Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson
  • Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson

Shkojmë grabisim kuaj, Per Petterson

Aleph

Ngjarjet që pasuan , vdekja aksidentale e një fëmije, ndjenja e fajit të shokut më të mirë dhe zhdukja e tij e papritur, vendimi i babait  që ta braktisë familjen për një grua tjetër, të gjitha këto do t’a trondisin përgjithmonë jetën e Trondit.

900 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shkojmë grabisim kuaj

Gjinia: Roman

Autori: Per Petterson

Shqipëroi: Durim Taçi

Shtëpia botuese: Aleph

Viti: 2020

Fq. 192

Pesha: 0.306 kg

ISBN: 978-9928-323-06-4

Mbi librin

Në vitin 1948, atëkohë pesëmbëdhjetë vjeçar, Trondi e kaloi verën në fshat me babanë. Ngjarjet që pasuan , vdekja aksidentale e një fëmije, ndjenja e fajit të shokut më të mirë dhe zhdukja e tij e papritur, vendimi i babait  që ta braktisë familjen për një grua tjetër, të gjitha këto do t’a trondisin përgjithmonë jetën e Trondit.

Aventura e një mëngjesi të hershëm për të vjedhur kuaj, do ta lërë atë të plagosur dhe të çuditur nga tronditja që pëson shoku i tij John. Kjo tragjedi do të ndikojë marrdhëniet e dy familjeve që me kohë do të shkëputen nga njëra tjetra. 

Tashmë 67 vjeçar dhe pas vdekjes së gruas, Trondi ka shkuar në një pjesë të veçuar të Norvegjisë, për të jetuar në vetminë e dëshiruar. Por rasti e do që ai të ndeshet me një karakter nga vera fatale e vitit 1948 dhe kujtimet e dhimbshme do të rikthehen sërisht fuqishëm dhe do t’ia shtojnë bindjen edhe më Trondit për vendimin, ta jetojë në vetmi të plotë jetën që i ka mbetur.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928323064
ean13
9789928323064
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja e pilotit, Anita Shreve

Doli nga rruga kryesore, sipas udhëzimeve që i kishin dhënë dhe eci drejt pikës më veriperëndimore të Irlandës. Çuditërisht aty rruga ishte edhe më e ngushtë, pothuaj aq sa rrugica e makinave përpara shtëpisë së saj. Po si kishte mundësi që nuk i kishte shkuar asnjëherë mendja tek ndonjë lidhje e mundshme, pyeste veten.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Vendi im i imagjinuar, Isabel Allende

Ashtu si personazhet e disa romanëve të saj të paharrueshëm, Isabel Allende, e shenjuar nga një ndjenjë e dhimbshme mërgimi, kthehet me kujtime te rrënjët e saj, te një vend tashmë "i imagjinuar" dhe i zbehtë për shkak të largësisë së madhe, traumat e grushtit të shtetit, familja në diasporë, odiseja e saj e thurur me pasione, drama e suksese.
800 Lekë
More

Referenca: K1R3P3

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e letrës, Guillaume Musso

I mbërthyer në krizën e frymëzimit, fillikat dhe pa një dysh në xhep shkrimtari Tom Bojd nuk po arrinte ta fuste në hulli të mbarë romanin e tij të fundit. Ndihej si i zënë në çark, një kurth që rrezikonte ta shkatërronte.
1 200 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Bija plëngprishëse, Jeffrey Archer

E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rrënoja të bukura, Jess Walter

Ashtu si deti Mesdhe, në ujërat e të cilit përkunden e tallaziten ëndrrat e fatet e këtij romani, Rrënoja të bukura është sa ndjellës dhe i ngrohtë, aq edhe befasues dhe fundosës. 
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fenix

Kilometri 101, Maxim Osipov

Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve.  Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 
1 000 Lekë
More

Referenca: 2422

Botuesi: Skanderbeg Books

Ankimi i Portnoit, Philip Roth

Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet përballë psikoanalistit të tij për çfarë ka ngjarë me seksin, epshin, obsesionin, joshjen, lojërat dhe vuajtjet e tij seksuale. Në të vërtetë rrëfimi i tij është një monolog i gjatë i një djaloshi të varësuar plotësisht nga seksi, të diktuar nga epshi dhe kureshtja ndaj nënës
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Valsi i lamtumirës, Milan Kundera

Nga njëra anë gruaja e bukur, xheloze e Klimës, e bindur se të gjitha gratë janë të destinuara të tradhtohen dhe që do ta nuhasë edhe këtë tradhti të re; djaloshi, i dashuri i infermieres, po aq xheloz; një gjinekolog fanatik që kuron gratë shterpa, por është gati të ndihmojë infermieren të dështojë; një pasanik amerikan, Don Zhuan dhe shenjtor; dhe një i...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Grataçela, Tahsin Yucel

Ngjarjet e romanit fillojnë në mëngjesin e 17 shkurtit 2073 dhe personazhi kryesor i tij, Xhan Tezxhani, është ndër avokatët më të famshëm dhe më të rëndësishëm të Turqisë.
600 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Dora tjetër, Chris Cleave

Ky është rrëfimi me dy zëra i një drame personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ky roman lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së emigrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Fantazitë e një burri, Anatoli Toss

"Fantazitë e një burri" është libri nga i cili mund të mësoni si të dashuroni në mënyrë parimisht të re. Si të zbuloni te vetja cilësi për praninë e të cilave as që ju ka vajtur në mendje ndonjëherë, por që e ndryshojnë katërcipërisht përfytyrimin e dashurisë si "ndjenjë" dhe si "proces".
800 Lekë
More