• Banner

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

15,54 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Paçinko

Origjinali: Pachinko

Gjinia: Roman

Autori: Min Jin Lee

Shqipëroi: Alket Myftiu

Shtëpia botuese: Living

Viti: 2020

Fq. 481

Pesha: 0.724 kg

ISBN: 978-9928-216-88-5

Mbi librin

Historia rrallëherë tregohet zemërgjerë. Në këtë sagë epike që rrjedh në katër breza, shkrimtarja Min Jin Lee shpalos historinë e një familjeje koreane të varfër, por krenare, e cila do të përndiqej përjetësisht, për shkak se vinte nga një tokë që, në të vërtetë, as që e kishte njohur kurrë.

Në fillim të viteve 1900, Sunxhaja adoleshente, vajza e adhuruar e një peshkatari të gjymtuar, dashurohet marrëzisht me një të panjohur në breg të detit. I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni. Vendimi i saj për të braktisur vendlindjen dhe për të mos u kthyer në dashnoren e babait të të birit, i jep udhë një sage dramatike që do të jehojë nëpër breza.

Një rrëfim sa prekës, aq edhe i mbushur me dashuri, sakrifica, ambicie dhe besnikëri. Personazhet komplekse, por gjithaq të zjarrta të “Paçinkos” arrijnë të mbijetojnë dhe të lulëzojnë në harqe të ndryshme të historisë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928216885
ean13
9789928216885
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Parfume, Philippe Claudel

Me të mbërritur në Nansi, zë një apartament te "Rruga e Madhe", nr. 27, në lagjen më të vjetër të qytetit. Jam 19 vjeç. Eshtë muaji shtator i vitit 1981. Atje gjithçka është e ende e pistë, e zezë, familjet janë të varfra, me shumë fëmijë, shpesh nga Portugalia. Macet bëjnë lirshëm dashuri dhe shtohen pa pikë turpi nën hijen e kishës Sen-Epvrë.

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më shumë lot, Jean Sasson

Si shumë gra të tjera në vendin tim, s'kam për ta harruar të voglën Amala, po ashtu edhe dhunimin që mund t'i bëhet një femre në vendin tim. Një shprehje e vjetër egjiptiane thotë "Po t'u përmendësh të vdekurve emrin, ata do të ngjallen.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Triologji, Jon Fosse

Përballja me të kaluarën mund të bëhet fatale deri në “Rraskapitje” e përmes vajzës së Alidës, Ales, lexuesi kupton se si bashkëshortët e rinj, thyen kanonet ligjore e morale,  në emër të dashurisë.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Më kujto, Kerry Lonsdale

"Më kujto" është një thirrje për dashurinë e harruar, është një libër që eksploron pasojat shkatërruese të humbjes, euforinë e gjetjes së dashurisë përsëri dhe pasojat e zbulimit të së vërtetës për ata që duam.

Çmimi 14,43 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001523

Botuesi: OMBRA GVG

Shpirt pezull, Margaret Mazzantini

...një ditë me shi e zogj që ndotin rrugët, një vajzë peëmbedhjetë vjçare që aksidentohet me motorin e saj, një ambulancë që turret drejt spitalit ku punon kiriug i ati i vajzës. Është ai që ngjarja e ka vendosur përballë fatit dhe operacionin e së bijës e lë në duart e kolegut të tij neurokirurg.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mashtruesi, Javier Cercas

Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…

Çmimi 15,54 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Netët e vështira, Dino Buzzati

"Netët e vështira", doli në qarkullim në shtator '71 dhe është libri i fundit i botuar nga Buzzati kur ishte ende gjallë. Në këtë përmbledhje me pesëdhjetëenjë tregime, ai operon me të gjitha dimensionet e fantazisë, me regjistra të lartë të satirës, ironisë, sarkazmës, groteskut, sureale.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.

Çmimi 6,66 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...

Çmimi 14,43 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)