Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke
  • Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Një brengë përtej ëndrrave, Peter Handke

Dituria

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar

700 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Një brengë përtej ëndrrave

Origjinali: Wunschloses Ungluck

Gjinia: Roman

Autori: Peter Handke

Shqipëroi: Elda Ymeri Foller

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2020

Fq. 96

Pesha: 0.170 kg 

ISBN: 978-9928-292-51-3

Mbi librin

Në numrin e së dielës së Volkszeitung, një gazetë e Kärntnerit, në rubrikën të ndryshme shkruhej: “Në të gdhirë të së shtunës, një shtëpiake pesëdhjetenjëvjeçare nga A. (komunë e G-së) vrau veten, pas marrjes së një doze të tepërt ilaçesh gjumi”.

Fillon kështu përballja e jashtëzakonshme e Peter Handkes me vdekjen e së ëmës. Në një përpjekje të dhimbshme dhe të guximshme për t’u marrë me tmerrin gati të padurueshëm të vetëvrasjes, ai zë e bashkon ngjarjet e jetës së saj. Çka del është portreti i dashur i një gruaje të pikëlluar. Një gruaje të padukshme. Që e jeton jetën në vitet e nazizmit në Austri, në Luftën e Dytë Botërore dhe deri te Europa e frikur e pasluftës.

Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar. Buzëqeshja e humbur rilind si një ngërdheshje, ëndrrat e së ardhmes rrëgjohen e kthehen në përralla të së kaluarës. Në fund të një jete banale dhe të kursyer në ndjenja, në përpjekje për të ruajtur dukjen, kjo grua shpall papajtueshmërinë me botën dhe vendos të vetëvritet. Është vetëm pesëdhjetë e një vjeç.

Përballë kësaj vetëvrasjeje - lajmin e mëson nga gazetat - shkrimtari austriak asokohe i ri në moshë, ndien nevojën të kompensojë me fjalë atë jetë të pajetuar. E bën këtë duke iu drejtuar rrëfimit, si gjithmonë. Por kësaj here nuk ia del t’i shohë gjërat nga larg, sepse rrëfimi për nënën flet për një jetë të prerë në mes nga një epilog tragjik, i vullnetshëm.

Fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë, 2019.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928292513
ean13
9789928292513
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000835

Botuesi: Papirus

Dervishi dhe Vdekja, Mesa Selimovic

Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij.
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Kohë pas kohe, Lisa Grounwald

Nora Lensing do të kishte energji të mjaftueshme për dy jetë normale, por ajo nuk kishte mbaruar punë akoma me këtë që kishte tani. Ajo do të qëndronte aq kohë sa të donte dhe kur të largohej, nuk do të ishte një ditë e çfarëdoshme apo aksidentale, për t’u mbyllur përgjithmonë në mugëtirën gri. Kur të largohej, do të ishte në një perëndim fatal të...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botart

Mos mbill urrejtje, Angie Thomas

Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

ZeroZeroZero, Roberto Saviano

Të shkruash për kokainën është si të jesh përdorues. Kërkon gjithnjë e më shumë informacione, dhe ato që mund të gjesh nuk të ngopin, e nuk mund të veprosh ndryshe. Je "i varur".
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Nusja e re, Alessandro Baricco

Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile.
800 Lekë
More

Botuesi: Living

Lajla, Colleen Hoover

Shumë shpejt, Lidsi kupton se duhet të bëjë një zgjedhje, sepse nuk mund t’i ndihmojë të dyja, por, nëse bën zgjedhjen e gabuar, mund të jetë e tmerrshme për të gjithë ata.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pema

Pa u ftohur kafeja, Toshikazu Kawaguchi

Nëpërmjet romanit Pa u ftohur kafeja do të njiheni me katër vizitorë, të cilët shpresojnë që të përdorin ofertën e udhëtimit në të shkuarën; dikush që të përballet me të dashurin që e ka braktisur, një tjetër për të marrë një letër nga bashkëshorti të cilit po i ikën kujtesa; e një tjetër, për të parë për herë të fundit motrën dhe për t'u takuar me bijën...
900 Lekë
More

Botuesi: Morava

E shoqja e tigrit, Tea Obreht

Në një vend ballkanik, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes - që ndodhi së fundmi - të aq të dashurit gjysh të saj. Teksa kërkon gjurmët, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të vetë gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot.
800 Lekë
More

Referenca: 2646

Botuesi: Botimet Dudaj

Regetimat e drites se mengjesit, Fabio Volo

Elena nuk është e kënaqur me jetën e saj. Martesa tërhiqet zvarrë, pa pasion dhe pa asgjë të re. Tashmë i shoqi i është bërë si vëlla. ("Nuk jetojmë bashkë, bashkë ne vrasim kohën. Menduam si budallenj se dy fatkeqësi të bashkuara mund t'i jepnin jetë një lumturie.")
950 Lekë
More

Referenca: SKU001152

Botuesi: Bota Shqiptare

Iluminatët, Henry Makow

Qëllimi i iluminatëve është të degradojnë e të skllavërojnë njerëzimin mendërisht dhe shpirtërisht, nëse jo fizikisht. Influenca e këtij grupi është si një kancer që shtrihet në të gjithë shoqërinë. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Toena

Vetëm dëgjo, Sarah Dessen

Megjithatë, në jetën e vërtetë, Anabela është vajza që nuk ka asgjë; asnjë shoqe të ngushtë, që kur miqësia me Sofinë e ligë, por tërheqëse, përfundoi me përhapjen e thashethemeve keqdashëse. Ajo nuk gjen paqe as në shtëpi, ku familja është e merakosur për anoreksinë e motrës më të madhe. Ajo nuk është as e zonja të flasë me ndokënd për atë që e shqetëson.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Danub, Claudio Magris

Peizazhe, humor, takime e reflektime të një udhëtari sternian, që rrugëton me përkushtim e dëshirë përgjatë lumit të vjetër, që nga burimet e tij e deri në Detin e Zi, duke risjellë njëherësh në kujtesë vetë jetën dhe stinët e kulturës bashkëkohore, faktet e njohura dhe brengat e saj.
1 150 Lekë
More