• Banner

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të Manhatanhenxhit që do ta zgjidhte vetë, kur të kapërcente pragun e dhimbjes në atë që supozonte se do të ishte ose errësirë e plotë ose ndonjë lloj tjetër drite. 

13,87 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kohë pas kohe

Origjinali: Time, after time

Gjinia: Roman

Autori: Lisa Grounwald

Shqipëroi: Anisa Trifoni

Shtëpia botuese: Ombra GVG

Viti: 2020

Fq. 485

Pesha: 0.570 kg

ISBN: 978-9928-06-265-9

Mbi librin

Nora shpresonte që Xhoja të vinte ta shihte tek largohej dhe kishte shpresuar që dielli do ta verbonte aq sa ajo të përkulej e të dilte në një rrugë anësore, jashtë rrezes së Manhatanhenxhit. 

...Treni shkëlqente nga boja e zezë e freskët dhe përçinat e shndritshme të vendosura në një distancë të përsosur. “Të gjithë në bord”, thirri faturinoja dhe Nora shtrëngoi kolonën. Në të njëjtën kohë, byzylyku i saj me hajmali rrëshqiti poshtë kyçit, atij kyçi që ishte po aq i zbehtë dhe i lëmuar sa ç’kishte qenë në mëngjesin e 5 dhjetorit të 1925-ës. Me kokën varur dhe lotët që i rrëshqisnin butë, ajo i tha vetes se pas çdo muaji që kalonte, do ishte gjithnjë e më e sigurt se kishte bërë gjënë e duhur duke u siguruar që Xhoja qe nisur—dhe sërish po bënte gjënë e duhur që nuk e kishte thirrur atë përsëri... Ndonjë ditë mund të kishte një dashuri tjetër në jetën e saj, një jetë të cilës do t’i jepte fund pasi të kishte shijuar çdo pikëz gëzimi që mund të gjente në të. Por askush nuk do krahasohej dot me Xhonë. Nuk mund të ekzistonte një burrë tjetër me atë kombinimin e tij të rrallë e të mrekullueshëm të dashamirësisë dhe forcës.

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të Manhatanhenxhit që do ta zgjidhte vetë, kur të kapërcente pragun e dhimbjes në atë që supozonte se do të ishte ose errësirë e plotë ose ndonjë lloj tjetër drite. 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062659
ean13
9789928062659
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Dhoma e endëses, Cristina Caboni

Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si “Endësja e ëndrrave”.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2683

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hije me te erreta, E. L. James, vol. 2

E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Mbreti i Shelgjeve, Zogjtë e Muzave, Meelis Friedenthal

Mori një penë pate dhe bojë nga sënduku i tij dhe shkroi me nxitim në një fletë letre të bardhë. Një mbret, shelgje, një ndërtesë në formë qivuri. Ai e dinte nga përvojat e kaluara se pa patur një pikë referimi, ëndrrat e tij shumë shpejt do të harroheshin, madje edhe kujtimi i tyre nuk do të mbetej më.

Çmimi 7,93 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Nga asnjëra anë, Julia Navarro

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Kostandina, Alki Zei

Vajza trembëdhjetëvjeçare Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka u kthye kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dyshimi, Ashley Audrain

Një dramë psikologjike, e tensionuar, që ka në qendër krijimin dhe rrënimin e një familjeje – dhe një grua, përjetimi mëmësor i së cilës nuk ka të bëjë aspak me atë që ka shpresuar, por me gjithçka që i druhej.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Jeta e Pisë, Yann Martel

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t'u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Eleonorë Olifenti është shumë mirë, Gail Honeyman

Një gjest i thjeshtë mirësjelljeje, shemb muret që Eleonora ka ngritur prej kohësh rreth vetes. Tani duhet të mësojë të mbijetojë në një botë ku gjithçka duket se merret për e mirëqenë. Ndërkohë, i duhet kurajë për t’u përballur me hijet e errëta të së shkuarës, të cilat është munduar t’i shmangë gjithë jetën. Ndryshimi...

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000726

Botuesi: Onufri

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Sfidantët, John Grisham

Në këtë rrëfim prej mjeshtri të vërtetë, John Grisham vërteton përsëri se zotëron aftësi të jashtëzakonshme si shkrimtar, dhe e bën këtë duke u shtuar elementëve klasike dhe të pangatërrueshme të thrillerit ligjor një grimcë humori.

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Thatësia e gjatë, Cynan Jones

Thatësia e gjatë është një himn për korruptueshmërinë e mishit. Toni elegjik gjithpërfshirës karakterizohet nga momente të shëmbëllimit befasues dhe një bukurie të thellë lirike. Shpreh drojën ndaj brishtësisë së jetës dhe një respekt të thellë për dinjitetin e të gjitha qenieve të gjalla.

Çmimi 5,95 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)