• Banner

Luanët e Sicilisë, Stefania Auci

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën e Vinçencos dhe shndërrohet për të në një port të sigurt, në një shkëmb të pacenueshëm.

161,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Luanët e Sicilisë

Origjinali: I Leoni di Sicilia

Gjinia: Roman

Autori: Stefania Auci

Shqipëroi: Romina Kasharaj

Shtëpia botuese: Living

Viti: 2020

Fq. 397

Pesha: 0.597 kg

ISBN: 978-9928-216-87-8

Mbi librin

Me të zbarkuar në Palermo nga Banjara Kalabreze, në vitin 1799, Floriot synojnë të jenë më të pasurit dhe më të fuqishmit. Vëllezërit Paolo dhe Injacio e shndërrojnë biznesin e tyre në më të mirin e qytetit, blejnë shtëpi, toka dhe krijojnë shoqërinë e tyre të lundrimit. Kur Vinçenco, i biri i Paolos, merr në dorë drejtimin e “Shtëpisë Florio”, hovi s’ka të ndalur: në kantinat “Florio”, një verë varfanjakësh shndërrohet në nektar të denjë për tryezën e një mbreti.

Ndërkaq, Palermo vështron e habitur arritjet e Floriove, por krenaria zbehet prej smirës dhe përçmimit të të tjerëve: ata burra të suksesshëm mbeten sidoqoftë “të huaj”. Palermo nuk e di se pikërisht dëshira e ethshme për të pasur një vend të denjë në shoqëri, qëndron në themel të ambicies së Floriove dhe shënjon, për mirë apo për keq, jetën e tyre.

Burrat e kësaj familjeje janë njerëz të jashtëzakonshëm, por njëkohësisht të brishtë, ndonëse nuk e pranojnë, dhe kanë nevojë të kenë pranë gra po aq të jashtëzakonshme, siç është Xhuzepina, bashkëshortja e Paolos, e cila sakrifikon gjithçka, madje edhe dashurinë, për ta mbajtur familjen të bashkuar, apo Xhulia, vajza milaneze që hyn rrëmbyeshëm në jetën e Vinçencos dhe shndërrohet për të në një port të sigurt, në një shkëmb të pacenueshëm.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mediaprint

Më kujto, Kerry Lonsdale

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Qyteti tjetër, Michal Ajvaz

Në këtë "himn melodioz" dhe të bukur të Pragës, Ajvaz ripopullon qytetin e Kafkës me fantazma, njerëz të çuditshëm, kafshë që flasin dhe statuja të parealizuara, që përgjojnë në periferinë e një qyteti shumë të njohur nga turistët.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Misteri i kriptit të magjepsur, Eduardo Mendoza

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasios janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine, i cili, i detyruar të bëhet detektiv, përfshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Rini pa rini, Mircea Eliade

Ngjarjet zhvillohen në Bukuresht, në vitin 1938. Dominik Matei, një akademik që e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur të përfundojë një vepër të madhe mbi origjinën dhe strukturën e gjuhës njerëzore, shtrohet në spital pasi goditet nga rrufeja

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Perandori ose syri i erërave, Baltasar Porcel

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Testamentet, Margaret Atwood

Te “Testamentet” na zbulohet ana e saj më intime, më e fshehtë dhe  autentike. Falë retrospektivës në të shkuarën, shohim të rindërtohet origjina e  Galaadit. Nuk bëhet më fjalë për mungesën e grave pjellore si shkak i parë i  distopisë, sesa për mbizotërimin meskin të një gjinie mbi tjetrën.

Çmimi 172,50 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000840

Botuesi: OMSCA-1

Bija e heshtjes, Kim Edwards

Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t’ju lënë pa fjalë.Në romanin “Bija e heshtjes”, Kim Edwards-i ka krijuar një tregim për keqardhjen dhe shpëtimim, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë sh

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Vetëm dëgjo, Sarah Dessen

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Lavjerrësi i Fukoit, Umberto Eco

"Lavjerrësi i Fukoit" nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. "Lavjerrësin e Fukoit" mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike.

Çmimi 207,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)