• Banner

  • Ka mbaruar
Tri gra, Yasushi Inoue
  • Tri gra, Yasushi Inoue
  • Tri gra, Yasushi Inoue

Tri gra, Yasushi Inoue

"Le të jemi mëkatarë!" Saiko i dëgjoi këto fjalë teksa grilat prej druri filluan të përplasen nga era, dhe përtej tyre mund të shihje nga deti larg vendkalimin e anijeve, ku një barkë peshkatarësh digjej si një zjarr feste. Deri në ato momente ajo nuk kishte menduar asnjëherë për zjarrin dhe prej kohësh ai i digjte thellë në kraharor.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tri gra
Gjinia: Roman
Autori: Yasushi Inoue
Përktheu: Helena Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
88 f.; 21 cm
Pesha: 0.121 kg.
ISBN 99943-32-37-6

Mbi librin

"Le të jemi mëkatarë!" Saiko i dëgjoi këto fjalë teksa grilat prej druri filluan të përplasen nga era, dhe përtej tyre mund të shihje nga deti larg vendkalimin e anijeve, ku një barkë peshkatarësh digjej si një zjarr feste. Deri në ato momente ajo nuk kishte menduar asnjëherë për zjarrin dhe prej kohësh ai i digjte thellë në kraharor.

Kur ai mbylli grillat ajo ndjeu një akth. I hapi përsëri ato, por barka duhet të ishte bërë shkrumb e hi, sepse nuk dukej as drita më e vogël. Dukej vetëm sipërfaqja e gjerë dhe e qetë, si vaj i detit të errët. Deri atë mbrëmje ajo ishte përpjekur të shkëputej prej tij. Por teksa pa djegien e barkës së peshkimit hoqi dorë nga kjo luftë, dhe e la veten në duart e fatit.

Ai iu afrua pranë dhe i tha "Nuk do të më pengosh të mashtrojmë Midorin sa kohë do të jemi në këtë jetë? Atë moment ajo iu përgjigj pa ngurruar. "Meqë ne nuk mund ta shmangim faktin që jemi mëkatarë, atëherë le të jemi të paktën mëkatarë të mëdhenj. Dhe aq sa të jetojmë do të mashtrojmë jo vetëm Midorin, por gjithë botën".

Që atë mbrëmje ata për herë të parë filluan të takoheshin fshehurazi. Në spektaklin e barkës që kishte marrë flakë dhe që deti e kishte gëlltitur pa e vënë re askush, asaj iu duk sikur kishte parë simbolin e fundit të dashurisë së saj të pashpresë. Ajo që pa ajo atë natë në sipërfaqen e detit ishte padyshim tortura sa e shkurtër aq edhe patetike e një gruaje të shkrumbuar nga zjarri i dashurisë....

Kështu nis historia e fshehtë dhe përvëluese e Saikos, një gruaje të bukur japoneze që vendosi të ishte përgjithmonë e fshehur në ndjenjën e saj. Inoue Yasushi duket se e ka dashur më shumë torturën e kësaj gruaje teksa hidhte në letër një nga romanet më të lexuara të tij në të gjithë botën "Tri gra".

Saiko nuk ishte e vetme në rrugëtimin e saj. Të njëjtën torturë përjetonte dhe Midori, e cila për vite me radhë e mbajti të fshehur faktin që kishte zbuluar dashurinë e fshehtë të të shoqit me miken e saj të ngushtë. E konceptuar në formën e tri letrave. Një e shkruar prej bashkëshortes, tjetra prej së dashurës, dhe një letër e së bijës e cila rrëfen mënyrën sesi e ka ndier këtë histori dhe humbjen e së ëmës, "Tri gra" është një roman tronditës për pasionin njerëzor. Është historia tragjike e një pasioni të pamundur i shkruar në tri letra, që i drejtohen të njëjtin person nga tri gra të ndryshme.

Në fillim të duket sikur kemi të bëjmë me një histori të zakonshme dashurie jashtë martese. Por shumë shpejt kuptojmë se kjo është një histori e veçantë, ndoshta një nga më të bukurat nga historitë e dashurisë të letërsisë bashkëkohore. Me mjete të kursyera, me një finesë të rrallë dhe me një gjuhë të përkorë Jasushi Inoue jep në këtë roman versionin e përjetshëm të dashurisë së mallkuar.

Vepra ka ardhur në shqip nën përkthimin e Helena Kadaresë, e cila si një njohëse e mirë e fjalës duket se ka depërtuar mjeshtërisht në artin e Inoue. I shkruar me një intensitet emocionesh, lexuesi preket nga secila prej letrave dhe është në anën e të tria këtyre grave. Inoue e vesh me një mister dhe dinjitet dhe Midorin, (gruan e tradhtuar) teksa shkruan rrëfimin e saj të lamtumirës. Midori nuk do ta harrojë asnjëherë shkurtin e vitit 1934 kur teksa gjendej në një dhomë të katit të dytë të hotel "Atamit", ajo do të shihte poshtë bri detit të shoqin veshur me një kostum gri.

"Sa e madhe qe dhembja ime kur vura re atë haori mëndafshi, të stolisur me gjembaçë të praruar. Ajo mbante këtë veshje, një grua e gjatë dhe e bukur u afrua drejt teje. Unë nuk e prisja që parandjenja ime të vërtetohej aq saktësisht, e megjithatë, për të ditur nëse kjo parandjenjë ishte e bazuar apo jo, kishte ardhur aty me një frymë pas një nate, pa mbyllur sy në tren. Isha 20 vjeçe në atë kohë dhe goditja ishte e vrazhdë për një grua të porsamartuar që s'dinte abc-në e jetës...". Nëse Midori nuk do të kishte ikur nga ajo dhomë hoteli dhe do të kishte zbritur atje në det ku ishin ata të dy dhe të përballej me ta, ndoshta kjo histori nuk do të ishte zgjatur përjetësisht dhe fati i tyre do ishte ndarë në rrugët e veta. Por ajo se ndoqi rrugën që e çonte nga deti dhe zgjodhi të heshte përgjithmonë...

Yasushi Inoue i shkroi këto tri letra me një gjuhë tronditëse edhe pse në dukje të thjeshtë. Ndoshta se ai besonte se gjithnjë drama ndodhej aty ku mendohej se nuk ndodhte asnjë. Të gjithë duan t'i lexojnë këto tri letra që edhe pse të shkruara gjysmëshekulli më parë duken aq bashkëkohore.

Mbi autorin

Yasushi Inoue u lind në Asahikwa, në ishullin verior të Hokkaidos. Në vitin 1926 filloi studimet e larta kohë në të cilën merrte pjesë në një klub xhudoje dhe shkruante poezi. Studioi estetikë dhe filozofi në Universitetin Perandorak të Kyushit, dhe u diplomua në vitin 1936. Pas luftës Inoue bën debutimin e tij si shkrimtar në vitin 1949 me romanin "Tri gra" dhe "Togyu" ndërsa në vitin 1950 fiton çmimin prestigjioz "Akutagawa". Në vitin 1951 shpërngulet në Tokio dhe i përkushtohet tërësisht të shkruarit, ndërsa në vitin 1976 merr Urdhrin për Merita Kulturore nderimi më i madh i akorduar nga qeveria japoneze.

Krijimtaria e tij letrare frymëzohet që nga Japonia moderne, e deri te Kina e lashtë. Inoue ka marrë shumë çmime, si dhe është nderuar si "Thesar i Gjallë Kombëtar" i Japonisë. Krahas letërsisë artistike ai ka shkruar edhe disa vepra historike, si "Ro-ran(1959)" ku bëhet fjalë për ngritjen dhe rënien e një shteti të vogël në Azinë Qendrore, "Aoki okami(1959)" një rrëfim i imagjinuar i jetës së Xhenxhis Khanit dhe "Futo (Era dhe dallgët)" ku flitet për sulmet mongole të shekullit XIII. Pas Kawabat-ës ai u zgjodh zëvendëspresident ndërkombëtar i PEN-it , në vitin 1984. Vdiq në 29 janar 1991 në Tokio.

 

Detajet e librit
SKU000739
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000058

Botuesi: Botimet Dudaj

Një jetë e qetë, Kenzaburo Oe

Ky shkrimtar origjinal, që hedh poshtë sistemin e vlerave të shoqërisë ekzistuese dhe pasqyron pyetjet dhe shqetësimet e brezit të Pasluftës, ka shkruar shumë romane, novela dhe sprova, duke u bërë një nga autorët më të njohur në mbarë botën.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000407

Botuesi: Botimet Dudaj

Etje Dashurie, Yukio Mishima

Vejusha e re Ecuko është e dashuruar me një djalë të ri, që punon te shtëpia e vjehrrit të saj, Jakishit, ku banon edhe vetë. Kunetërit, kunatat dhe fëmijët e tyre jetojnë nën çatinë e gjyshit që është bërë dashnori i Ecukos.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000436

Botuesi: Koha Ditore

Kinkakuxhi, Jukio Mishima

"Kinkakuxhi" është bazuar në një ngjarje të vërtetë të vitit 1950 kur Japonia u trondit nga lajmi se një murg i ri budist kishte djegur të famshmin tempull "Tempulli i Artë", në Kioto. Ky tempull, një kryevepër e arkitekturës dhe e aranzhimit lulishtar budist, kishte qenë për më shumë se 500 vjet njëra ndër mrekullitë e botës japoneze.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001196

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Patriotizëm, Jukio Mishima

Në ç'pozitë të çuditshme duhet të gjendet një njeri i prirur për të zbuluar veten në moshën 38 vjeçare? Rinia e tij tashmë i përket të shkuarës së largët. E megjithatë, periudha e kujtimeve q nis me fillin e fundit të rinisë e që shtrihet deri në të tashmen, e kanë tharë prej çdo mbrese të gjallë.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001577

Botuesi: Skanderbeg Books

Kronikat e Zogut Kurdisës, Haruki Murakami

Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001604

Botuesi: Skanderbeg Books

Pylli norvegjez, Haruki Murakami

Toru, një student i urtë dhe serioz para kohe, jeton në Tokio dhe i është kushtuar Naokos, një vajze të bukur por tepër melankolike, por ndjenja e tyre e përbashkët ndikohet nga vdekja tragjike e shokut të tyre më të ngushtë para disa vjetësh.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2659

Botuesi: Skanderbeg Books

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

Nje student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Penelopa në luftë, Oriana Fallaci

Ky është romani i parë i Oriana Fallaci-t. I botuar për herë të parë në 1962 në njëmbëdhjetë vende të botës, te "Penelopa në luftë" autorja e re përshkruan me kurajo një dashuri antikonvencionale dhe kosmopolite. Është historia e një shkrimatereje të re, të dërguar në Amerikë për të gjetur frymëzim për subjektin modern të një filmi.

Çmimi 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Nëse askush nuk flet për gjëra të jashtëzakonshme, Jon McGregor

Në rrugën e një qytet në veri të Anglisë, njerëz të zakonshëm lëvizin në ekzistencën e tyre të përditshme – luajnë kriket në rrugë, bëjnë barbeky, lyejnë dritare... Një i ri është dashuruar me një fqinjë së cilës nuk ia di as emrin. Një çift të moshuarish ndjekin udhën e tyre të përditshme për në stacionin më të afërt të autobusit.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Lord Mord, Milos Urban

Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ura në mjegull, Muriel Barbery

"Ura në mjegull", ky romani i ri i Muriel Barbery-t është një inkursion në zhanrin e realizmit magjik. Ai sjell historinë e dy vajzave 12-vjeçare të rritura në Francë dhe në Itali, të cilat zbulojnë njëkohësisht një botë të fshehtë elfësh.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Gjendja njerëzore, Andre Malraux

Në 1999 revista "Le monde" e ka cilësuar si një ndër librat më të mirë të shekullit. Ngjarjet e romanit zhvillohen gjatë një periudhe 22 ditore, në Shangai, Kinë. Personazhet qendrore janë Çeni, Kio, Gisori, Katu dhe baroni Klapik. Fatet e tyre ndërthuren me njëri-tjetrin. Ky është një roman ekzistencial e fatalist.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Lutje detit, Khaled Hosseini

Libri "Lutje detit" është një libër për të gjitha moshat, një histori për të rriturit, për prindërit, për ata që përpiqen të gjejnë një vend, një strehë pa luftë në botë. E gjitha është përmbledhur në pak radhë, por me shumë gjasë, mund të jetë teksti më i fuqishëm dhe tronditës që ka shkruar Hosseini.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Ashtu si dashuritë, Javier Marias

Në një kafe në Madrid, çdo ditë Maria Dolz vëzhgon dy të panjohur, një burrë e një grua, dhe mahnitet nga lumturia që ata rrezatojnë. Si të ishin personazhet e dashur të një romani, uron çiftit"gjithe të mirat e botes" e shpreson që historia e tyre te jetoje përherë në lumturi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Lufta ime, vol.1, Karl Ove Knausgaard

Provokues i skajshëm, i pamëshirshëm në realizmin vetjak, kjo kryevepër ala Marcel Proust - sepse prej A la recherche du temps perdu të Proustit është frymëzuar - e rrallë për nga origjinaliteti dhe trysnia e brendshme letrare, është një vepër e parezistueshme për lexuesin e shekullit të ri. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Me dyer të mbyllura, Mizat, Jean - Paul Sartre

Gjithë këto vështrime që po më hanë... (Kthehen papritmas) Ha! Ju jeni vetëm dy? Unë ju pandehja shumë më tepër. (Qesh.) Atëherë, ky na qenka ferri. S'kisha për ta besuar kurrë... Ju kujtohet squfuri, turra e druve, zgara... Ah, ç'shaka! S'ka nevojë për zgarë: ferri janë të tjerët.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një xhentëlmen në Moskë, Amor Towles

"Një xhentëlmen në Moskë" na fut në një epokë tjetër, plot hijeshi dhe elegancë, personazhi kryesor i së cilës është konti Aleksandër Rostov i Rusisë. Në vitin 1922, konti tridhjetëvjeçar paraqitet para një gjykate bolshevike dhe nuk pendohet për të shkuarën e tij aristokrate.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)