• Banner

Jeta e fshehtë e shkrimtarëve, Guillaume Musso

Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika...

12,49 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeta e fshehtë e shkrimtarëve

Origjinali: La vie secrete des escrivains

Gjinia: Roman

Autori: Guillaume Musso

Shqipëroi: Nonda Varfi

Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

Viti: 2020

Fq. 316

Pesha: 0.400 kg

ISBN: 978-9928-00-392-8

Mbi librin

Në vitin 1999, pasi kishte botuar tre romane të shndërruara në kult, shkrimtari i njohur Natan Fawles njoftoi se nuk do të shkruajë më dhe tërhiqet në Bomont, një ishull i egër dhe sublim në brigjet e Mesdheut. Vjeshtë 2018, Fawles nuk ka dhënë asnjë intervistë të vetme për njëzet vjet.

Ndërsa romanet e tij vazhdojnë të rrëmbejnë lexuesit, Matilda Monej, një gazetare e re zvicerane, mbërrin në ishull, tepër e vendosur për të zbuluar sekretin e tij.

Të njëjtën ditë, trupi i një gruaje zbulohet në një plazh dhe ishulli mbyllet nga autoritetet. Pastaj fillon një përballje e rrezikshme midis Matildës dhe Natanit, ku përplasen të vërteta të fshehura dhe gënjeshtra të pranuara, ku preken rrëshqanthi dashuria dhe frika...

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928003928
ean13
9789928003928
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Turpi, Salman Rushdie

Omar Khajam Shakili ka tri mëma që ndajnë simptomat e shtatzënisë, siç kanë ndarë gjithçka tjetër në mënyrë të pandashme. Në gjashtë gjinjtë e tyre, Omari u paralajmërua ndaj gjithë ndjenjave dhe nuancave të turpit.

Çmimi 11,45 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Pafsh ëndrra të bukura, Massimo Gramellini

"Pafsh ëndrra të bukura" është historia e një sekreti të fshehur në një zarf për dyzet vjet. Historia e një fëmije dhe më pas e një të rrituri që do të mësojë të përballet me dhimbjen më të madhe, humbjen e mamasë, si dhe me përbindëshin më tinëzar: frikën për të jetuar.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Muza

Ngrohtësia e dëborës, Sabrina Grementieri

Dhe për Matiasin, fëmijën e lindur nga një marrëdhënie e shkurtër me Rikardon, Anxhelika është e gatshme të bëjë gjithçka. E ka rritur e vetme, pa thënë asgjë babait të fëmijës: e dinte që dy botët e tyre ajo, mësuese e përkohshme skish, ai, djalosh milanez nga familje e shkëlqyer - ishin të papajtueshme dhe se ai fëmijë nuk ishte fryt i dashurisë, por...

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Salla e ujqërve, Hilary Mantel

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kopshti nën dritën e hënës, Corina Bomann

Lili Kaizeri ka bërë paqe me jetën e saj vetmitare, por pa probleme, si vejushë, ama kur një i panjohur i çon një violinë në dyqanin e saj të antikave në qendër të Berlinit dhe i thotë se ajo i përket, jeta e saj do të ndryshojë rrjedhë. Pse duhet të trashëgojë një objekt aq të çmuar?

Çmimi 13,53 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Komploti kundër Amerikës, Philip Roth

Menjëherë pas fitores, Lindberghu negocion për një “mirëkuptim” të përzemërt me Adolf Hitlerin, ndërsa qeveria e re fillon një program të antisemitizmit njerëzor. Nga ky çast e tutje, Shtetet e Bashkuara ndalojnë së mbështeturi britanikët dhe francezët dhe, prapa neutralitetit në dukje, hyjnë në marrëveshje me Gjermaninë e Hitlerit.

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje

Referenca: 2600

Botuesi: Pegi

Akabadora, Nena e fundit, Michela Murgia

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përtej dimrit, Isabel Allende

I përhumbur, Riçardi i drejtohet fqinjës, të cilën e njeh shumë pak, Luçie Marazit, një grua e pjekur kiliane, por që ka kaluar një jetë të ndërlikuar. Luçia, Evelina dhe Riçardi, tre njerëz tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, gjenden të përfshirë në një thriller me pasoja të paparashikueshme. 

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Përshpirtja, Anne Enright

Nëntë fëmijët e klanit Hegarti mblidhen në Dublin për përshpirtjen e vëllait të tyre të pashtruar, Liamit. Nuk ishte pija ajo që solli vdekjen e tij – ndonëse edhe ajo nuk ishte pa ndikim. Në të vërtetë, ishte ajo çka i ndodhi në shtëpinë e gjyshes, kur ishte ende djalë i vogël.

Çmimi 7,81 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Banda e fëmijëve, Roberto Saviano

Dhjetë djelmosha me skutera kaluan si shigjetë në kah të kundërt të trafikut drejt sundimit të Napolit. Pesëmbëdhjetëvjeçarë me nofka lodracake - Marazhai, Peshku i Flashkët, Dhomçi, Lollipopi, Droni - këpucë firmato, familje normale dhe emrin e të dashurës tatuazh në lëkurë. Adoleshentë që s'kanë të ardhme dhe as që e besojnë atë.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Në vetën e parë njëjës, Haruki Murakami

 Me një zë të thellë, majmuni i beson bindjes dhe egos së tij se po vjedh emrat e grave me të cilat bie në dashuri. Këto tregime janë rrëfenja në kufijtë e historive të vërteta, të mbushura me po aq mister sa fantazi. Një prozë gjeniale që të grish ta lexosh e lexosh, sërish.

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)