Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Fate dhe shtrëngata, Lauren Groff
  • Fate dhe shtrëngata, Lauren Groff

Fate dhe shtrëngata, Lauren Groff

OMBRA GVG

Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat; ai është i sigurt dhe i hapur me njerëzit dhe të ardhmen, ajo rri në hije dhe është e padukshme. 

1 400 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fate dhe shtrëngata

Origjinali: Fates and furies

Gjinia: Roman

Autori: Lauren Groff

Shqipëroi: Anja Cura

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2020

Fq. 468

Pesha: 0.474 kg

ISBN: 978-99943-0-620-6

Mbi librin

Për disa, jeta është një ëndërr. Lotoja dhe Matilda - djali i artë dhe princesha prej akulli - njihen pas mbarimit të universitetit dhe martohen menjëherë. Të rinj, të bukur dhe marrëzisht të dashuruar, nisen drejt fatit të tyre të lumtur. Lotoja, pa shumë dhimbje, rrëfen ambicien e tij për t’u shndërruar nga aktor në një personazh të njohur në fushën e dramaturgjisë, ndërsa Matilda dëshmon se është gruaja e përsosur, muza e heshtur; ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, kurse ajo zgjedh prapaskenat; ai është i sigurt dhe i hapur me njerëzit dhe të ardhmen, ajo rri në hije dhe është e padukshme. Ajo çka të gjithë shohin ose besojnë se shohin nga jashtë, janë njëzet e katër vjet martesë të një çifti të përsosur.

Por mjafton vetëm të ndryshojë këndvështrimi dhe maska bie. Fati tronditet pa mëshirë dhe Matilda kthehet në shtrëngatën që shkarkon një ngarkesë të tërë të panjohurash.

Me një stil të shkruari tejet të thellë dhe të shkëlqyer, Lauren Groff ka arritur t’i japë mjeshtëri rrëfimtare asaj që mund të lexohet si një pjesë teatrore, si një tragjedi e vënë në jetë nga dy personazheve të shkëlqyer; sepse çdo histori ka dy anë, ndërsa çelësi i një martese nuk është e vërteta, por sekreti.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994306206
ean13
9789994306206
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2934

Botuesi: Princi

Arkipelagu Gulag, Aleksandr Solzhenitsyn

Të jetosh tani dhe të mos dish për këtë vepër është si të jesh një lloj injoranti i historisë, të cilit i mungon një aspekt kyç i ndërgjegjes së kohës.
1 700 Lekë
More

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
600 Lekë
More

Referenca: SKU001105

Botuesi: Dituria

Komploti kundër Amerikës, Philip Roth

Autori niset nga një trillim artistik për të rrëfyer se çfarë i ndodhi familjes së tij gjatë viteve '40, kur hebrenjtë amerikanë patën motive të forta për t'iu trembur më të keqes.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Shkuma e ditëve, Boris Vian

Në jetë, kryesorja është të gjykosh për gjithçka a priori. Ç'është e vërteta, duket se masat e kanë gabim dhe se individët kanë përherë të drejtë. Nga kjo duhet të ruhemi se mos nxjerrim ca rregulla se si të sillemi: që të zbatohen, këto nuk lypset të kenë nevojë që të shkruhen e zezë mbi të bardhë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000596

Botuesi: Dituria

Tre shokët, Erih Maria Remark

Tre shokët portretizon madhështinë e shpirtit njerëzor të manifestuar përmes personazheve që kërkojnë burimet e tyre të brendshme për të jetuar në një botë të vështirë që nuk u krijua nga ta, por në të cilën ata duhet të mbijetojnë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.
800 Lekë
More

Referenca: SKU001138

Botuesi: Botimet Dudaj

Zjarri, Katherine Neville

Shqipëri, viti 1822: tridhjetë vjet pas Revolucionit Francez, e gjithë Europa po qëndronte pezull në prag të Luftës Greke për Pavarësi. Ali Pasha, një sundimtar i fuqishëm i Perandorisë Otomane, e kishte zemëruar sulltanin dhe gjendej tashmë në prag të një sulmi nga forcat turke.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…
1 400 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Tundimi i fundit, Nikos Kazanxaqis

Romani "Tundimi i fundit", i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. Me një gjuhë të zgjedhur e gurgulluese, Kazanxaqis përshkruan një Jezu shumë njerëzor, të tunduar, të kapluar nga frika, dyshimi dhe dhimbja, duke nxitur kështu debate, kundërshtime dhe akuza për blasfemi.
1 200 Lekë
More