
8,92 CHF
More

Botuesi: Dituria

David Golder, Irene Nemirovsky

Romani David Golder, me një seri personazhesh ekstravagante dhe emocionesh tronditëse, të kujton vepra të Balzakut të mbushura me lakmi dhe mizori, si Xha Gorio dhe Kushërira Beti. Veçanërisht faqet e fundit të David Golder janë po aq tërheqëse sa çdo gjë tjetër që Némirovsky ka shkruar.
6,94 CHF
More

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...
5,95 CHF
More

Botuesi: Living

Lajla, Colleen Hoover

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.
11,89 CHF
More

Botuesi: OMBRA GVG

Qyteti tjetër, Michal Ajvaz

Në këtë "himn melodioz" dhe të bukur të Pragës, Ajvaz ripopullon qytetin e Kafkës me fantazma, njerëz të çuditshëm, kafshë që flasin dhe statuja të parealizuara, që përgjojnë në periferinë e një qyteti shumë të njohur nga turistët.
6,94 CHF
More