Danc danc danc, Haruki Murakami
  • Danc danc danc, Haruki Murakami

Danc danc danc, Haruki Murakami

Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Danc danc danc
Origjinali: dansu dansu dansu
Gjinia: Roman
Autori:
Haruki Murakami
Shqipëroi: Orjeta Marku
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2020
Fq. 416
Pesha: 0.490 kg
ISBN: 978 -9928-221-41-4

Mbi librin

Katër vjet pasi na magjepsi me historinë e romanit “Gjuetia e ethshme e deles”, Haruki Murakami e nis sërish heroin e tij në një rrugëtim të ri. Ca ëndrra të çuditshme e shtyjnë djaloshin tonë të kthehet sërish te hotel “Delfini”. Një takim me të mistershmin burri-dele e çon në ca aventura të reja: me një recepsioniste të hijshme dhe disi nervoze, me një poet amerikan që ka humbur njërin krah në luftë, me një vajzuke adoleshente e paqetë, me një aktor të famshëm e të palumtur, me një prostitutë magjepsëse, dhe mes të tjerësh, edhe me një shkrimtar të vetëkënaqur (Hiraku Makimura!).

Por, si lidhen të gjitha këta në historinë tonë? Dhe pse ka gjithnjë e më shumë fatalitete nëpër këtë udhë plot mistere të personazheve të tij? Duke luajtur si përherë me kufijtë mes ëndrrës dhe realitetit, në kërkim të lidhjeve njerëzore të shoqërisë së kapitalizmit të avancuar dhe me analiza të holla muzikore tipike të tij, Murakami ia doli të shkruajë këtë histori të mrekullueshme, që sipas fjalëve të atij vetë, u bë libri i tij më i dashur që ka shkruar deri tani.

Komente mbi librin

“Një përzierje interesante e shkencës dhe e fiksionit modern, suspansës së ankthshme dhe miteve të lashta... një hiperbolë herë qesharake, herë misterioze dhe ogurzezë... që trajton shqetësimet njerëzore bashkëkohore.”

Chicago Tribune

“Ka shkrimtarë që guxojnë të përfytyrojnë të ardhmen, por askush nuk është aq i përpiktë dhe i përditësuar sa... Murakami.”

Newsday

 

“Një shkrimtar i rangut botëror që... merr përsipër rreziqe të mëdha... Nëse Murakami do të ishte zëri i një brezi, atëherë ai është i brezit të Thomas Pynchon dhe Don DeLillo.”

Washington Post Book World

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928221414
ean13
9789928221414
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Kopshti i Finzi – Kontinëve, Giorgio Bassani

Historia e një dashurie fatkeqe në sfondin e Italisë fashiste në prag të Luftës së Dytë Botërore. Një roman i paharrueshëm e mjaft prekës për kujtesën, që rikrijon një periudhë tragjike të historisë.
9,99 
More

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e pilotit, Anita Shreve

Doli nga rruga kryesore, sipas udhëzimeve që i kishin dhënë dhe eci drejt pikës më veriperëndimore të Irlandës. Çuditërisht aty rruga ishte edhe më e ngushtë, pothuaj aq sa rrugica e makinave përpara shtëpisë së saj. Po si kishte mundësi që nuk i kishte shkuar asnjëherë mendja tek ndonjë lidhje e mundshme, pyeste veten.
11,10 
More

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.
16,65 
More

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
22,20 
More

Botuesi: Skanderbeg Books

1q84. Libri i dytë, Haruki Murakami

Në librin e dytë, historia e Tengos me Aomamen vazhdon të zbulohet edhe më. Gjithnjë e më shumë bëhet e qartë ekzistenca e botës paralele 1q84. Shumë pyetje kanë marrë thuajse përgjigje tani, por habi të reja zgjohen: a ka vërtet ndonjë shtjellë në ajër? Kush janë Njerëzit e Vegjël dhe si mundet të kenë ata qasje në këtë botë përmes një dhie të verbër?
17,76 
More

Referenca: 2127

Botuesi: Morava

Kura e Shopenhauerit, Irvin D. Yalom

"Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.
11,10 
More

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafka në breg, Haruki Murakami

Kafka Tamura, një i ri pesëmbëdhjetëvjeçar, largohet nga shtëpia me dëshirën edhe t'i shmanget profecisë edipiane të të atit, edhe të kërkojë motrën dhe nënën e tij të humbur prej kohësh.
19,98 
More

Botuesi: Living

Historia, një skandal i vjetër sa bota, Elsa Morante

Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...
15,54 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Sonatë ne Aushvic, Luize Valente

Një sonatë e kompozuar nga një oficer i ri gjerman, në të njëjtën datë, po në Aushvic. Dy histori që kryqëzohen dhe që plotësojnë njëra-tjetrën.
14,43 
More

L’Alchimiste, Paulo Coelho

Et Santiago, jeune berger andalou, vendit ses brebis pour rejoindre les pyramides d’Egypte qu’il avait vues en reve. Son Chemin sera long, peuple d’embuches et de rencontes inattendues. Parfois, il seraa pret d’abandonner, mais trouvera toujours la force de continuer.
9,99 
More

Referenca: SKU001108

Botuesi: Te tjere

Nusja Amerikane, Mario Soldati

"Nusja amerikane" është një roman dashurie dhe vetmie, një rrëfim dhe me reflektim mbi një diskutim dashurie. Është një libër me një tension të dyfishtë, një tregim sentimental dhe një refleksion moralist. Në qendër të romanit, është Edit, grua dhe bashkëshorte, e cila vuan një fat tragjik, në sfondin e Amerikës.
6,66 
More

Botuesi: Living

Kockat e zemrës, Colleen Hoover

Kjo histori na njeh me dy të rinj me jetë krejtësisht të ndryshme, mes të cilëve lind një histori dashurie, pa marrë parasysh pasojat.
13,32 
More

Botuesi: OMSCA-1

Qyteti i Arinjve, Fredrik Backman

Autori i shumëshitur i “Një burrë i quajtur Uve” rikthehet me një roman mahnitës e thellësisht të ndier mbi një qytet të vogël me një ëndërr të madhe - dhe çmimin që duhet paguar për ta bërë këtë ëndërr realitet. Në këtë histori të këtij qyteti, Fredrik Backman-i ka ngërthyer të gjithë botën.
13,32 
More

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.
6,66 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.
17,76 
More