• Banner

Emri im është Doda, Lena Manda

Ai nuk arriti të përgjigjej. Haritina, duke rrezikuar ta shihte ndonjë nga shërbëtoret, që kishte shumë mundësi të çohej herët për të bërë punët, doli e zhveshur lakuriq nga dhoma dhe u mbyll në dhomën e saj. Pas saj doli Roberti për të gjetur cigaret dhe një gotë pije. I zhveshur lakuriq edhe ai, u ndal përpara dritares, zbrazi me një gllënjkë gotën dhe thithi me forcë cigaren e tij, ngaqë në atë moment kishte nevojë që mendja e tij të trullosej paksa. 

13,32 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Emri im është Doda

Origjinali: Me lene Ntata

Gjinia: Roman

Autori: Lena Manda

Shqipëroi: Albina Pulla

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2020

Fq. 552

Pesha: 0.658 kg

ISBN: 978-9928-327-07-9

Fragment nga libri

“Teksa Roberti tregohej i pangopur, duke kërkuar trupin e saj për herë të dytë, Haritina nuk mundi të mos pyeste veten se përse një burrë kishte përshtypjen se gruaja e tij kishte nevoja të ndryshme nga të tjerat, me të cilat shkonte me qëllim që të kënaqte pasione, që, nëse ia shfaqte partneres së tij të ligjshme, do të bëheshin që të dy të lumtur... Kur u lirua nga pesha e tij, dhe i dha një të puthur teksa iu normalizua frymëmarrja, i erdhi t’i thërriste me të gjithë forcën e saj se, nëse do të ishte kështu që në fillim, martesa e tyre do të kishte të gjitha mundësitë që të ishte e suksesshme, por nuk e bëri. Duke vazhduar të shtirej si dikush tjetër, ia ktheu puthjen dhe menjëherë më pas u ngrit nga krevati i tij dhe e vështroi. Vështrimi i tij ishte i turbullt, i buzëqeshte. Haritina me një lëvizje të shpejtë e hoqi maskën dhe buzëqeshja e saj u bë ironike.

- Dhe tani mund të kthehesh në realitetin e dhimbshëm, - i tha me qetësi. - Siç e sheh, u bëra përsëri gruaja jote! Të shpresoj për diçka kaq të lumtur për karnavalet e vitit tjetër?

Ai nuk arriti të përgjigjej. Haritina, duke rrezikuar ta shihte ndonjë nga shërbëtoret, që kishte shumë mundësi të çohej herët për të bërë punët, doli e zhveshur lakuriq nga dhoma dhe u mbyll në dhomën e saj. Pas saj doli Roberti për të gjetur cigaret dhe një gotë pije. I zhveshur lakuriq edhe ai, u ndal përpara dritares, zbrazi me një gllënjkë gotën dhe thithi me forcë cigaren e tij, ngaqë në atë moment kishte nevojë që mendja e tij të trullosej paksa. Nëse Haritina nuk do të kishte hequr maskën, do të priste kokën se gjatë gjithë natës i shoqi po bënte dashuri me një nga prostitutat e bukura të madamë Trezorës. Ishte e pamundur që ai trup kaq i gatshëm për seks të ishte i gruas së tij, që për kaq vite e bënte të ndihej keq me ngurtësinë e saj. Ishte e pamundur që Haritina të mbështillej pas tij në mënyrë kaq të babëzitur dhe përkëdheljet dhe puthjet e saj t’i dhuronin kaq kënaqësi.

E ç’ishte ajo që i tha teksa po ikte? Domethënë ai e kishte fajin për atë akullnajë që rrethonte për kaq vite krevatin e tyre dhe momentet e tyre të veçanta? E kishte të pamundur të mendonte, të kuptonte. E futi kokën nën mbulesat e ngrohta dhe la jashtë çdo mendim të papëlqyeshëm. U zhyt në një gjumë të thellë me të gjitha pjesët e trupit të mpira, ashtu siç ishte dhe mendja e tij."

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928327079
ean13
9789928327079
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Rruga përmes diellit, Corban Addison

Kur cumani u vërsul e shkatërroi fshatin e tyre bregdetar në Indi, 17-vjeçarja Ahalja Gai dhe motra e saj 15-vjeçare Sita mbetën jetime e pa shtëpi. Në përpjekje për të arritur në parajsën e sigurt të manastirit ku ndiqnin shkollën, u rrëmbyen nga trafikantët dhe u hodhën në botën e errët të dhunës seksuale e të tregtisë së paligjshme të njerëzve, ku...

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Kumbari, Mario Puzzo

Ky roman është një vullkan! Një shpërthim i vitalitetit të vrazhdë, i besnikërisë dhe traditës së mirëllogaritur. Romani është i përshkruar tej e mbanë nga trafiqet e mëdha, vrasjet e kobshme, seksi amerikan dhe dashuria siciliane.

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza pa fytyrë, Jo Nesbo

Vajza pa fytyrë më ka mbajtur me frymën pezull nga fillimi në fund». Michael Connelly Asnjë shkak të arsyeshëm, asnjë armë krimi. Rasti ideal për ta perfshirë Herri Holin në një hetim me zhvillime të papritura.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Referenca: 2600

Botuesi: Pegi

Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3

Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Sonatë për shumë tamburë, Olga Tokarczuk

Një galeri e pasur personazhesh të paharrueshëm: njerëz që duket sikur i janë dorëzuar banalitetit të një jete monotone, por që në të vërtetë fshehin përbrenda dëshirën e zjarrtë për t’u kuturisur në kërkim të të panjohurës, të diçkaje ndryshe.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001066

Botuesi: Dituria

Gosti gënjeshtrash, Amin Zaoui

Një djalë i ri kallëzon si i hapen sytë mes seksualitetit të vet të shfrenuar, në krahët e grave të pjekura. Në një botë të mbyllur ku dëshira shtypet, në Algjerinë e viteve '60, ai kalon nga njëra histori në tjetrën.

Çmimi 5,55 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Qyteti në dëborë, Beka Kurkhuli

Tregimet e Qytetit në dëborë flasin për realitetin e një kombi ‘periferik’ në kërkim të një kontakti më të ngushtë me Europën. Lufta midis gjeorgjianëve dhe abhazistëve (“Vrasës”), lidhja e dashurisë midis një vajze dhe një djali në sfondin e krizës energjetike të viteve 1990 (“Qyteti në dëborë”), jeta e përditshme e një të verbëri të lëkundur mes...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Nënshtrimi, Michel Houellebecq

Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.

Çmimi 9,99 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)