Bota e Sofies, Jostein Gaarder
  • Bota e Sofies, Jostein Gaarder
  • Bota e Sofies, Jostein Gaarder
  • Bota e Sofies, Jostein Gaarder

Bota e Sofies, Jostein Gaarder

SKU000725
Onufri

"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bota e Sofies, roman mbi historinë e filozofisë
Origjinali: Sofies Verden, roman om filosofiens historie
Gjinia: Roman
Autori: Jostein Gaarder
Shqipëroi: Ermir Pulaha
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 464
Pesha: 0.756 kg.
ISBN: 978-9928-168-82-9

Koment nga autori

Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi që qielli është i kaltër ose që zogjtë fluturojnë trumba – trumba.

Mbi librin

Romani "Bota e Sofies" ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë, që gjejnë në të një pasqyrë të domosdoshme të thelbit të filozofisë, pa të cilën nuk mund të kuptohet zhvillimi intelektual i njeriut bashkëkohës.

Çdo prind nuk mund t'i dhurojë fëmijës së tij një libër më të vlefshëm për jetën, që shpalos kaq bukur historinë e filozofisë për të gjitha moshat. Ky është një libër magjik, me një forcë të habitshme. Një roman aventuroz që shpjegon qartë rrugën e mendimit njerëzor, që nga mitet antike deri në botën e sotme.

Pesëmbëdhjetëvjeçarja Sofi Amundsen merr një letër misterioze. Kush je ti, pyet i panjohuri. Sofia irritohet. Por natyrisht ajo ka menduar shpesh për këtë pyetje. Para se ajo të gjejë një përgjigje, vjen një letër tjetër. Dërguesi anonim dërgon jo vetëm pyetje, por edhe përgjigje. Nga letra në letër, Sofia ballafaqohet me enigmën e universit.

Kështu, fillon një udhëtim në botën misterioze të filozofisë njerëzore nga Sokrati te Sartri. Jostein Gaarder kapërcen kufijtë ndërmjet realitetit dhe ëndrrës, ndërmjet kohës dhe pafundësisë, ndërmjet jetës dhe vdekjes. Ai prek nga afër pyetjet e mëdha të jetës në një mënyrë të ndjeshme dhe poetike, plot humor dhe fantazi.

Komente mbi librin

"Ky roman i gjatë e i dendur ofron një përmbledhje historike të filozofisë të vendosur në një mister filozofik të maskuar si libër fëmijësh. Sofi Amundsen po mbush 15 vjeç kur ajo merr një letër nga njëfarë Alberto Knox, një filozof i cili merr përsipër ta edukojë atë me mjeshtërinë e vet. Pjesë në të cilat ne lexojmë tekstin e mësimeve të Knox për Sofinë rreth parasokratikëve, Platonit dhe Shën Agustinit."

Publishers Weekly

"Pas leximit të këtij libri të mrekullueshëm, dëshiron që ai të jetë i detyrueshëm në të gjitha shkollat."

Deutsches Allgemeines Sonntagsblatt

"Bota e Sofies" është libri më i mrekullueshëm që prej shumë vjetësh. Në këtë mënyrë, mendimi dhe meditimi të jep një kënaqësi të madhe."

Die Weltwoche

"Një libër i madh që mund të kapet me majat e gishtave dhe mund të mbyllet vetëm me admirim dhe entuziazëm. Një arritje e shkëlqyer, fjalë për fjalë, si dhe në kuptimin figurativ."

Die Zeit

"Doni të dini më shumë për Historinë e Filozofisë, por nuk ju pëlqen të studionit? Kjo duhet të jetë zgjidhja për ju! Në "Bota e Sofies" ju do të gjeni një roman interesant, i ndërthurur pothuajse pa shenja dallimi me Historinë e Filozofisë. Është e mundur diçka e tillë? Për Jostein Gaarder po. Ky mësues i mëparshëm filozofie, ka arritur sukses me këtë libër, i cili ka tërhequr edhe ata që zakonisht nuk janë të interesuar në Filozofi dhe, gjitashtu në njëfarë mënyre, të bëhet pjesë e bibliografisë të shumë kurseve studimi të filozofisë.

Unë ia rekomandoj këtë libër gjithkujt që është mjaft kurioz dhe dëshiron ta lexojë atë. Nuk kërkon shumë përpjekje: ju do të mësoni pa qenë të ndërgjegjshëm që ju do të bëni një gjë të tillë. Përsa i përket moshës së lexuesit, mendoj se "Bota e Sofies" mund të lexohet lehtësisht nga adoleshentët, por do të jetë apelues për të rriturit të cilët shijojnë leximin e një libri të mirë. Përfundimisht, unë besoj se këtë libër ia vlen ta blesh, ta lexosh e ta mbash. Nuk është i përkryer, megjithëse unë mendoj që subjekti i romanit mund të ishte më i mirë.

Sidoqoftë, nuk ka shumë gjëra të përkyera në këtë botë dhe fatkeqësisht ajo përfshin librat. Kështu, këshilla ime është: lexojeni atë! Ju do ta shijoni së tepërmi leximin e tij dhe ju do të pëlqeni ndryshimin e perspektivës që "Bota e Sofies" do t'ju sjellë."

Belen Alcat

Mbi autorin

Jostein Gaarder lindi në vitin 1952. Studioi filozofi, teologji dhe teori letërsi në Oslo. Për dhjetë vjet rresht ka qenë mësues në shkolla dhe institucione për arsimimin e të rriturve. Famën ndërkombëtare ai e arrit me romanin "Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi 40 gjuhë. Romanet dhe tregimet e tij për fëmijë dhe të rritur kanë gjetur një jehonë të madhe që prej disa vjetësh, si te lexuesi ashtu edhe te kritika. Ai është nderuar me shumë çmime letrare.

 

Detajet e librit
SKU000725

Referencat specifike

isbn
9789928186829
ean13
9789928186829
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Unë rrëfehem, Jaume Cabre

Një roman universal. Një vepër komplekse dhe njëherësh e rrjedhshme në lexim. Epiqendra është Barcelona e ditëve tona, por në shtjellat e këtij rrëfi mi, që zgjerohen e ngushtohen si në një frymëmbajtje të shqetësuar, zëri i protagonistit që rrëfen mëkatet e veta ndërthuret me zëra personazhesh nga epoka të tjera: me tmerret e Inkuzicionit apo të kampeve...
14,43 
More

Referenca: SKU001146

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendim në Delfi, Helen MacInnes

Kapërcen formën e zakonshme të romanit policor ... ndoshta do të duhet t'u ktheheni mjeshtërve të vjetër të ankthit për të krahasuar tensionin që vjen e rritet pa epur në këtë roman.
9,99 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Petali i gjatë i detit, Isabel Allende

Atje kanë fatin të priten me dashamirësi e bujari dhe shpejt arrijnë të integrohen, ta marrin sërish në dorë jetën e tyre dhe të ndihen pjesë e fatit të vendit, por vetëm deri në kohën e grushtit të shtetit që, në vitin 1973, rrëzoi presidentin Salvador Allende. Dhe kështu, edhe një herë të tjetër, do të gjenden në mërgim, kësaj here në Venezuelë.
15,54 
More

Botuesi: Buzuku

Përballë natyrës, John Updike

Natyra ka forcën hipnotizuese që mund të trembë. Ajo duhet të ndërsynohet, është afras rreth nesh dhe përbrenda. Kjo është rruga e poezisë. Në gjuhën angleze ekziston madje një lloj shkrimi, nature poetry, dhe një numër i poezive nga ky libër i takojnë këtij stili.
6,66 
More

Botuesi: Toena

Në vendlindje, Tahar Ben Jelloun

Muhameti ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun. Por, një ditë, ai do të përballet me daljen në pension të detyrueshëm...
6,66 
More

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Balta, Kristos Armando Gezos

28 vjeçari Aleksandër kthehet në Athinë pas një viti, me qëllim vetëvrasjen. Teksa rreket që të realizojë detajet e fundit të planit të tij, endet rrugëve të Athinës, duke u kalamendur mes së shkuarës dhe të tashmes asfiksuese, përballet me dobësitë vetjake dhe mjedisin e ashpër njerëzor përmes monologëve dëshpërues rreth vendit të tij në botën njerëzore.
8,88 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpirtra vetmitarë, Kent Haruf

I drejtpërdrejtë, shpeshherë i ashpër, me një humor të hollë që mbart të vërteta kokëforta. Ky roman mbyll karrierën e një shkrimtari elegant, të paepur dhe që kulmin e arriti në fund të saj.
11,10 
More

Botuesi: Te tjere

Tatuisti i Aushvicit, Heather Morris

Unë i bëra tatuazh numrin në krah, ajo bëri tatuazh emrin e saj në zemrën time... Ajo... priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej... ishte një vajzë aq e re! Ai... ishte tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por, papritmas ngriti sytë dhe pa atë... Ishte dashuri me shikim të parë.
13,32 
More

Referenca: SKU000726

Botuesi: Onufri

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.
7,77 
More

Botuesi: OMBRA GVG

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte...
7,77 
More

Botuesi: Dituria

Dashnori i Kinës së Veriut, Marguerite Duras

Një ngjarje unike letrare: M. Duras, pasi mëson për vdekjen e burrit që kishte qenë protagonist i romanit "Dashnori", gjashtë vjet më pas rishkruan historinë e dashurisë. Protagonistët janë po ata: burri kinez dhe pesëmbëdhjetëvjeçarja e bardhë. I njëjti sfond: Indokina e viteve tridhjetë, me pasditet e saj rraskapitëse, aroma e shiut dhe jaseminit.
8,88 
More

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.
8,88 
More

Botuesi: Aleph

Qielli i rremë, Julio Cortazar

Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen...
13,88 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000726

Botuesi: Onufri

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.
7,77 
More

Referenca: SKU000727

Botuesi: Onufri

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.
5,55 
More

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.
11,10 
More