• Banner

Eleonorë Olifenti është shumë mirë, Gail Honeyman

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi mund të jetë i mirë, por edhe i keq. Apo mos ndoshta çdo ndryshim është shumë më tepër sesa thjesht...i mirë? 

12,88 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Eleonorë Olifenti është shumë mirë

Origjinali: Eleanor Oliphant is completely fine

Gjinia: Roman

Autori: Gail Honeyman

Shqipëroi: Pranvera Palushi

Shtëpia botuese: Living

Viti: 2021

Fq. 324

Pesha: 0.430 kg

ISBN: 978-9928-338-03-7

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Eleonorë Olifenti bën një jetë të thjeshtë në dukje. Ajo vesh të njëjtat rroba, ha të njëjtat ushqime çdo drekë dhe blen dy shishe vodkë çdo fundjavë. Është e kënaqur dhe nuk i mungon asgjë nga ato që ka planifikuar të ketë. Vetëm se, me raste... i mungon gjithçka. 

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi mund të jetë i mirë, por edhe i keq. Apo mos ndoshta çdo ndryshim është shumë më tepër sesa thjesht...i mirë? 

Një histori që na mëson se ç’është e aftë të bëjë ose të mos bëjë qenia njerëzore.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 

Çmimi 12,39 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2800

Botuesi: Dituria

Paula, Isabel Allende

Në dhjetor të vitit 1991 vajza ime, Paula, u sëmurë rëndë dhe s'kaloi shumë dhe ra në komë. Këto faqe u shkruan gjatë atyre orëve që s'kishin të sosur nëpër korridoret e një spitali në Madrid dhe në një dhomë hoteli, në të cilin jetova disa muaj.

Çmimi 7,43 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2513

Botuesi: Te tjere

Tregimtare te gjuhes gjermane pas 1945s

Bertold Brecht, Heinrich Böll, Friedrich Dürrenmatt, Max Frisch, Günter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë mjeshtër të tjerë të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Violeta, Isabel Allende

Që në fillim jeta e saj shënohet nga ngjarje të jashtëzakonshme, me jehonën e Luftës së Parë Botërore ende të fortë dhe virusin e gripit spanjoll që zbarkon në brigjet e Kilit pothuajse pikërisht në çastin e lindjes së saj.

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Me sytë ulur, Tahar Ben Jelloun

Një vajzë e vogël në një fshat jugor maroken. I ati ka shkuar të punojë në një vend që ajo e quan "Lafrance". Ditën kur ai kthehet për të marrë familjen për të jetuar në Paris, gjithçka përmbyset. Mbajtëse e një të fshehte, vajza e re hyn njëherësh në adoleshencë dhe në mërgim.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Matja e botës, Daniel Kehlmann

Romani ngjall emocione thellësisht frymëzuese rreth përpjekjeve të racionalitetit më të lartë në betejë me natyrën e egër dhe mizore të njerëzimit. Në vitin 1828, Gausi, një matematikan, fizikan dhe astronom ftohet, nga Aleksandër fon Humbold, eksplorues, gjeograf dhe shkencëtar, të shkojë në Berlin ku do të mbahet një kongres shkencëtarësh.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)