• Banner

  • Nje vdekje shume e embel, Simone de Beauvoir
  • Nje vdekje shume e embel, Simone de Beauvoir

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.

5,55 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një vdekje shumë e ëmbël
Origjinali: Une morte très douce
Gjinia: Roman
Autori: Simone de Beauvoir
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2006
Fq. 128
Pesha: 0.189 kg
ISBN: 978-9928-433-93-0

Koment nga Anila Sulstarova

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.

Vepra, falë stilit, ka një ritëm të fuqishëm emocionesh. Intensiteti emocional dhe filozofik e ftojnë lexuesin e vëmendshëm të pasurohet përmes kuptimit, përjetimit të situatave, marrëdhënieve me të përditshmen, jetën, vdekjen. Stili, në përshkrimin e ngjarjeve, perceptimeve, përjetimeve dhe hollësive (ndonjëherë në dukje të parëndësishme), shfaqet i thjeshtë, me fjali të shkurtra, por emocionalisht dhe psikologjikisht ai është shumë i ngarkuar. Që mendja ta përtypë mirë paragrafin, duhet të jesh i sigurtë që e ke kuptuar plotësisht çdo fjalë apo frazë të tij.

Filozofia e veprës nxjerr në pah raportin që njeriu krijon me fundin e tij, përpjekjet që bën për ta pranuar ose sfiduar atë. Ky raport jepet në mënyrë të hollësishme artistike dhe filozofike te personazhet. Të tërë vendosin një raport me fundin, vdekjen. I gjithë ky mozaik marrëdhëniesh shpie në stacione përsiatjeje mbi atë që jemi, mbi kontributet dhe gabimet njerëzore.

Simon de Beauvoir ndriçon një pjesë të rëndësishme, të pamohueshme të jetës, fëmijërinë, impaktin e fuqishëm të figurave qendrore gjatë fëmijërisë, si dhe ndikimin që ushtron pranimi ose mohimi i plotë apo i pjesshëm i prindërve. Duke pasur parasysh sesi ka ardhur tek unë "Një vdekje shumë e ëmbël", dalloj në të disa linja që gërshetohen mes tyre. Njëra, që shtrihet në mbarë veprën, lidhet me mënyrën se si shihet apo, më së shumti, sfidohet vdekja.

Në të gjithë veprën, luftën më të ashpër me vdekjen e zhvillon personi që, pavarësisht se e ndjen që vdekja po i avitet dukshëm, pavarësisht nga dhimbjet, ëndrrat apo bisedat e përgjuara, mohon afrimin e fundit. Dëshira për të jetuar, dëshira për të ëndërruar, për të pasur një të nesërme, një program të qartë për të ardhmen, gëzimi dhe mirënjohja për interesimin e njerëzve ndriçojnë atë pjesë të shpirtit njerëzor të bazuar në një instikt të lindur, por të rritur e të zbukuruar me dhe për hollësitë e së përditshmes, instiktit të jetës.

Sado që vdekja, në mënyrë cinike, skalitet në tërë qelizat e Fransuazës, ajo e lufton atë në mënyrë shumë njerëzore, me shpresë. Në çdo faqe të veprës, shpaloset në mënyrë tronditëse përpjekja që ajo bën për t'i dhënë kuptim ditës, për të shënuar ngjarje në jetën e vet. Lufta për jetën kundër fundit, vdekjes, përshkruhet me betejën që zhvillohet në strukturat e personalitetit të Fransuazës.

Mbi autoren

Simon de Beauvoir lindi në Paris më 9 janar 1908. Deri në maturë, studimet i kreu në një shkollë katolike. E diplomuar si pedagoge filozofie më 1929, dha mësim në Marsejë, Ruan e Paris deri më 1943. Para Luftës së Dytë Botërore, shkroi "Kur shpirtërorja del në plan të parë", që pa dritën e botimit vetëm në vitin 1979.

Vepra e saj e parë e mirëfilltë letrare konsiderohet "E ftuara" (1943), pastaj vijnë "Gjaku i të tjerëve" (1945), "Gjithë njerëzit janë vdekatarë" (1946), "Mandarinët", roman me të cilin fitoi çmimin "Concourt" më 1954, "Shëmbëlltyrat e bukura" (1966) dhe "Gruaja e këputur" (1968). Përveç librit të mirënjohur "Seksi i dytë", botuar më 1949, që u bë pikë referimi për lëvizjen feministe botërore, vepra teorike e Simon de Beauvoir përfshin sprova filozofike dhe polemike si "Privilegje" (1955) dhe "Pleqëria" (1970).

Ka botuar gjithashtu, nga viti 1958 deri më 1972, katër vëllime me kujtime: "Kujtimet e një vajze shumë të edukuar", "Forca e moshës", "Forca e gjërave" dhe "Në fund të fundit", të cilave iu shtua, në vitin 1964, rrëfenja "Një vdekje shumë e ëmbël". Pas vdekjes së Sartrit, botoi librat: "Ceremonia e lamtumirës" (1981) dhe "Letra Kastorit" (1983) me një pjesë të letrave të panumërta që kishte marrë prej tij. Vdiq më 14 prill 1986.

 

Detajet e librit
SKU000730

Referencat specifike

isbn
9789928433930
ean13
9789928433930
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000440

Botuesi: Koha Ditore

Muri, Zhan Pol Sarter

Tregimi "Muri" i Zhan Pol Sartrit është një raport i shkruar në vetën e parë i protagonistit Pablo Ibieta mbi një situatë ekstreme njerëzore. Para ekzekutimit ai rrëfen mbi përshfaqjet psikologjike dhe fiziologjike, të cilat te ai i shkakton vetëdija e vdekjes së afërt.

Çmimi 9,88 
More
Ne gjendje
10 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Vintage

The Second Sex, Simone De Beauvoir

De Beauvoir’s belief that ‘One is not born, but rather becomes, woman’ switched on light bulbs in the heads of a generation of women and began a fight for greater equality and economic independence. These pages contain the key passages of the book that changed perceptions of women forever.

Çmimi 9,71 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Gruaja e thyer, Simone de Beauvoir

Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Botuesi: Harper Perennial

She came to stay, Simone De Beauvoir

It was unthinkable that Pierre and Francoise should ever tire of each other. And yet, both talented and restless, they constantly feel the need for new sensations, new people. Because of this they bring the young, beautiful and irresponsible Xavière into their life who, determined to take Pierre for herself, drives a wedge between them, with...

Çmimi 18,87 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Mikesha, Simone De Beauvoir

I vendosur në Parisin e paraluftës dhe i mbushur me dashuri, egërsi dhe hakmarrje, "Mikesha" eksploron ndryshimet që lindin në shpirtin e një gruaje dhe të një qyteti që do të kapitullojë së shpejti.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)