- Çmim i zbritur

Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Gjaku i peshkut është për fëmijët dhe prindërit, për dashurinë dhe urrejtjen, për krizat familjare, për gabimet... është një libër që të mëson si të falësh.
Titulli: Gjaku i peshkut
Origjinali: Rybi krev
Gjinia: Roman
Autori: Jiri Hajicek
Shqipëroi: Ani Hafizi
Shtëpia botuese: Ombra
Viti: 2020
Fq. 416
Pesha: 0.478 kg
ISBN: 978-9928-06-268-7
Hana mbas pesëmbëdhjetë vitesh largimi kthehet ne Vlatava në vendlindjen e saj. Fshati do të përmbytet nga baseni i një termocentrali, por... bashkë me fshatin do të përmbyten edhe kujtimet e Hanas. Ngjarjet janë vendosur në mesin e viteve tetëdhjetë dhe në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar...
Gjaku i peshkut është për fëmijët dhe prindërit, për dashurinë dhe urrejtjen, për krizat familjare, për gabimet... është një libër që të mëson si të falësh. Në bashkëudhëtimin me këtë libër duhen mbajtur mend dy këshilla të rëndësishme. Këshilla e parë: Tregoni gjithmonë vetëm të vërtetën për gjithçka, në të gjitha rrethanat. Këshilla e dytë: Mos qaj dhe mos u trishto për të shkuarën. Gjithçka që ka ndodhur dhe të mungon i takon një kohe që nuk kthehet më.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)
Botuesi: Pegi
Alisa dhe Frici duhen, por e shtyjnë jetën mes ndarjesh të arsyeshme dhe rastësish që i bashkojnë sërish. Shkaqet: ciklet pasionale, prindërit dhe krushqit, puna dhe kolegët, miqtë e fëmijërisë, xhelozia dhe... fati.
Botuesi: Te tjere
Tregimet e paraqitura në këtë përmbledhje nga autori i shquar turk Oğuz Atay sjellin një qasje ndryshe, duke i trajtuar personazhet në një mënyrë gati-gati kafkiane dhe duke i veshur me tiparet e fuqishme të ironisë ndaj tipareve negative të njerëzimit.
Botuesi: Te tjere
Tre të rinj, dy djem dhe një vajzë, tre fate që kryqëzohen papritur, kur ndihen të humbur, të braktisur, të përbuzur. Parisi, me rrugët, baret, dritat, mundësitë, historinë, joshjen është një shkretëtirë e pamatë për këta tre të rinj, që përballen me një jetë të vështirë e të vetmuar, aspak për faj të tyre, por për shkak të rrethanave dhe situatave...
Botuesi: Pegi
Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.
Botuesi: Bota Shqiptare
Pino Lela nuk dëshiron të ketë të bëjë fare me luftën apo me nazistët. Është një adoleshent normal italian, i dhënë pas muzikës, ushqimit dhe vajzave, por ditët e tij të pafajësisë janë të numëruara.
Botuesi: Fan Noli
Asnjëherë nuk kam arritur ta kuptoj se çfarë më kishte ngacmuar në atë pamje, por jam i sigurtë se gjuha e saj e mprehtë nuk ka asnjë lidhje me të. Mbërtheva xhaketën dhe ia hoqa shishen nga dora.
Referenca: SKU000170
Botuesi: Ideart
"Fëmijë mbi humnerë" është një prozë e rrëfyer nga Holden Kolfilldi, djaloshi 16-vjeçar, i cili sapo është përjashtuar nga shkolla e tretë private, në përfundim të semestrit. Pjesa më e madhe e romanit është një rrëfim, herë tepër komik, herë me skena tragjike nga aventurat e tij në Manhatan.
Botuesi: Botimet Dudaj
Te "Nesër në betejë mendo për mua", Marías na jep një roman të shkruar sipas modelit të prozës filozofike që e hasim te Marcel Proust dhe Henry James... Krahas kësaj, na jep një panoramë historike dhe vetjake, tituj filmash dhe emra politikanësh, duke u shfaqur një shkrimtar i një lloji krejt tjetër.
Botuesi: Aleph
Miku i tij i afërt Aztbacher është ftuar në takim dhe nëpërmjet syve të tij, ne mësojmë edhe më shumë për Regerin - vdekjen tragjike të së shoqes, mendimet e tij vetëvrasëse dhe për rrjedhojë arsyen e vërtetë të takimit.
Botuesi: Skanderbeg Books
Dikur ata ishin pesë shokë të ngushtë të gjimnazit në Nagoja, mu si gishtat e një dore, mu si cepat e një ylli. Katër prej tyre, dy vajza dhe dy djem, kishin në emrat e tyre të përfshirë nga një ngjyrë: të kuqe, blu, të zezë dhe të bardhë.
Botuesi: IDK
Nisi me një numër të gabuar, tri zile telefoni në mes të natës dhe zëri nga ana tjetër që pyeste për dikë që nuk ishte ai. Shumë kohë më pas, kur qe në gjendje të mendonte për çka i kishte ndodhur, do të arrinte në përfundimin se asgjë nuk ishte reale veç rastësisë ...
Botuesi: Dituria
Jambo, një librar antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme - ai mund të kujtojë përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria.
Botuesi: SARAS
Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...
Referenca: SKU001423
Botuesi: OMSCA-1
Maku është një njeri i paqetë, i tronditur nga humbja e vajzës së tij. Një ditë gjen në kutinë postare një letër misterioze, të nënshkruar nga dikush me emrin Papi, emërtim me të cilin gruaja e tij i drejtohej Zotit. Në letër i kërkohej që të shkonte te "Streha", pikërisht në vendin ku vajza e tij e vogël Misi u gjet e vrarë nga një maniak.
Botuesi: Zenit Editions
"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.
Botuesi: Botimet Dudaj
Në librin e saj të katërt, Daria Bignardi na sjell një histori të fshehtë. Si mund të jetë dashuria, njëkohësisht forca më krijuese dhe ajo më shkatërrimtare? Çfarë jemi të gatshëm të humbim për dashurinë, çfarë jemi të gatshëm të rrezikojmë? A është e mundur që lumturia e plotë të shfaqet vetëm atëherë kur të pushton hidhërimi absolut?
Gjaku i peshkut është për fëmijët dhe prindërit, për dashurinë dhe urrejtjen, për krizat familjare, për gabimet... është një libër që të mëson si të falësh.