• Banner

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

15,62 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Testamentet

Origjinali: The Testaments

Gjinia: Roman

Autori: Margaret Atwood

Shqipëroi: Jerina Dushku

Shtëpia botuese: Pegi 

Viti: 2021

Fq. 446

Pesha: 0.495 kg

ISBN: 978-9928-310-68-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”.  Në këtë vijim elektrizues, Margaret Atwood i përgjigjet pyetjes që ka torturuar  lexuesit për dekada të tëra: Çfarë ndodhi me Efreditin? 

“Testamentet” vjen 35 vjet pas “Rrëfenjës”, por ngjarjet kohore në roman zhvillohen 15 vjet më vonë. Ndërkaq regjimi teokratik i Republikës së  Galaadit ruan ende pushtetin e vet absolut, por disa shenja tregojnë se po  kalbet nga brenda. Në këtë çast vendimtar, jetët e tri grave thellësisht të  ndryshme nga njëra-tjetra shkrihen në një dhe përfundimi do të jetë një furi  shpërthyese. 

Dy prej tyre janë vajza të reja, rritur si pjesë e brezit të parë të formuar nën  rendin e ri. Dejzi dhe Anjeza janë rritur në dy kampe të kundërta: Dejzi është  vajza adoleshente, e rritur e lirë, në Kanada, ndërsa Anjeza, brenda Republikës  së Galaadit, që përgatitet ditë pas dite se si të bëhet një Grua e volitshme për  Komandantin me të cilin do ta martojnë. 

Dëshmive të tyre do t’u bashkohet edhe një zë i tretë: një grua tashmë, që  ushtron pushtetin përmes mbledhjes dhe shpërndarjes së pamëshirshme të sekreteve. Teto Lidia, dalëngadalë, do të na rrëfejë të fshehtat e themeleve të  Galaadit, shndërrimin e saj nga një grua në karrierë në një Teto Themeluese të Republikës së Galaadit, pushtetin e mbajtur me intriga dhe thika të  panumërta pas shpine. 

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën. Çështja  gjinore mbetet qendrore në çdo rresht të Atwood-it, e cila është aktiviste e  vërtetë në këtë drejtim. 

Teksa Atwood shpalos “Testamentet”, ajo hyn në mekanizmat më të fshehtë  të Galaadit, ndërsa çdo grua është e detyruar të përballet me veten për të  kuptuar se deri në ç’pikë mund të arrijë për të realizuar ato që beson.  

Komente mbi librin

Me “Testamentet”, Atwood-i ka arritur majat, duke bërë bashkë bujarinë,  intuitën dhe kontrollin. Proza e saj është e shkathët, e drejtpërdrejtë, ku  ngjarjet përmbysen në mënyrë të mrekullueshme. Në gjithë botën e lexuesve,  librat e historisë hapen në fletën e bardhë pasuese dhe emri i Atwood-it është  shkruar në krye të saj. Kur lexon këtë libër, ndien që bota po kthehet përmbys.  

                                                                                                                     The Guardian 

Me një qartësi kirurgjikale, Atwood-i dokumenton faktin që privimi i lirive  themelore dhe barra e shtypjes sistematike, i shtyn njerëzit drejt ekstremeve.  Ritmi i prozës së saj është i pacen. 

                                                                                                                                                                                                                                                          Entertainment Weekly 

Një ftesë rrëqethëse, së cilës asnjë admirues i Atwood-it nuk mund t’i  rezistojë... “Testamentet” na kujtojnë se ç’fuqi ka e vërteta përballë së keqes. 

                                                                                                                                People 

Të gjejnë shpresë në një vend të pashpresë, ja, këtë kërkojnë me çdo kusht  admiruesit e “Rrëfenjës së shërbëtores”. Bëhuni gati të mbani frymën gjatë gjithë kohës dhe të qani me lot të nxehtë në fund.  

                                                                                                                                  Stylist 

Margaret Atwood manifeston gjithë fuqinë e penës së saj... Të gjithë duhet të lexojnë “Testamentet”. 

                                                                                                        Los Angeles Times 

Një narracion i shkathët, që të bën për vete; sa nxitës, aq edhe melodramatik.

                                                                                                         The New York Times

“Testamentet” qëndron denjësisht mes romaneve klasike. Kjo, pjesërisht, falë aftësisë së Atwood-it për të na befasuar, edhe kur shkruan për një univers të cilin pandehim se e njohim mirë. 

                                                                                                                   USA Today 

Nuk di nëse mund të ketë shkrimtar më të mirë se Margaret Atwood që të dijë të shfrytëzojë kaq mirë ankthet e epokës ku po jetojmë. 

                                                                                                                                                                                                                                                        Entertainment Weekly 

Atwood na sfidon vazhdimisht dhe ngre pyetjen që gjendet si perla brenda  guaskës së këtij romani ngjethës: “Para se të gjykosh, si do të silleshe ti në Galaad?” 

                                                                                                           Sunday Telegraph 

Margaret Atwood arrin të shkruajë për anët më të errëta të psikologjisë njerëzore me një stil thellësisht zbavitës dhe plot me shpresa të zymta të çuditshme.  

                                                                            Naomi Alderman, shkrimtare britanike 

Si arrin ta shndërrojë terrin në diçka kaq të thjeshtë? Si i ka shkuar ndër mend  të fusë humorin, atje ku humori nuk ekziston? Sepse ajo është Margaret  Atwood dhe mund të bëjë gjithçka! 

                                                                              Ann Patchett, shkrimtare amerikane

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928310682
ean13
9789928310682
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Vintage

The testaments, Margaret Atwood

Two have grown up as part of the first generation to come of age in the new order. The testimonies of these two young women are joined by a third: Aunt Lydia.  Her complex past and uncertain future unfold in surprising and pivotal ways.

Çmimi 15,62 
More
Artikujt e fundit në gjendje
4 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Gruaja e ngrënshme, Margaret Atwood

“Gruaja e ngrënshme” është romani i parë i Margaret Atwood-it dhe përmban të gjitha temat që autorja do të zhvillonte në veprat e tjera. Ajo na paraqitet si një vëzhguese e hollë e absurditeteve që vijnë nga konformizmi.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Vrasësi i verbër, Margaret Atwood

"Vrasësi i verbër" është historia tërheqëse dhe e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe e sekreteve të tyre. Më e vogla, Laura, vdes në rrethana të dyshimta. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen e saj misterioze. Në historinë e saj gërshetohen kapitujt e romanit të shkruar prej vetë Laurës, roman që skandalizoi botën, por e...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)