• Banner

Të fshehtat e malit Grei, John Grisham

Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta.

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Të fshehtat e malit Grei

Origjinali: Gray mountain

Gjinia: Roman

Autori: John Grisham

Shqipëroi: Elona Mistrovica

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2021

Fq. 534

Pesha: 0.485 kg

ISBN: 978-99943-0-642-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Samanta Koferi, një avokate e re dhe premtuese, bashkëpunëtore prej tre vjetësh e studios më të madhe ligjore të Nju Jorkut, ka përpara një karrierë të shkëlqyer, ose të paktën kështu beson. Por është viti 2008 dhe me shpërthimin e krizës financiare, pasojat e së cilës janë shumë të njohura në mbarë botën, shumë profesionistë mbeten pa punë. 

Institucionet bankare, fondet spekulative dhe studiot e mëdha ligjore zvogëlojnë në mënyrë drastike shpenzimet dhe personelin. E kështu, dy javë pas kolapsit të Lehman Brothers, Samanta mbetet pa punë, me të ardhme të pasigurt. Megjithatë, ajo është ndër të paktit njerëz të cilëve u jepet mundësia për të punuar falas për një vit në një studio të vogël ndihme ligjore në Bredi, një qytezë e humbur me 2 200 shpirtra mbi malet Apalashe, në pritje të mbërritjes së kohëve më të mira.

 Është një ndryshim rrënjësor. Samanta gjendet sakaq në një botë tjetër dhe, falë të pamposhturës Mati Uajati, drejtueses së Zyrës Malore të Ndihmës Ligjore, dhe nipit të saj joshës e misterioz, avokatit Donovan Grei, e kupton menjëherë se çfarë do të thotë të përballesh me klientë dhe probleme të vërteta. Mbi të gjitha i duhet të përballet me biznesin e turbullt dhe të rrezikshëm të industrisë së qymyrgurit, burimit të mirëfilltë të të ardhurave të vendit.

 Është një botë ku ligjet nuk respektohen, dhuna është gjithmonë rrotull dhe vetë toka kërcënohet. Sepse në Bredi ka disa të fshehta që duhet të kishin qëndruar përherë të groposura. Në këtë thriller të ri ligjor emocionues, John Grisham përshkruan prapavijën e paskrupullt të Big Coal-it dhe rrezikun e vazhdueshëm të cilit i nënshtrohen jetët e atyre që punojnë atje dhe i gjithë ekosistemi, duke rrëfyer historinë e një gruaje të re e të guximshme, e para protagoniste femër që nga kohët e "Raportit Pelikan".

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Mërso, rihetim, Kamel Daoud

Ai është vëllai i "Arabit" të vrarë nga njëfarë Mërso, krimi i të cilit lidhet me një roman të famshëm të shek XX. Shtatëdhjetë vjet më pas, Haruni, që në fëmijëri ka jetuar në hijen dhe me kujtimin e vëllait të vrarë, nuk pranon ta lërë këtë në anonimat: i jep një emër dhe një histori Musait të vdekur rastësisht në një plazh me shumë diell.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Gjuetia e ethshme e deles, Haruki Murakami

Jeta e tij ishte si një makth që përsëritet: një tren që nuk të shpie gjëkundi. Por një jetë e zakonshme do të marrë një kthesë të jashtëzakonshme. Ky është një nga romanet më të hershme të Murakamit, një botë plot magji shprehur në një nga veprat më të mira të shkrimtarit më të këndshëm të Japonisë.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Amelia, Cathy Gohlke

Gjatë një vizite në Gjermani, Rakela Krameri merr një letër të mistershme nga një mikeshë e vjetër, me të cilën nuk fliste prej kohësh. E martuar me Gerhard Shlikun, një oficer i SS-ve, Kristina vë re se ngjarjet në Gjermani po marrin një drejtim të paparashikueshëm dhe është e tmerruar, sepse i shoqi e konsideron vajzën e tyre, Amelinë, një njollë turpi...

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Abel Sançez, një histori pasioni, Miguel De Unamuno

Kjo temë, që i përket trashëgimisë së kulturës dhe që është trajtuar prej letërsisë në të gjitha zhanret, merr një trajtim të dyfishtë në këtë vepër, pasi mund të lexohet si varianti tjetër i historisë së Kainit dhe Abelit – një histori pasioni – ose si analiza e brendisë së një personazhi – historia e një pasioni.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Legjenda, Iskender Pala

Ende e ruaj letrën që gjeta në Suvejda duke ndjekur drejtimin e shigjetës brenda zemrës, në të cilën shkruhej "këto tri statuja janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja ime... Tashmë janë të gjitha tuat."

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)