Juta Hajm, një grua e panjohur në Berlin, Immanuel Mifsud
  • Juta Hajm, një grua e panjohur në Berlin, Immanuel Mifsud

Juta Hajm, një grua e panjohur në Berlin, Immanuel Mifsud

OMBRA GVG

I ulur në kafen “Mokaba”, ai vështron rreth e qark duke përthithur zbrazëtirën e sheshit. Ndonëse është mars, vazhdon të ndjehet dimri. Ushtarë me uniforma të gjelbra ecin lart e poshtë, duke ndaluar para shatërvanit, ku disa njerëz diç lexojnë, me shikimin tre¬tur larg në horizont duke lëshuar shtëllun nga avulli. 

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Juta Hajm, një grua e panjohur në Berlin 

Origjinali: Juta Heim

Gjinia: Roman

Autori:Immanuel Mifsud

Shqipëroi: Evisa Ivanaj

Shtëpia botuese: Ombra GVG

Viti: 2020

Fq. 204

Pesha: 0.274 kg

ISBN: 978-9928-06-260-4

Fragment nga libri 

I ulur në kafen “Mokaba”, ai vështron rreth e qark duke përthithur zbrazëtirën e sheshit. Ndonëse është mars, vazhdon të ndjehet dimri. Ushtarë me uniforma të gjelbra ecin lart e poshtë, duke ndaluar para shatërvanit, ku disa njerëz diç lexojnë, me shikimin tre¬tur larg në horizont duke lëshuar shtëllun nga avulli. Nga Centrum Warenhaus njëra pas tjetrës dalin gra me çanta në sup, dhe ushtarët i studiojnë me kujdes kur ecin derisa hijet e tyre zhduken tërësisht. Erik Kseri nxjerr portofolin për të kontrolluar sa para ka dhe mendon se me ato mund të poro¬siste shumë më tepër nga çfarë ofronte menuja. Gruaja e re me flokë të verdhë, i afrohet dhe e pyet nëse do të merrte diçka.

- Një lëng portokalli dhe një gotë ujë.

Sytë e saj ngjajnë me dy statuja të brakti¬sura në një vend të hapur, të njëjtin vësh¬trim e kishte hasur poshtë në metro para se ta gjente veten në shesh... Edhe në pikën e kontrollit “Çarli”, ai kishte vënë re të njëjtin shikim në sytë e ushtarëve që i kishin kon¬trolluar pasaportën. Edhe atje qielli ishte gri dhe heshtja e rëndë.

- Në çfarë ore del nga puna?

Sytë e saj u zhytën në mendime ndërsa ai buzëqeshi me ëmbëlsi.

Mbi autorin

IMMANUEL MIFSUD, poet dhe shkrimtar, ka lindur në Maltë në vitin 1967. Mifsud është diplomuar në Universitetin e Maltës. Është doktor për Letërsinë dhe Teatrin Bashkëkohor dhe ligjërues në Universitetin Shtetëror të Maltës. Është fitues i shumë çmimeve të rëndësishme letrare:

2002 – Çmimi i Madh Kombëtar i Maltës për prozën më të mirë.

2002, 2015 – Çmimi i Madh Kombëtar i Maltës për poezinë më të mirë

2002, 2015 – Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë 2011 -...Veprat e Immanuel Mifsudit janë përkthyer dhe botuar në shumë gjuhë të botës.

Immanuel Mifsud është i vetëdijshëm mbi subjektet e veprave të tij, prandaj është vazhdimisht në kërkim të ideve dhe formave të reja të shprehjes. Prozat dhe poezitë e tij janë tërheqëse sepse në më të shumtën e krijimtarisë ai trajton problemet e bashkëkohësisë. Sipas Mifsudit roli i shkrimtarit nuk mund të jetë pozicioni soditës, vepra e tij nuk mund të konsiderohet vetëm për kënaqësitë estetike. Në të gjitha librat emeton me¬sazhe sociale edhe pse nuk është shkrimtar i angazhuar. Mungesën e ndikimit të letërsisë nga politika, ia dedikon ekskluzivisht babait.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928062604
ean13
9789928062604
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Peizazhe të pikturuara me çaj, Milorad Pavic

Libri është një sfidë për një lexim të pazakontë, pasi e jashtëzakonshme është historia e vendit të përshkruar që nuk ekziston më. Libri na ngërthen në një histori ballkanike për jetën e njerëzve të kryqëzuar në mes të së shkuarës që ata nuk mund ta zotërojnë dhe "titizmit", që ata nuk mund t'i shpëtojnë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000928

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Thertorja Pesë, Kurt Vonnegut

Romani "Thertorja Pesë", i autorit amerikan Kurt Vonegut, e thënë  varfër, na rrëfen historinë e Bill Pelegrinit.  Historia nis nga pjesa e fundit e Luftës së Dytë Botërore, ku Pelegrini zihet rob diku midis Luksemburgut dhe Gjermanisë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
800 Lekë
More

Botuesi: Albas

Humnera, Darko Tusevljakovic

Romani “Humnera” është një rrëfim rreth shpërbërjes së një familjeje, një simbolikë e humnerës shpirtërore që shoqëron ngado qenien njerëzore. Në pjesën e parë, në qendër të rrëfimit vendoset një ushtarak që vuan nga çrregullimi i stresit posttraumatik.
750 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

City, Alessandro Baricco

Ka makina, telefona, autobusë, madje edhe një televizor, e në njëfarë pike shfaqet dhe një zotëri që shet një rulotë. Nuk ka kompjuter, po do t'i vijë dita dhe atij. Pastaj edhe jam çlodhur nga mundimi duke vizatuar nja dy lagje të City që të kthejnë pas në kohë. Te njëra rrëfehet një histori boksi, në kohën e radios. Te tjetra kemi western.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Vera kur ime më i kishte sytë jeshilë, Tatiana Ţîbuleac (E-Book)

Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
560 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Fundamentalist pa dashje, Mohsin Hamid

Pakistanezi Çengez po përjeton ëndrrën amerikane të çdo emigranti. Pasi mbaron me rezultate të shkëlqyera nën Universitetin e Prinstonit, ai fillon menjëherë punë në një firmë elitare. I magjepsur nga Nju Jorku dhe nga historia e tij romantike me një bukuroshe elegante e pasanike, ai pothuajse po prek me dorën hyrjen në elitën e Manhatanit.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
700 Lekë
More

Botuesi: Morava

Gruaja e doktorit, Daniel Hurst

Burri im është mjek. Ai është i zgjuar, simpatik dhe të gjithë i besojnë atij. Përveç meje. Në sipërfaqe, duket sikur i kam të gjitha – martesën e përsosur, burrin që dua, jetën harmonika. Por, është larg nga e vërteta.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Aleph

Historia e bletëve, Maja Lunde

“Historia e bletëve” është një roman epik për zhdukjen e bletëve. Në këtë vepër ndërthuren tri histori të vendosura përkatësisht në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Të gjithë njerëzit e mi, Zuvdija Hodzic

Meqë vepra jetësore është diçka që teoria e letërsisë dhe kritika duhet ta ndjekë dhe ta studiojë, atëherë mund të themi se kur është fjala për "Të gjithë njerëzit e mi", linja e re e romanit në letërsinë sllavo - jugore është e hapur (ose e rrumbu- llakuar). Linja e romanit që i kthen lirinë shkrimtarit në krijimin e formave të reja. 
1 000 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Trilogjia e Binjakëve, Agota Kristof

Kini mendjen, ja një gjeni. Gjni i shkrimit, gjeni edhe i dozimit, me një përpjesëtim të drejtë humori të zi e dhembshurie. Është një përrallë. Por një përrallë aq e guximshme saqë mbetesh i ngurosur nga habia.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Akustikë e përkryer, Daria Bignardi

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë "i pëlqejnë dashuritë fatkeqe". Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur.
700 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Rrethi i Princeshës Sulltana, Jean Sasson

Sulltana ishte ndryshe nga çdo anëtar i familjes mbretërore që kisha takuar. Ajo ishte e re dhe e bukur. Flokët e zinj i binin mbi supe dhe sytë i shkëlqenin nga kurioziteti. Buzët i çeleshin vazhdimisht nga të qeshurat e çlirëta. Me veshjet e kushtueshme, e stolisur me bizhuteri që të tërhiqnin menjëherë syrin, Sulltana merrte vëmendjen e çdo personi...
1 000 Lekë
More