Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
City, Alessandro Baricco
  • City, Alessandro Baricco

City, Alessandro Baricco

Botimet Dudaj

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.

11,10 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: City

Origjinali: City

Gjinia: Roman

Autori: Alessandro Baricco

Shqipëroi: Mimoza Hysa

Shtëpia botuese: Dudaj

Viti: 2018

Fq. 340

Pesha: 0.347 kg

ISBN: 978-99943-0-559-9

Mbi librin

E kuptoj që, pas romanit Mëndafsh, do të kishte qënë më mirë të gjeja një titull që të tingëllonte disi ndryshe. Po ky libër është ndërtuar si qytet, me idenë e një qyteti. Më pëlqente që titulli ta thoshte këtë gjë. Tanimë e thotë. Historitë janë lagje, personazhet rrugë. Pjesa tjetër është kohë që kalon, dëshirë për t'u endur dhe nevojë për të soditur. Kam udhëtuar tre vjet nëpër City-n. Lexuesi, nëse dëshiron, mund të ndjekë gjurmët e mia. Është gjëja më e bukur dhe më e vështirë e të gjithë librave: si mund të bëhet udhëtimi i tjetrit? Thjesht, sa për ta ditur, dua t'ju them se për herë të pare kam shkruar një fibër që, së paku pjesërisht, është i vendosur në ditët tona.

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western. E kam pasur gjithnjë me qejf të shkruaj një western. Është shumë argëtuese, po edhe shumë e vështirë. Mbetesh gjithë kohën duke vrarë mendjen se si dreqin ta shkruash atë skenën e fundit të shkëmbimit të zjarrit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999405599
ean13
978999405599
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001179

Botuesi: Morava

Hëna e re, Stephenie Meyer

Ndihesha sikur isha zënë në kurth, në një nga ato makthet e tmerrshme, në të cilat duhet të vraposh, të vraposh sa të mbetesh e pafrymë, por trupi yt nuk mundet të lëvizë mjaftueshëm shpejt. Këmbët e mia dukej sikur ecnin gjithnjë e më ngadalë teksa çaja nëpër turmën e pashpirt, por akrepat në kullën gjigante të sahatit nuk ngadalësoheshin.
13,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Një sëpatë në duart e tua, Emilios Solomou

Një roman për të bukurën dhe të shëmtuarën, për iluzionet dhe ëndrrat e humbura, për gjurmimin zanafillor të lumturisë nga qenia njerëzore dhe pengesat për të mbërritur tek ajo në një botë armiqësore e të tjetërsuar.
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Heshtja, Don DeLillo

Heshtja është një kryevepër e shëlqyer e mahnitëse rreth asaj që na bën qenie njerëzore. Chicago Tribune
7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Qyteti i magjepsur, libri i dytë, Ransom Riggs

3 shtator, 1940. Dhjetë Fëmijë të Veçantë arrijnë t'i shpëtojnë një ushtrie shpirtzbrazëtish. Vetëm një njeri mund t'i ndihmojë fëmijët, por ajo ka mbetur e bllokuar në trupin e një zogu.
11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kremlini prej sheqeri, Vladimir Sorokin

Me mijëra prej këtyre kremlinësh u shpërndahen në Sheshin e Kuq fëmijëve fatlumë, por njëri syresh bie edhe në duart e disidentëve të cilët kënaqen me Kremlinin prej sheqeri në një prej mbledhjeve të tyre të fshehta.
9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Jasemina, Jean Sasson

Kjo është historia e vërtetë e Jaseminës, një gruaje të re dhe të bukur libaneze që u burgos në Kuvajt gjatë Luftës së Parë të Gjirit. Udhëtimi tronditës i Jaseminës është një tregim për çmendurinë e luftës, për brutalitetin seksual të shfrenuar nga kaosi dhe për guximin e një gruaje për t'i qëndruar rrezikut për të ndihmuar gratë e tjera. Ky është një...
8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjysma e zhdukur, Brit Bennett

Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. 
13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Dimri i Luanëve, Stefania Auci

Sot, ata kanë pallate e fabrika, anije dhe tonare, mëndafsh dhe xhevahire. Sot, ata i adhuron dhe i nderon një qytet i tërë. Kështu, Injacio i ri nuk i trembet askujt.
15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shkrimtari dhe bota, V. S. Naipaul

Esetë e këtij libri përbëjnë një pjesë të rëndësishme të formimit tim. Në shumë prej tyre flitet për udhëtimet e mia ose, më saktë, për vende të cilat nuk i kisha njohur më parë. Mund të thuhet pa më të voglin dyshim, se këto përvoja i kanë dhënë jetës sime një tjetër dimension.
16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e Tonit, Adriana Trigiani

Pak përpara Luftës së Dytë Botërore, Kiki Donateli dhe Saverio Armandonada takohen një ditë të bukur nën rrezet e ngrohta të bregut të Xhersit dhe bien në dashuri. Te dy janë të talentuar dhe ambiciozë me ëndrrën për t’u bërë këngëtarë të famshëm dhe për t’iu bashkuar orkestrave legjendare të Glen Millerit, Tomi Dorsit, Beni Gudmanit. Karriera e tyre...
15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Frika i ka sytë e hapur, Milan Dekleva

I ndërtuar si një rrjetë tregimesh me tituj interesantë, në dukje të palidhur me njëri – tjetrin, romani rrëfen ndodhitë e vogla në jetën e Gromit, në sfondin e një Vjene shkëlqimplotë dhe Ljubjanës me borë të prapambetur.
7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuria është një defekt i mrekullueshëm, Graeme Simsion

Don Tillmani do të martohet. Vetëm se nuk e di ende me kë. Projekti i Gruas do ta zgjidhë këtë problem. Ai ka hartuar një pyetësor prej gjashtëmbëdhjetë faqesh për ta ndihmuar që të gjejë partneren e përkryer. Në mënyrë kategorike, ajo nuk duhet të jetë banakiere, duhanpirëse, alkooliste apo njëra nga ato që vjen me vonesë në takime.
11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Merilini në tri kocka, Isabelle Wery

Merilin Tërki shkruan një roman. Qysh në fëmijëri, tek ajo, u shfaq tërheqja për takimet romantike dhe zunë vend idetë e dyshes, bashkëpunimit, pakteve, "veprimeve dashurore" dhe partneriteteve miqësore. Gjatë kohës që shkruan këtë roman, ajo riviziton fragmente të jetës së vet dhe zhytet në kujtimet e takimeve të saj intime dhe të qarta.
9,99 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000291

Botuesi: Cabej

Deti oqean, Alessandro Baricco

Deti oqean shpaloset në një mënyrë poetike dhe eliptike. Z. Baricco është një kubist letrar, një stilist që shikon njëkohësisht në shumë anë të gjërave. Ai zhvendoset nga një mënyrë retorike te një tjetër, nga një lloj poezie simbolike te një narrativë e madhe aventureske dhe te një komedi.
7,66 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.
8,88 
More
Në gjendje